Forumi Horizont | Gjithsej 128 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
Re: Kanceri
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Ne qielli pishat
prape grisn enderrat
dhe shelgjet prape
zgjaten krahet nen shi
dhe floket e gjate i shkulen dhimbjet
perseri perseri..
Koridoret e erret me priten ne heshtje
pllakat i ndjejne hapat bute mbi shpine
mes qindra hapash mes mijera hapash
njohen te mite
Erdhe prape ? Te prisnim
Batanijet gri , kartelat , xhamat
rrugicat shtruar me asfalt
globet e bardhe e sallat e medha
shiringet, aget
Erdhe? Te pritem gjate.
Nje njolle e vogel
per ti keputur enderrat ne mes
per ta bere mamane te cmendet
dhe te ike prej meje e trembur
Nje njolle vogel
per te humbur cdo shprese..
per ti lene te gjitha te gjitha
E perse mister i shekullit
nga thellesia kohrash valle erdhe gjer tek ne
Nje njolle vogel metastaze
cfjale dhimbje cfjale e frikshme
sa pa kuptim te te kthej ne hic
sa pa kuptim ti lesh te gjitha
e perbindshme
Po une do te jetoj
pishat ne re
qielli,shelgjet te gjithe me thone
si do ikesh nga ne,
pse do ikesh nga ne
po une do te jetoj
Zeri i nenes,ajo qan
Alo: alo: sflet dot :Alo degjon
jam nena jote
Babai ne letrat e gjata plot mall..
po une do te jetoj
Jam i ri
po ceshte jeta
As per ti then po dashurise nuk mjafton
dhe ajo kerkon dhe ajo pret
si ta quash jete kete
E di kancer i zi
qendron i zi ne lotet e mi
doktor pse ma fsheh nuk kam frike
e di doktor e di
po une duroj
se dhimbjen e kam njohur qe ne femijeri
por une do te jetoj me shpirtin tim
afer Zotit me dashuri
ne jeten e cila nuk ka vuatje
ne jeten kur cdo dhimbje
eshte larguar tutje
O Zot forcoji zemrat prinderve te mi
ata me rriten ne femijeri
qan nena me lotet e saj
dhe babai i djek faqet me vaj
Mos u merzisni o prinder te mi
Une me ju do jem ne amshim
ne lendinat e jetes se bukur pa kthim
Atje ku Zoti do na jape dashuri
Lotojne syte e zemra preket
nena e gjore si hiri tretet
babi nis e vajton
per djalin qe me mall e kujton.
jam ketu prane jush mos me harroni
dhimbjen nga zemra gjithmone largoni
do vi nje dite dhe do takohemi
prane jush o prinder do qendroj,
dhe lotet derdhen si burim dhimbjesh
qajne zemrat dhe shpirtat
Por asnjeher shpresen se humben
se djalin e tyre nje dite do takojne
lot lot..............
Gjithsej 128 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.