Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Perse Ka Gjithmone Kontradita Midis Gjinise Femerore?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6824)
Kjo eshte nje nga shume temat e cuditshme qe lexoj ketej, por aspak surprize.
Se pari: Nuk eshte lene shume vend per diskutim, per te mos thene aspak, sepse nuk eshte perqendruar diskutimi tek larmia qe e karakterizon cdo lloj topiku diskutimi, ndryshe skemi pse e hedhim ne diskutim.
Se dyti: Eshte marre nje fakt i mireqene se femrat brenda gjinise se tyre jane xheloze. Ndaj edhe si rrezultat, ne nje sondash me kaq shume opsione perzgjedhjeje te gjitha i biejne fyellit po ne nje vrime.
Te hapesh nje teme ne kete forum, aq me teper nje sondash, do te thote qe ti nuk i drejtohesh vetes tende, por sigurisht je e hapur per mendimet e te gjitheve. Kendveshtrimet tona jane shume te ndryshme ndaj edhe konkluzionet dhe hipotezat e secilit jane relative.
Te thuash se ekziston xhelozi brenda gjinise femerore, do te thote ti vesh kapak, dhe xhelozia, ta zbutesh sa te duash, eshte perseri e shemtuar, aq me teper keshtu si e shpalos ti ne kete sondazh. Fantazi per piano dhe orkester
Mua me duket se paske patur fatkeqesine te ndertosh mardhenie vetem me njerez qe edhe ti kerkosh ske si i ben bashke kaq negative. Ose vec te jesh nje person qe i nis vleresimet nga nje kendveshtrim negativ e detyrimisht te tilla do te jene edhe rezultatet.
Per te qene realiste, xhelozine e hasim te gjithe, dhe meqe jemi ne kete teme per femrat, them qe hasim edhe mes femrave. Ashtu sikurse po te hapnit nje teme per meshkuj, do thoja ekziston edhe xhelozia mes meshkujve. (sidomos kur ju duket se shoku i tij, po ka me teper sukses me femrat ) Ka raste kur na shohin edhe i shohim si rivale njerez te caktuar prej atyre qe na rrethojne. Por mendoj se masa eshte e atille qe mund te ndodh ne proporcion te njejte me ate te ''midis meshkujve'' apo edhe ''midis mashkullit - femres''.
Pra, thjeshte xhelozia i perket natyres njerezore
Por ajo qe me habit me teper, eshte se femrat hapin dita dites tema surprize duke cuar poshte e me poshte cilesite, vlerat e tyre. Ose ka te beje me modestine e tyre me kile, ose thjshte snjohin veten.
Nuk eshte pa vend te mendosh se problemi me i madh vjen nga mosndergjegjesimi i vete femrave e pastaj i meshkujve per ate qe jane femrat ne shoqeri.
c ya
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.