Forumi Horizont | Gjithsej 92 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)
Ehhhhhhh cfare pyetjesh. Nuk i kane dhene dot pergjigje shkencetaret e gjithe botes.
Se pari nuk ekziston nje menyre qe te matet dashuria, prandaj nuk mund te thuhet me pak apo me shume. Ne fakt nuk ekziston asnje perkufizim i dashurise qe te dinim per cfare flasim. Ja pse ne cdo mesazh te kesaj teme nuk do kemi sigurine se po flasim per te njejten gje.
Thuhet shpesh se ne dashuri fiton me i forti, dmth ai qe dashuron me pak. Atehere detyrimisht dashurise i bashkangjitet sensi i vuajtjes, pra dashuron me shume kush vuan me shume.
Megjithate me pelqen kjo teme. Le te mundohemi ti japim pergjigje ne menyren tone profesionale ose eksperenciale.
Sipas Frojdit (nese gabohem me korrigjoni) dashuria eshte nje shprehje e terheqjes seksuale. Renia ne dashuri eshte shprehje e pulsioneve te caktuara qe burojne nga deshira primitive per seks.
Shume prej jush nuk do ishin dakort me kete (perfshire mua) duke qene se pasi mbaron seksi mbetet dicka mes ciftit qe lidh dy personat. Atehere cfare eshte dashuria? Sipas meje terheqja seksuale eshte nje faktor i rendesishem. Shembull i kesaj jane personat qe bien ne dashuri per here te pare ne moshen 18-19 vjec per ti dhene aq shume rendesi ketij raporti saqe duan te martohen (pasi provojne seksin me personin qe dashurojne)... dhe martohen.
Sidomos vajzat ndodh te bien ne dashuri me djalin e pare me te cilin bejne dashuri (pershtypje imja qe mund ta konfermojne postueset e ardhshme).
Pervec ketyre mendimeve racionale mund ti referohemi personazheve boterore qe kush me shume e kush me pak kane thene batuten e tyre per dashurine. Gjejme te verteta plot ne theniet e tyre, por kurre nuk arrijme te gjejme te verteten e Madhe mbi dashurine. Ajo qe thashe me lart, mbi mos-perkufizimin e dashurise, nuk eshte nje meditim imi. Te jeni te sigurte se gjithe bota do ishte shume e kenaqur sikur psikologjia te zbulonte menyren per te matur dashurine. Per me teper do jepeshin viza per motive dashurie ne kete bote paradoksale ku dashurite zgjasin me shume prej kufijve burokratike, e ne fund vaniten e vdesin prej tyre pa u realizuar kurre.
Gjithsej 92 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.