Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9781)


Postuar nga Klodel datë 20 Tetor 2005 - 23:47:

Duke ndenjur e menduar pranë dritares, një ditë pasi NATO-ja kishte ndërprerë bombardimet, Isai pa një Lada Niva, të forcave policore të kamufluar në blu dhe purpurtë. Ai e dinte se ajo i takonte Nebojsha Miniqit. E kishte parë të kalonte gjatë këtyre javëve nëpër rrugë dhe lutej të mos i vinte re se Balajt ishin ende në qytet. Kishte dëgjuar shumë për Miniqin gjatë këtyre javëve dhe nga të gjitha ato e dinte se qe më mirë që Miniqi të mos e dinte se ata ishin ende në shtëpinë e tyre.
Niva është në krye të një kolone prej 15 makinash që ecnin ngadalë kur hynë në rrugën Dushan Mugosha dhe kaluan para shtëpisë së Isait. Makinat e tjera janë të zeza, derisa banda e Miniqit thirret Munje apo rrufeja. Isai i sheh dhe mendon: "Ata kanë armë të luftojnë me gjysmën e Evropës".
Rada, e dashura e Miniqit, një refugjate serbe e Bosnjës, qëndron e ulur në vendin e pasagjerit, pranë Miniqit, që mban një megafon në dorë derisa ecën ngadalë në rrugët e Pejës.
"Vëllezër serbë, Mos e lini Kosovën! Kosova është e jona! Mos e lëshoni Kosovën!", thërriste Miniqi nëpër rrugë. Më pas ai fillon të këndojë këngë popullore serbe, nga ato që flasin për krenarinë serbe dhe fitoren.
Më pas makinat e tjera kanë pankarta kus shkruhet " Serbia e Kosova - janë tonat"
Parada e makinave kalon shtëpinë e Isait dhe drejtohet në pjesët e tjera të qytetit, derisa zëri bëhet gjithmonë e më i largët, kurse autokolona i bie qytetit dy herë rradhaz.
"Ai ishte i dëshpëruar dhe donte të riorganizonte njerëzit e tij dhe të bashkohej me ata që kishin mbetur nga ushtria, policia dhe grupet e tjera paraushtarake që ishin të gatshëm të qëndronin dhe të prisnin ardhjen e italianëve në qytet", kujton një ushtar serb me pseudonimin "Gjorgje", që e kishte njohur Miniqin gjatë luftës dhe kishte bashkëpunuar ngushtë me Munje. "Ishte paraparë që ata të qëndronin dhe të mbronin serbët e mbetur, të gatshëm për të qëndruar. Njëherësh të mbronin qytetin nga UÇK-ja derisa nuk kishin ardhur italianët. Nuk e di se sa ishin, pasi vetë jam larguar dy ditë para fundit", tregon Gjorgje.
Të premten Isai shikonte civilët serbë, jo larg lagjjes së tij, që kishin injoruar thirrjet e Miniqit dhe largoheshin këtë rradhë me të madhe. Makinat e tyre kaluan para shtëpisë së Isait në drejtim të Malit të Zi. Vetëm pak njerëz kishin mbetur: pak ishin shqiptarët që qëndruan dhe mbijetuan, tashmë janë pak civilë serbë që janë të gatshëm të qëndrojnë duke rrezikuar ardhjen e UÇK-së dhe NATO-s për hir të shtëpive të tyre.

vijon...


  Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.