Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- *Literary rainbow* (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=324)
-- The Albanians Never Croak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9559)


Postuar nga jimmy84 datë 28 Shtator 2005 - 16:17:

Dhe ku qendronte "bukuria" apo "interesantja" e ketij pseudo-libri.

Jam dakort qe mentaliteti shqiptar nuk eshte ai me i miri, por kjo na qenka menyra me e mire per ta paraqitur dhe per ta luftuar? Pse kjo "shqiptarka" ne "servirka" kete menyre te paraqituri kaq te ekzagjeruar dhe kaq te hiperbolizuar? Mos valle eshte thjesht nje vegel e ndonje "miku" te shqiptareve? A thua sikur vetem shqiptaret i kane keto mentalitete? Me vjen keq qe shume shqiptare nuk shohin pertej fasades. Dhe ne vend qe te kuptojne shkaqet dhe arsyet e ketij mentaliteti dhe si rrjedhim ta kuptojne ku i ka pikat e dobeta i bien tere kohes vetem nje vrime " Shiko sa te prapambetur jemi ne". Dhe harrojne qe Bota nuk eshte Amerika dhe biles edhe vete Amerika nuk eshte vetem Manhatani. Mentaliteti nuk eshte djath kackavall qe te importohet me kile apo qe te shitet ne dyqan. Mentaliteti ndryshon vetem nga niveli ekonomik dhe nga niveli shoqeror. Meqenese Shqiperia dhe tere Ballkani ka qene ne nje gjendje te mjeruar ekonomike, kjo ka sjelle si pasoje edhe prapambetje mentaliteti. Por keto pacavuret qe na servirin keta pseudo-shqiptare jane nje hipokrizi e gjalle dhe nje anti-shqiptarizem i mirefillte. Me vjen keq qe gjejne mbeshtetje tek nje pjese e emigranteve qe mendojne se kjo eshte zgjidhja e duhur e ketij problemi kaq delikat.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.