Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Per shpirtrat e lire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10772)


Postuar nga WOLF_CUB datë 24 Mars 2006 - 09:47:

...shpesh na qellon te perforcojme nj mendim, ose te nderrojme ide...per dike ose per nje fenomen....
E kam postuar dhenjehere tjeter por kesaje rradhe po e bej enkas per te pershendetur te vetmen femer te ketij forumi , A.G dhe per mikun tim A.H qe tani do e kete mbaruar "party-n"


Postuar nga WOLF_CUB datë 24 Mars 2006 - 09:49:

Meditim 17 (JOHN DONNE)

Nunc lento sonitu dicunt, Morieris.
(Tani, kjo këmbanë që bie ëmbël për dikë tjetër, më thotë “Ka ardhur radha jote”.)


Mbase ai për të cilin bie kjo këmbanë është aq sëmurë saqë nuk e di se po bie për të dhe ndoshta, them me vete, unë që ndihem shumë mirë dhe ata përqark meje që më shohin kështu mund të mendojnë se bie për mua, dhe unë akoma s’e di.
Kisha është katolike, universale bashkë me punërat e saj; çdo gjë që bën i takon të gjithëve. Kur pagëzon një fëmijë, e ndjej veten aty sepse ky fëmijë është pjesë e atij trupi që është dhe koka ime, rrënjosur në atë trup, anëtar 1) i të cilit jam. Dhe kur ajo varros dikë, kjo më brengos: sepse njerëzimi është një vëllim i një autori të vetëm. Kur dikush vdes, jo se griset një kapitull nga libri, por përkthehet në një gjuhë më te mirë; dhe çdo kapitull duhet kështu të përkthehet. Zoti punëson disa përkthyes; ca pjesë përkthehen nga plakja, disa nga sëmundja, të tjera nga lufta, dhe disa nga drejtësia; por dora e Zotit është në çdo përkthim dhe po kjo dorë do ti lidhë fletët e shpërhapura përseri në atë bibliotekë ku çdo libër rri hapur përkrah tjetrit.
Kështu pra ajo këmbanë që kumbon, nuk fton për tu lutur vetëm predikuesin, por thërret mbarë komunitetin e kishës të vijë, pra kjo këmbanë na thërret të gjithëve; edhe sa herë të tjera do të bjerë për mua që lëngoj pranë kësaj dere! Ka pas qenë një ligj i pashkruar – ku besimi dhe dinjiteti, religjioni dhe vetë-vlerësimi, ishin të mpleksura – dhe se kujt, sipas renditjes fetare, duhej ti binte të parit këmbana në lutjen e mëngjesit; dhe u ra dakort për atë që do të zgjohej i pari.
Po ta kemi kuptuar drejt, kjo do të thotë që dinjiteti i kësaj këmbane që bie për lutjen e mbrëmjes, do të na nxiste që ta fitonim këtë duke u zgjuar herët, gjithmonë sipas kësaj, dinjiteti ndoshta mund të ishte i yni, po ashtu siç është dhe i dikujt tjetër, e që në fakt është.
Këmbana bie për dikë që mendon se i bie atij; dhe megjithëse ajo hesht herë pas here, prapë në atë çast jepet rasti enkas për të që të bashkohet me Zotin.
Cili nuk ja hedh sytë diellit kur ai lind, por cili i heq syte prej kometës që thërmohet? Kush nuk ja ve veshin këmbanës që bie për çdo gjë, por kush nuk i ndahet asaj këmbane që përcjell një pjesë të vetes prej kësaj bote?
Askush nuk është një ishull më vete; çdo njeri është pjesë e kontinentit, një copë e të njëjtës tokë. Nëse një rrip toke zhduket nga deti, Europa zvogëlohet, po ashtu ndodh dhe me nje kep apo me pronën e mikut apo tënden diku tej. Vdekja e çdo njeriu më pakëson mua sepse unë jam pjesë e njerëzimit dhe kështu askush s’e di me siguri për kë bie këmbana: mund të bjerë për ty.
Madje s’mund ta quajmë këtë lypje apo marrje me hua të mjerimit, a thua se na mungon mjerimi aq sa të trokisnim në shtëpitë e fqinjëve për të marrë pak nga mjerimi i tyre. Në të vërtetë do të ishte një lakmi e justifikuar po ta bënim, sepse vuajtja është thesar, dhe zor se dikush ka aq sa ti mjaftojë. Askush s’ka vuajtje aq të madhe, të tillë që të jetë arrirë a pjekur për tu bashkuar me Zotin.
Nëse një njeri e mban thesarin në shufra a kallëpe ari dhe jo në para, ky thesar nuk do ja mbulonte shpenzimet e rrugës. Mundimi është një thesar në natyrë për të, por nuk është para e përdorshme, vetëm në rastin kur jemi pranë shtëpisë, pra qiellit. Dikush tjetër mund të jetë sëmurë, rëndë për vdekje, dhe e keqja është në zorrë si ari thellë në minierë që s’ka asnjë vlerë për të; por kjo këmbanë më tregon mua për të keqen e tij që del jashtë dhe ma dhuron mua atë ar. Si shpërblim për rrezikut e dikujt tjetër, unë zhytem në mendime për timin dhe kështu bind veten se po prij udhën drejt Zotit tim, që është e vetmja strehë e sigurtë.


Përktheu: G. M


1. anëtar i kishës


Postuar nga WOLF_CUB datë 24 Mars 2006 - 14:14:

Refleksion per....Meditim 17

A ka apo a mundet të ketë ndokush nga ne një ide të përafërt lidhur më fundin dhe pafundësinë e diçkaje……?
Kontinente të mëdhenj, s’i ishuj të stërmëdhenj …. e më pas ishuj të vegjël në peshën e gjthçkaje dhe në vendosje rrënjore thellë në tokën mëmë.
Ti dhe unë mund të jemi gjithçka, derisa jemi rrënjëvendosur në trupat tanë të dukshëm e të prekshëm. Ne jemi kufijtë dhe përfshirja e gjithçkaje dhe e gjithkuj. Te ne përplasen dhe reciprokisht përplasemi te të tjerë pas”stuhish” të jetës. Dhe ne valëzojmë e rrezatojmë…..furtunë, qetësi, dritë ose errësirë.
Ne jemi pjesë e vazhdueshme e të gjithëve. Ne jemi të shëndetshmit e sëmurë, pjesë të paplota prej nga gjithçka merr kuptim.
Ne nuk jemi ishuj(!)……po ndiejmë se detet dhe oqeanet e njohin mirë gjuhën e ishujve. Edhe ishujt komunikojne…në trungun e tokës mëmë. Ata nuk mund të pluskojnë si drurët e passtuhive në pafundësitë e ujrave të botës. Ne jemi pra ishuj, se ne rrime larg…. dhe afër. Ne jemi pjesë fluturimi dhe krahëpërplasjesh, ne jetojmë notojmë dhe mendjefluturojmë dhe …sërish vijmë në rrënjët tona. Ishujt e vërtetë janë mbrojtja jonë, frika jonë idhnija jonë. Ne jemi pjesë ishullore veç në mendjet e ndryshme dhe në pafundësinë perceptuese. Ka një ngatërresë të madhe midis individit dhe mëshirës në përcaktorin e të qënit ishull ose jo.
Unë jam një fillim dhe një fund…ashtu dhe i ndryshmi dhe i ngjashmi im relativ. Metafora është objekt vlerësues i gjendjes ku egzistenca i ngjajn një fenomeni. Unë luftoj për të fituar. Nuk është sapak faji im se me “luftë” shumë njrëz nënkuptojn një lloj përleshje dhe jo përpjekje njerezore(si duhet në fakt).
Kërkoj përqark dhe anembanë botës…….. a mundem të kuptoj pse dua; dhe të dua?!
Dua të marr e të jap në klimë ishullore duke harruar se pjesa jonë e ishullt është të larguarit nga rrënjët e të qenit njeri. Unë jam edhe “ti”, mik dhe ti mikja ime. Une jam i dashuri armiku; perceptimi më i çuditshëm për ty dhe për të gjithë. Këtu jam unë, dhe rruga ime prej qëndrese te ishullt, është rrruga e njohjes së rrënjëve. Ne jemi ishuj ! Por në fakt pak shëmbëllejmë si të tillë.
Pjesë te vogla dhe të mëdha. Planetët dhe sistemet qëndrojnë larg….dhe duken ne fakt si ishuj të vërtetë. Ata janë dhe jetojnë për njeri tjetrin dhe për ne. A do të mundeshin vallë të jetonin në mungesë të ndonjërit….mbase, por në trajtë mbijetese…. Kjo do të qe një përpjekje për t’u dukur ishuj që ne fakt nuk janë.
Ne jemi ishuj dhe rruga për te të tjerët është ishullore. Rreth të kuptuarit të gjuhës së vërtetë të detrave duhet parë jeta e një ishulli. Ka një pjese akull gjelbërim, lule, rrebesh dhe vullkan në çdo ishull. Ka diçka prej vetmie dhe fati …ne jemi s’i ishujt….ne jemi kuptimi i gjthçkaje.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.