Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Faik Konica (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=88)
-- Kush është Faik Konica (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=97)


Postuar nga Ami- datë 06 Janar 2004 - 18:42:

Shkrimet e Faik Konicës kapin fusha me karakter të mirëfilltë letrar, kritik, estetik, etik, etnografik, gjuhësor, të shumtë janë shkrimet e tij me karakter politik e patriotic.
Veprën e tij të madhe koleksionin 12-vjeçar të “Albanias” 1897-1909 Konica e bëri në rini të tij, me hovin dhe entuziazmin e moshës 20-30 vjeçare.
Konica jetoi si të thuash në tri epoka, secila me detyra të veçanta për fatin e atdheut.
Ai është i prirur më tepër për të evidentuar të metat tona. Faiku ndër të parët u shkëput nga mendësia orientale si një nga trashëgimet më të dëmshme për zhvillimin e kombit.
Konica qe për një stil, duke u bërë keshtu intrasigjent. Ai do të krijojë një letërsi të re me nivel e shije artistike. S` ka dyshim që me Naimin F .Konica e teproi gaboi në gjykim. Ai kurrë s` mundi t`i hyjë në thelb e të zbulojë poezinë Naimiane dhe vlerat e saj, të kuptonte botën shpirtërore lartësinë e mendjes e të shpirtit të tij qe terthorazi misticizmit të përpunuiar që zbërthen “mirësinë” plot ëmbëlsi e dashuri universale. Porse Faiku është estet edhe në vargje ai kërkonte poetin dhe jo vjershëtarin. Me këtë kërkesë dhe prirje ai ua preu rrugën shumë kalemxhinjve.
F.Konica vinte në shërbim tëvet sulme e shpërthime të pasionuara duke mos kursyer edhe fjalorin fyes të rrugës e kalonte sensin e mases. Për të ilustruar këtë le të sjellim ndonjë pasazh kryesisht nga “Albania”. Ne esenë “ç` është liria” Albania 1897 diku thotë: “Më mirë të shes m.. njeriu, se të shkruaj për Shqipërinë.
“Gomarëve pra le të përpiqem edhe një herë tua mbush mendjen per këtë.
Figura e Konicës është komplekse dhe e çuditshme.Është e veshtirë te gjesh raportine vërtetë midis Konices njeri dhe Konicës artist.Ai është i pajisur me ndjesi të hollë artistike e natyre të çuditshme ekstravaganteeksentrikedhe pragmatike.Duke folur për të gjithë studiuesittheksojme cilesineë dhe stilinsi elementet më qënësoreteë artit të tij.Nga atdheu i Volterit Konica trashëgoi dhe përvetsoi rreptesinë dhe mprehtësinë e ironisee të sarkazmes të cilat i përdori me mjeshtëri ndaj kundërshtarëvedhe fenomeneve negative.Furia dhe rrëmbimi i sarkazmit konician,fuqia tallëse kalon çdo kuf idhe në këtë plan vetëm tek vepra satirike e Fishtës do ti gjenimnje nivel të denjë. Por stili pamfletist i Faikut nuk është vetëm formë,nje stoli e veshje e jashtme, ai ësgtënë harmoni me përmbajtjen dhe me funksionin e saj.
Romani satiri “Doktor Gjilpëra zbulon rrajet e dramës së mamurrasit” krahas vlerave ideo-artistike dallohet për situata të gjetura humoristike,të cilatngrihen shpesh në nivelin e satires therrëse ndaj prapambetjes,injorancesnë strukturat anadollake e marrëdhëniet shoqërore shqiptaretë çerekut të parë të shekullit të njëzet.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.