| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- dashuria e pare ....sa e rendesishme eshte ajo? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1030)
Citim:
Po citoj ato që tha darma
Sigurisht eshte e paharrueshme.........por nuk ka lene pike ne shpirtin tim, nuk e di nuk ka me vlera ishte thjesht nje dashuri dhe ne vite kam mesuar te dashuroj edhe me me shume force....
Ndoshta sepse une ne jeten time kam patur dashuri me te madhe se e para prandaj dhe ndoshta nuk e quaj aq te rendesishme......gjithsesi jane kujtime te bukura sepse ne fund te fundit dashuricka te tilla nuk bejme me, lojra te tilla, kemi qene me te rinj dhe tani jemi te rritur , edhe shpirti na ka ndryshuar pjeserisht.........atehere dashuronim ne ajer binim ne dashuri me dy fjale te bukura kurse tani ato fjale na duken budallalleqe duam dicka me shume kerkojme dicka me shume ......
Per mua eshte thjesht nje kujtim i bukur , madje perballemi ne rruget e Tiranes dhe mendoj c'fare pashe une ne kete mashkull dikur , tashme eshte kaq larg nga realiteti im.........jam rritur une apo thjesht ai nuk ka tentuar te ndryshoje femijen qe ndodhet brenda tij........
Jo dashurine time te pare nuk e kam falur ne moshe shume te re.....ka vite por jo ne moshe adoleshence.........gjithsesi them dashuricka pasi ndjehem shume e rritur nga vitet dhe nga jeta......nuk ka qene aspak e parendesishme ose thjesht nje loje apo zhgenjim.......kane qene caste shume te bukura ne te cilat kam ndjer me shpirt dhe kam vuajtur me shpirt.......por, tani kam kuptuar se nuk ka qene dashuria ime me e madhe kam ndjere me me force dhe kam vuajtur edhe me shume per nje dashuri te dyte.......
Nuk jam zhgenjyer aspak nga dashuria ime e pare , nuk e di por ndoshta asnjehere nuk kam qene nje nga ato vajza qe enderroja me sy hapur ndoshta ndoshta ne nje fare menyre (fatkeqsisht apo fatmirsisht nuk e di ) kam qene disi egoiste..........Gjithmon e kam ditur fillimin dhe fundit ndoshta dhe te ardhmen sepse jam munduar ta krijoj vete te ardhmen time.......qe kam mesuar tashme se nuk eshte gjithmon dicka e mire por qe ne shume raste me ka shpetuar nga zhgenjimet dhe me ka lejuar te shijoj momentin....
Gjithsesi ka mbetur diku ne fletat e kujtimeve, dhe me vjen mire qe ka mbetur mes kujtimesh te bukura......por tashme , te jem realiste mmmm nuk e quaj aspak te rendesishme, nuk e kujtoj kurre me mall sepse nuk me mungon (ajo dashuri) Nuk e di ndoshta gaboj.......

Dashuria e pare ose te le me pasoja per gjithe jeten ose te jep krahe per te gjetur personin e duhur me vone, ndaj hmm... mendoj se eshte shuuume e rendesishme.
dashuria e pare sigurisht qe eshte e paharrueshme,nga ajo mesuam shume gjera vum dhe mend per here te tjera qe te mos gabojme kollaj ose te mos jemi mendjelehte pas dickaje te pa rendesishme.....dhe besoj se te te gjithe ne ajo ka per te mbetur nje nga kujtimet me te bukura ne jete,sidoqofte te kete qene perfundimi i saj.
Dashuria e pare ka rendesi derisa te dashurohesh per se dyti(kuptohet nese arrin te dashurosh serish pastertisht);ndryshe e kujton gjithmone me respekt si person, si ndjenje,dhe si nostalgji
te mrekullueshme;-por pa dhimbje shpirterore ama.
Dashuria e pare ka rendesi derisa te dashurohesh per se dyti(kuptohet nese arrin te dashurosh serish pastertisht);...
Ne k'te aspekt pajtohem plotesisht me gangoo,sepse dashuria e pare s'eshte me shum se asnje dashuri tjeter qe vie me pas...
gjithmone njeriu mund te harroj ate qe s'do ta kujtoj,qe se kujton...
dhe qe pas asaj pervoje i perkushtohet me shpirt nje tjeter pervoj qe eshte e ngjajshme me te, dhe shum ndryshe nga ajo...
Citim:
Po citoj ato që tha *Just Relax*

Me vjen vertet keq te them qe e humba dashurine e pare, ka qene nje fragment kohe dhe me pas nje harrim i detyruar.
Per aq sa vlen ajo kohe ka qen vertet magjike
dhe mund te them se e kam provuar dashurin e pare...
cdo dashuri (cdo lidhje) nese e ke ndier eshte e rendesishme dhe e paharrueshme...gjithnje do kerkosh shembelltyra gjer te gjesh ate qe te pershtatet.
nga momenti qe gjithkush nga ne konsumon nga vetja....normal behet e paharrueshme.
te harrueshme (me pahir) jane vetem historite pa vlera ( te klasifikuara nga ne si te tilla)....
| Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.