Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- tradhetia bashkeshortore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11234)


Postuar nga freespirit datë 16 Gusht 2006 - 03:06:

Citim:
Po citoj ato që tha shejtonja
une kam fillozofi tjeter o F.S (Free Spirit): once a cheater always a cheater!!!
Edhe po tu prish mendja e te lidhesh serish me ate njeri, mosbesimi do jete gjithmone prezent. Nuk jetohet me dore ne zemer o F.S.

tradhetia eshte i vetmi shkak ku une as do e coja nder mend nje shanc e dyte per partnerin. Buka e thyer, ka thene populli, nuk ngjitet me.
Keshtu dhe me mua, po u arrit te me perdhoset karakteri dhe personaliteti im nga partneri opo ne djall te veje sepse asgje nuk me mban te lidhur me ate individ. Tek e fundit njeriu per ate nder jeton, po kur te neperkembin ate, c'te ngelet? Asgje!

p.s. o shoke, e mbani mend qemoti kur martoheshin njerezia dhe fusnin fishekun ne paje? E ore, per te tilla rastesh kerciste bam bamja...lol


Jam me ty shejtone personalisht. Kurse ate qe kam shkruar me lart eshte ne shkalle me te pergjithshme duke patur parasysh qe ka lloj-lloj situate njeriu ne jete.
take care


Postuar nga cupka datë 16 Gusht 2006 - 18:32:

Re: HI !!

Citim:
Po citoj ato që tha glaukus
.............ç ' fare teme ?? une do ta falja ne menyre all-shqiptarçe !!.......

.....dy grushta - barkut .......
.....kater ne surrat .........
.....dhe ne fund nje t ' qethme qerose ....................qe mos ta harronte ate tradhti per ca kohe .................................      



haha
e falura alla-nallbance do ishte tredhja e menjehershme dhe terrori fiziko-psikollogjik qe do e ndjeke ter jeten
-----
f.s.


Postuar nga darma datë 16 Gusht 2006 - 19:26:

GANGOO me fal te te them por pergjigja juaj me duket krejtesisht qesharake.......nuk jam dakort aspak me pergjigjen tende....


Mendoj se Tradhetia eshte e pafalshme ......
Normalisht mund ta pranojme e jetojme me te (per shume arsye ) por mendoj se me shpirt nuk do mund ta falja kurre.....
Personalisht nuk mendoj se do isha aq e forte te jetoja me faktin se partneri im , ka ndare shtratin me nje femer tjeter (ndoshta me quani xheloze apo ku di une) por thjesht mendimi nuk do me linte te qete..... ai ka shkelur mbi besimin dhe respektin tim .... ai nuk ka pyetur fare se si mund te ndihesha une nga nje fakt i tille kjo do te thote se ai nuk do t'ja dije per mua ......kjo i ve kapakun shume gjerave.


Postuar nga Simona datë 16 Gusht 2006 - 19:51:

Se di car kuptimi do te kishte familje ime me mbrapa nqs do te kishte tradhti ne mes.

Do te quhej han me dy porta?

Se pranoj,me mire preferoj vetmine e qete.


Postuar nga freespirit datë 16 Gusht 2006 - 21:06:

Eshte shume e veshtire besoj se dhimbja dhe gjurmet qe shkaton eshte shume e madhe po jeta e ka treguar se ka patur cifte qe i kane hedhur mbas kraheve te gjitha me kalimin e kohes. Ne fund te fundit njeriu nuk eshte perfekt dhe te gjithe ne meritojme nje shans te dyte mendoj. Ka patur edhe raste kur tradhetia e ka bere nje mardhenie me te forte dhe ciftin ta duan dhe vleresojne me shume njeri-tjetrin.
pershendetje


Postuar nga EDA_19 datë 16 Gusht 2006 - 21:09:

Mundesia per te falur nje tradhti ekziston. Ne qoftse partnerin e do me gjith shpirt ateher tradhtin mund tja falesh.


Postuar nga Animal datë 16 Gusht 2006 - 21:18:

tradhtia eshte xhesti me i ulet i partnerit....personalisht e mendoj keshtu.por ka dicka:
duhet te mendosh gjithmone shkakun pse kjo gje ndoshi..sepse nuk ndodh pa arsye,asnjehere!
keshtu:....te gabosh eshte njerzore kurse te falesh hyjnore...
per vete do kerkoja shkakun pse do ta kishte bere kete gje dhe nese do kishte qene edhe, e perseris edhe faji im atehere do eksitonte mundesia e faljes...


Postuar nga tresh datë 17 Gusht 2006 - 00:52:

po nqs ne mes eshte nje femije apo dy??Martesa ka qene e lumtur deri ne ate moment poja qe ''gabimi'' u be qe u be.....dhe ishte vetem nje gabim nate asgje me shume nje ''mendje lehtesi'' e nje nate te vetme vere.
Po ne kete rast si do benit??


Postuar nga darma datë 17 Gusht 2006 - 03:11:

...Sigurisht te mendojne keshtu Tresh atehere tradhetia do jet dicka normale....
Te gjithe kemi strese, probleme...te gjithe kemi net te lodhshme qofte edhe nete ku nuk duam ta shikojme partnerin me sy .......por kjo nuk do te thote qe te vrapojme ne krahet e dikujt tjeter ....sepse ne rradhe te pare do ti hapim deren nje problemi me shume.......
Mos me nxirrni justifikime mendjelehtesi , isha tape apo ku di une sa e sa te tjera.......aman more se nuk eshte pune lepujsh nuk fillon e mbaron gjithshka me nje minut......
Kur prekje dhe puthje nje tjeter nuk mendove kurre per ate qe ke lene ne shtepi ......nuk te shkoje ne mendje ne tere kete ore se ndoshta nuk duhet te shkosh kaq larg.......se ndoshta do lendosh shume rende dike qe te ka falur shpirtin dhe te ka dhuruar me te bukurin femi. Nuk mendove se po shkel ne autoritetin e saj/tij. Nuk mendove se mund ta humbje ate njeri qe ke ndare kaq shume caste te bukura dhe te rendesishme te jetes tende.....Nese nuk i ke menduar keto atehere ndoshta nuk je nje partner i denje per ate njeri nuk e meriton te qendrosh ne krah te atij personi....
C'do situate e ka nje zgjedhje......c'do veshtiresi qe mund te kesh me partnerin tend e ka nje zgjedhje, dhe ajo nuk eshte tradhetia.


Postuar nga Amstel datë 26 Gusht 2006 - 23:52:

mendoj se kjo eshte normale te mos falesh,
e si mund te jetosh me vone me ate njeri gjithmone do te jesh ne fiksim me ka tradhtu sot apo jo?po apo jo?po apo jo?
shume rradhe mund te falesh njeriun per tradheti .


  Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.