Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)
Dobite shendetsore qe sjell agjerimi i muajit te Ramazanit
Shumica e muslimaneve nuk agjerojne per shkak te dobive shendetesore qe sjell agjerimi por sepse Allahu xh.sh. i ka urdheruar ata Kuranin fisnik ku thote:” Agjerimi ne te vertete sjell shume dobi shendetesore”Agjerimi ne pergjithesi eshte perdorur ne mjekesi si nje mjet per sherimin e disa anomalive si psh ; pakesimi i levizjes se sistemit tretes dhe parandalimin e diarese, si dhe per konsumimin e yndyrnave te teperta ne trupin e njeriut. Mirepo agjerimi total ose sic quhet ndryshe “ dieta derrmuese” paraqet shume efekte anesore ne shendetin e njeriut. Agjerimi sipas tradites Islame ndryshon nga kjo lloj diete, sepse gjate agjerimit te Ramazanit nuk kemi te bejme me nje diete te varfer apo me kalori te pamjaftueshme te marra nga ky ushqim. Kalorite e marra nga nje musliman gjate agjerimit te Ramazanit jane ne nivelin normal te keshilluar ose shume pak me poshte ketij niveli. Permendim ketu se agjerimi i Ramazanit behet vullnetarisht dhe jo me keshillen apo recomandimin e mjekut.Ramazani eshte nje muaj trajnimi per organizmin e njeriut dhe nese ky trajnim do te ishte i vazhdueshem per nje kohe me te gjate se kaq , ai do te kishte nje efekt te shkelqyer ne shendetin e njeriut gjate gjithe jetes se tij. Per me teper themi qe lloji i ushqimit qe merret nga organizmi gjate Ramazanit nuk ka ndonje kriter te vecante ne perberjen e tij sic ndodh ne rastet kur dikush merr nje diete qe permban vetem proteina apo fruta, por cdo gje merret nga organizmi ne sasi mesatare.Efektet fiziologjike te agjerimit perfshijne: normalizimin nivelit te sheqerit ne gjak, uljen e kolesterolit dhe uljen e tensionit sistolik te gjakut. Ne fakt, agjerimi i Ramazanit eshte nje rekomandim ideal per mjekimin njerit nga llojet e diabetit, mbipeshes dhe hipertensionit. Me 1994, ne Kongresin e Pare Nderkombetar me teme “Shendeti dhe Ramazani” te mbajtur ne Kazablanka, u paraqiten rreth 50 kerkime shkencore ne kete fushe nga te gjitha anet e botes, nga studiues muslimane dhe jo muslimane te cilet kishin bere kerkime ne rolin dhe ndikimin e agjerimit tek shendeti i njeriut. Ne kete takim u arrit konkluzioni se agjerimi permiresonte shume raste semundjesh. Gjithashtu agjerimi ka edhe efektet e tij psikologjike. Eshte gjetur ata qe agjerojne muajin e Ramazanit jane te qete dhe jo nervoze. Ne shoqerite islame gjate muajit te Ramazanit armiqesite jane ne minimum dhe numri i krimeve ulet ndjeshem. Ndikim te madh ne kete kane keshillat e profetit Muhamed a.s ne njeren prej te cilave thuhet:” ..dhe nese dikush te shan apo te ofendon , thuaji: une agjeroj!” Ky permiresim psikologjik mund te kete lidhje edhe me stabilizimin e glukozes ne gjak sepse ulja e nivelit te glukozes pas ngrenies shkakton ndryshime ne sjelljen e njeriut.Nje dobi mjaft te madhe per shendetin ka edhe falja qe kryhet gjate nates Kjo gje, jo vetem qe ndihmon ne tretjen dhe thithjen e ushqimit nga organizmi por ndihmon gjithashtu edhe ne jashteqitjen me te lehte te ushqimit te panevojshem nga ky organizem si dhe ne harxhimin e kalorive te teperta. Gjithashtu, edhe pse muslimani nuk e shikon faljen si nje ushtrim gjimnastikor, falja e namazit eshte nje nga format me te mira te stervitjes dhe mbajtjes se trupit ne forme e ne vecanti kyceve. Ne menyre te ngjashme edhe leximi i Kuranit, jo vetem qe e qeteson zemren dhe shpirtin por permireson edhe kujtesen e njeriut.
Gjithsej 124 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.