Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Kujtime muzikore........... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11381)


Postuar nga Eria datë 15 Prill 2006 - 20:25:

Talking

Kenget e Elita 5, me kujtojne nje mikeshen time,qe edhe i pelqente edhe i urrente keto kenge!!!


Postuar nga iliriusa datë 17 Prill 2006 - 04:02:

Kenga "La mia storia tra le dita" nga Gian Luca Grignani.... me kujtohet shoqja ime e ngushte edhe sesa shume na pelqente ta degjonim diskun e Gian Luca-s ... cdo dite kur kthehesha nga shkolla.... e ndonjehere me ore te tera e njejta muzike ne sfond.


Postuar nga Demokrate4ever datë 17 Prill 2006 - 04:14:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Kenga "La mia storia tra le dita" nga Gian Luca Grignani.... me kujtohet shoqja ime e ngushte edhe sesa shume na pelqente ta degjonim diskun e Gian Luca-s ... cdo dite kur kthehesha nga shkolla.... e ndonjehere me ore te tera e njejta muzike ne sfond.


Iliriusa vertet nje kenge e bukur , me kujtove dhe mua nje shokun tim qe me thonte gjithmone..
- Sa here ta degjosh kete kenge ,dua te me kujtosh mua gjithmone..

kam dhe kujtime te tjera ,por per momentin s'me kujtohen..


Postuar nga buzeqeshja datë 22 Prill 2006 - 04:55:

po kam shume kenge dhe shume kujtime ,,,,po me te vecantat do te thoja nje kenge nga Skender Xhafa"Moj Zeshkane" qe djemt e klases i nderronin tekstin....Moj zeshkane moj zeshkane
zemren cope e grime ma bane
e rrezoj malin shterroj detin
vec me te pas njeher nen vetin


Postuar nga darma datë 05 Maj 2006 - 09:43:

Une me nje shoqen time kemi patur nje kasete me kenge dashurie por te kenduar nga gabele.......me theksin e tyre......e kemi pas degjuar shume sec na kishte hipur na terhiqnin fjalet me shume .............dhe vjet per ditelindje ma kishte derguar me poste me nje nenshkrim duke me kujtuar castet qe tashme vertet jane vetem kujtime te bukura..........
Thashe me vete si ka mundesi qe i degjonim keto kenge nga 5 here ne dite e tmerrshme


Postuar nga IQVLORA datë 22 Korrik 2006 - 02:08:

Eh kujtimet..........e bukura

Bukuroshja Eriosa me temen e hapur me cove shume vite mbrapa kur edhe une isha gjimnazist.Jetonim ne kohe teper te veshtira,por si te rinj edhe ne ishin plot shpresa e deshira per jeten.Na pelqenin kenget e muzikes se lehte shqiptare dhe ato italiane.Ne ate kohe ne radio zhvilloheshin anketat muzikore cdo jave dhe ne fund te muajit perzgjidhej kenga me e mire,e cila percaktohej nga letrat qe ne i dergonim Radio Tiranes.Pra ishte si nje lloj Hit-i.
Me ka lene mbresa kenga ''Fqinja,, e kenduar nga i madhi Sherif Merdani,sepse edhe une kisha nje fqinje te bukur shoqe sekrete.Atehere nuk egzistonin magnetofone,audio ,vidio e DVD si keni ju sot.Kur degjonim kete kenge na rrihte zemra fort,sado qe nuk e shifnim njeri tjetrin shpesh.E conim volumin e radios ne fund.
E gezofshi jeten dhe qofshi te lumtura ju bukuroshe shqiptare!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 22 Korrik 2006 - 03:16:

Kenga Questo picolo grande amore...me kujton nje vajze........


Postuar nga Dora_Mar datë 23 Gusht 2006 - 18:38:

Kurse mua "Iris" nga Goo Goo Dolls me sjell vetem trishtim...shume zymtesi...vetem dhembje...


Postuar nga cupka datë 23 Gusht 2006 - 18:55:

dara maar - piktura me karakteristike e pikasos...big, splashy, colorful and it screams picasso. nice nick
e nejse, dola nga tema leqe se di fare se per cfare ben fjale tema, pashe nickun e kesaj goces dhe nuk rrija dot pa e komplimentuar mbi te.


Postuar nga Animal datë 23 Gusht 2006 - 18:56:

rrugicat-eshte nje kenge nga ilir veliu- teksti i asaj kenge tregon nje histori timen...por me nje ndryshim te vogel....

pastaj insieme a lei- gigi d'alessio
kam shum kujtime me ate kenge.....
etc etc...degjoj shume muzike...


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.