| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Pershendetje Ingmetalboy.
Krijimet e tua jane vertet fantastike...
Urime per poezite djalosh..
Citim:
Po citoj ato që tha isra
Urime per poezite djalosh..![]()
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Pershendetje Ingmetalboy.
Krijimet e tua jane vertet fantastike...
I mallkuari mekat
Maska e meshires fillon e tretet
nen shtrengimin e furtunes cast
dhe lakuriqesia pa mbuluar mbetet
e te mallkuarit mekat.
Kafshet e tokes me habi shikojne
teksa fillon te marrre hak
mbi ata qe e ndihmojne
te mbjelle e te korre gjak.
Akti i pare i shume lakmuar
te dashur miq ketu mbaron
Si mik i paftuar
te vetet me dhune ai kerkon.
Doren me nuk e zgjat
per te te dehur me pushtet.
Librin e zi ngadale e hap
te gjithe vartes, ndersa ai mbret.
Genjeshtra apo thinka pas shpine
tek ai mblidhen te pushojne
per tu shfaqur si shenja dhune
nga enderrat e bukura te te zgjojne.
Kjo ndjenje...
Kjo ndjenje me ndez
Shpirtin e djeg me zjarr
por me ben me krahe
guxim me ne fund te marr.
Kjo ndjenje me prek
Me ben te them dy fjale
Ne sy mund te te shoh
Le te dale ku te dale.
Kjo ndjenje me jep force.
Te te them me fal
Doren te te prek.
Kuptoj qe jam akoma gjalle.
Kjo ndjenje me ben te hesht.
Te ndaloj dhe te marr fryme,
por me ben te shoh.
Je nje engjell edhe ne gjume.
Fytyra jote ne mengjez
ndez flak e yje.
Jemi ne ata qe vendosim
krahet te hapim apo gjunjet te thyejme.
Ne jemi ata qe caktojme
kujfijte e turpit, lakuriqesise.
Une eca pazhure drejt fundit te imagjinates
dhe ngrita koken te shoh lart
diellin qe ngroh
te verteten e shenjte.
Cfare mora dhe cfare dhashe?
Cfare desha dhe cfare bera?
Damka e dhimbjes u vendos mbi mua
dhe kryet mu rrezuan shume poshte.
Pa u perpjekur te nxitohem
ndoqa litarin ngadale
dhe leshoj veten pa frike
ne renie te lire ne hapesire.
Ne ishim.
Ne jemi.
Sot shohim rreth e rrotull
dhe supet ngreme kot me kot.
E nesermja... hm e nesermja do te vije
dhe ketij shpirti do ti dale nje zot.
Vertet shume te bukura ..........urime
.
Agim i pergjumur
Duke u capitur kendshem
godas yjet me shkelm
Dera troket
dhe kupa me vere
mbi tryeze me pret.
Zgjat doren,
kap re bardhoshe,
te buta si pambuk.
Shtrigat e nates te lodhura
pihne duhan me cibuk.
Mbyll syte,
me flihet ne dush
Ankthi erresiren e cmuar
me ngadale e mbush.
Te lutem kete nate
qendrome larg.
Agimi i pergjumur,
kodrat e pluhurosura zbardh.Duke u capitur kendshem Duke u capitur kendshem
| Gjithsej 34 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.