Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Mjekësisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=334)
-- si mund ta ndihmoj? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8702)


Postuar nga NS-6 datë 12 Korrik 2005 - 14:22:

nervi shjatik

capkene te me falesh per vonesen ne pergjigje por ta them te drejten kete rast qe po me thua ti nuk e kisha hasur ndonjehere.ajo qe thua ti ka te beje me nervin iskiatik qe eshte nervi me i madh i trupit tone dhe qe inervon gjymtyret e poshtme.ka nje pike nisje shume te gjere dhe formohet nga bashkimi i shume nervave te shpines kurrizore(nervi 4,5 lombar si dhe nervat 1,2,3 sakral.keto bashkohen dhe japin nervin iskiatik.
duke pasur parasyh kete gje mund te them qe nje dhimbje e forte e nervit iskiatik mund te vije nga nje ernia diskore.dmth qe njera nga kerrcet qe ndajne 2 vertebrat(shif ate qe eshte shkruar disc ne figure) mund te levize duke ushtruar nje presion mbi nervat nga ka origjine nervi iskiatik dhe kjo te kthehet ne nje dhimbje te forte ne shtyllen kurrizore dhe normalisht qe do te ndikoje edhe ne zonat qe inervon ky nerv(zakonisht do ndihet me shume kur personi kerkon te beje nje sforco te tepert qe ne kete rast i bie te ece).ernian diskore e gjen fare mire rezonanca magnetike(qe tregon zonen ku ndodh kjo gje) ose dhe tomografia e kompjuterizuar(qe tregon shkallen e shtypjes nga ana e kerrcit).per sa i perket terapise me aq sa di une(nese kjo gje vertetohet)eshte nerhyrja kirurgjikale qe rregullon diskun qe mund te kete levizur...ilacet kane si efekt vetem uljen e dhimbjes por sapo kalon efekti i tyre dhimbjet kthehen prap sepse nuk eshte hequr shkaku kryesor...
me thuaj nese nena jote ka bere ndonje nga ato analizat qe kam thene me siper apo jo.

p.s:te dhenat qe jane ketu jane per qellime informimi dhe nuk duhet te merren si terapi pa konsultimin e mjekut

une per momentin shkak tjeter nuk di dhe do me duhet te kerkoj...si do qofte pyes njehere a e ka pasur kete gje apo jo...
edhe nje here me fal per vonesen ne pergjgje dhe shpresoj qe nena jote te behet mire se shpejti.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.