Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Satire qe te ben te reflektosh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7112)
QENGJI I URTE PI DY TENDERA
Tenderologet tane, thone se eshte nje lloj shiringe qe thith gjak, djerse, para dhe leshon ajer me mikrobe. Thithsi i gjakut dhe parave nginjet deri ne vetmallkim dhe plasje(si lopa kur ha jonxhe), ndersa trupi qe merr ajer, mbetet boshe nga cdo nerv rebelus. Prandaj, populli tenderdhuruse ngrihet gjithe gezim diten e votimit, per te zgjedhur tenderfituesit. Urtesia e popullit ka shkelqyer edhe ne urtesine e tenderve. Keshtu ndodh gjithnje. Kur tenderohet politika, urtesohet populli.
Rruga e historise, cahet me tender ne dore.
Armikut dhe eres, ktheji tenderin.
Burri matet me tender, jo me zemer.
Sa te rrosh, tendera do te fitosh.
Dhi e zgjebosur, tendera perpjet
Tenderi fitohet, nuk dhurohet
Tenderi i rende ne vendin e vet
Ai stan, ate tender ka.
Besa e shqipetarit, si tenderi i arit.
Me mire dhjet tendera sot, se nje tender mot.
Atdheu eshte vendi ku fitoj tendera.
Qengji i urte, pi dy tendera.
Cdo popullka tenderin qe meriton.
Memedhe quhet toka, ku me ka rene tenderi.
Trimi i mire, me tendera shume.
Sipas kokes, tenderin
Duaje atdhene, si politikani tenderat.
Qente le te lehin , tenderat te shkojne perpara.
Tenderat nga populli dalin, dhe te populli shkojne
......................................................................................LUAN LAZE
Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.