Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- A mbani ditar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10122)


Postuar nga hirushja datë 19 Shkurt 2006 - 05:53:

Une ne fakt mbaj ditar per arsye se ndihem me mire kur hedh mendimet e mia, per dicka qe me shqeteson ose per nje gezim qe kam kaluar. Me duket qe e kam te vetmen shoqe qe mundem te shkruaj lirisht per ndonje sekret. Dhe fakti qe shkruaj me ben te kuptoj qe po i jap vet nje zgjidhje problemeve te mia.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 20 Shkurt 2006 - 15:21:

Po, mbaj ditarin e Mata Harit pasi nuk e kam mbaruar akoma se lexuari.


Postuar nga lost_soul datë 19 Mars 2006 - 11:12:

mbaj.. por shkruaj paksa rralle... shkruaj shenjat qe me len jeta.... dhe qe dua t'i kem gjithmone... i shkruaj mendimet sic me vijne... pa u kujdesur per korrektesi... dhe nuk i redaktoj asnjehere...


Postuar nga Lela_Dr datë 21 Mars 2006 - 05:42:

Dikur e kam pas mbajtur nje ditar, por nje dite ma lexuan dhe kjo gje me ka lenduar shume, sepse mu duk sikur me kishin zhveshur lakuriq.


Tani s'mbaj me, c'do gje e bukur dhe e keqe qe me ndodh braktiset ne kujtime dhe ne zemer.


Postuar nga pipi datë 22 Mars 2006 - 00:13:

une e kam nje ditar,dhe e mbaj diku ne sirtarin tim,por nuk shkruaj shpesh ne te.dikur para shume kohesh shkruaja cdo gje qe beja cdo dite,pastaj mu duk gje koti,keshtu qe ndalova se shkruari,zakonisht keto 2 vitet e fundit kam shkruar vetem ato dite kur kam qene e merzitur dhe skam pasur kujt ti hapem,dhe kam shkraur aty,por prape nuk e ndjej te nevojshme te shkruaj ne ditar.sepse per mendimin tim,per kete vlen ditari,kur ske me ke te hapesh,i hapesh atij.


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Qershor 2006 - 19:59:

Ditari tim eshte forumihorizont...duke shkeputur bashkebisedimet vetem ketu hedh mendimet time te castit kjo eshte nje gje momentale qe ka vazhduar pothuajse 1 vit.


Postuar nga veber datë 28 Qershor 2006 - 16:52:

Do me pelqente te mbaja nje ditar , e kam filluar disa here. Problemi eshte se stepem per gjerat qe do shkruaja sepse kam frike qe te tjeret mund ta lexojn. Vetem per kte nuk e mbaj


Postuar nga buzeqeshja datë 08 Korrik 2006 - 02:17:

dikur mbaja dhe shkruaja cdo dite ne te cdo gje i kam akoma dhe shpesh i lexoj shkrihem se qeshuri kur i kujtoj ato gjera...tani jo smbaj ndoshta sepse tani jam me e sigurt ne ato qe bej dhe mund tja besoj dhe shoqes sime te ngushte pa frike se nje dite do me tradhtoje:p


Postuar nga lejda datë 13 Korrik 2006 - 19:03:

Ditari nuk ka asgje per te trembur
Mjafton qe ti gjesh nje vend te sigurt per ta fshehur dhe ta lexosh sa me rralle. Po behet nje vit qe shkruaj per te mos harruar castet e bukura apo te shemtuara dhe ndihem mire kur mendoj se edhe po te harroj dicka e kam te ruajtur diku.


Postuar nga Enya datë 11 Gusht 2006 - 07:52:

Jo.

Ka kohe qe s`i besoj ditarit tim.Kam grisur deri tani dy ditare personale,

fillova t`i lexoja-me shkaktonin dhimbje shpirterore dhe vendosa tu ve flaken.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.