Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ilacet dhe kerkimet rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11569)


Postuar nga eng_girl datë 19 Janar 2005 - 23:37:

?
(me ke e kishe ti fausto?)


Postuar nga dieFaustNeu datë 20 Janar 2005 - 00:52:

jo jo e thashe ashtu ne pergjithesi


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Shkurt 2005 - 01:11:

teme e lezecme.
Po anet pozitive te marjuhanes ku i keni lene?
Qe te jemi te sinqerte duhet te themi te dy anet e medaljes.
Sepse shume bukur une pyes: kur qenka kaq e keqe pse e pine trecereku i te rinjve???
Nqs nuk i keni zbuluar akoma efektet pozitive mund te shkruaj nje dite tjeter me gjate, por besoj se per kete mund te te me ndihmojne shume te tjere. Por marjuhana nuk i jep te njejtin efekt dy personave njesoj.
Me keto nuk po them qe te shkoni ta provoni te gjithe tani por po them qe gjithkush ka te drejte te informohet jo per gjithcka.


Postuar nga dieFaustNeu datë 08 Shkurt 2005 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
teme e lezecme.
Po anet pozitive te marjuhanes ku i keni lene?
Qe te jemi te sinqerte duhet te themi te dy anet e medaljes.
Sepse shume bukur une pyes: kur qenka kaq e keqe pse e pine trecereku i te rinjve???
Nqs nuk i keni zbuluar akoma efektet pozitive mund te shkruaj nje dite tjeter me gjate, por besoj se per kete mund te te me ndihmojne shume te tjere. Por marjuhana nuk i jep te njejtin efekt dy personave njesoj.
Me keto nuk po them qe te shkoni ta provoni te gjithe tani por po them qe gjithkush ka te drejte te informohet jo per gjithcka.



pse m,er derr keto qe kena permend ktu lart te duken ane negative te marijhuanes e??

ec aty nize ene nji me lalin se jena ene per rruge


Postuar nga Ajrori datë 08 Shkurt 2005 - 02:04:

Ha ha ha ha ha

Fausto , kur do i heqim ndonje vize?
Degjome dhe muzike heavy.



P.S.
Bej shaka.


Postuar nga dieFaustNeu datë 08 Shkurt 2005 - 02:07:

Re: Ha ha ha ha ha

Citim:
Po citoj ato që tha Ajrori
Fausto , kur do i heqim ndonje vize?
Degjome dhe muzike heavy.



P.S.
Bej shaka.



hec mer knej kur te dush

vetem amanet se nuk tmaj pergjegjsi un lal



Postuar nga eliz datë 31 Tetor 2005 - 16:28:

Pyetje!

Nje dite qe u zgjova keq fare(me dhimbje fyti,koke,e bllokuar nga hundet,me dhimbje kockash..etj.)kam marre PROCEF,COMTREX COLD,TANTUMM VERDE,TREBON Npervec DEPON PONSTAN,ASPIRIN(keto te fundit ne ndrrim me njera-tjetren) dhe atij ujit me krip per hunden se spo I mbaj mend emrin.Mendoni se mund te kete ndonje rrezik ngaterrimi I ketyre me njera-tjetren?I mora gjith ca gjendej ne shtepi sic mund te kuptoni dhe vete edhe pervecse mu duk koka cik e lehte me duket se u bera me mire.


Postuar nga Shtojzovalle datë 23 Nëntor 2005 - 16:56:

te keqen ty,

po cili mjek te udhezoi kete koktail se...?????

Shpresoje qe te rrebeloje melqia nga kjo ngarkese e panevojshme..

Quditem, mjeket shqiptare shpesh ia futin kot me medikamente te tepruara, sidomos me antibiotik, por cka eshte me e keqja pacientet as qe tentojne te refuzojne ketefar radikal terapie

O shpirt njeriu hap syte dhe lexo e behu mjek se po u bere viktime e mjekeve e pat shendeti yt.

Pi uj shume shume shume shume edhe rrasja gjum....qe te prodhosh antitrupa sa me teper qe t´i kundervehen cdo semundjeje...


Postuar nga NS-6 datë 04 Maj 2006 - 03:43:

ilacet dhe kerkimet rreth tyre

nje teme per ilacet qe ekzistojne sot per sot,si veprojne,karakteristika te vecanta qe mund te kene,efektet kolaterale dhe kerkimet qe behen per ilacet e reja...me pak fjale arritjet e deri tanishme te farmakologjise!


Postuar nga ~Enigme~ datë 04 Maj 2006 - 15:59:

Thumbs up Naproxen pakeson dhimbje por ritje ne shansin e infarktit?

Cod. A04052006

Naproxen, nje ilac qe futet ne klasen e anti-inflammatory ku perdoret per dhimbje. Ky ilac ul nivelin e prostaglandins te cilat jane keto qe kane pergjegjesi per shkaktimin e dhimbjes.
Si funksionon ky ilac?
Naproxen
ndalon cyclooxegenase, nje enzyme qe prodhon prostoglandins.

PS. Teme interesante NS-6. !!!

Ketu po shtoj nje artikull shkrojtur ne vitiin 2004
Për të tretën herë gjatë muajve të fundit, shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një medikament që përdoret gjërësisht për pakësimin e dhimbjeve mund të rrisë shanset e një goditje në zemër. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan pacientët të mos marrin doza të larta të ilaçit naproxen ose ta përdorin atë më shumë se 10 ditë pa recetë nga mjeku sipas rezultateve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Naproxen përdoret gjerësisht për pacientët me artrit për të ulur dhimbjet. Javën e kaluar, ilaçi Celebrex i kompanisë Pfizer u gjet se ka lidhje me rritjen e rrezikut për goditje në zemër në se merret në doza të larta. Në shtator kompania farmaceutike Merck hoqi nga tregu amerikan ilaçin Vioxx pasi u zbulua se ai shkaktonte probleme në zemër. Disa mjekë dhe shkencëtarë thonë se ka nevojë për studime të mëtejshme. Për të tretën herë gjatë muajve të fundit, studiuesit amerikanë po paralajmërojnë se një ilaç shumë i përdorshëm në Shtetet e Bashkuara për lehtësimin e dhimbjeve mund të rrisë shansin për infarkt, ose hemoragji cerebrale. Bëhet fjalë për ilaçin naproxen që jepet me recetë, apo shitet lirisht në farmaci nën emrin Aleve.

Shkencëtarët e zbuluan një gjë të tillë, gjatë një studimi për të gjetur nëse ky ilaç dhe Celebrexi, problemet me të cilin dolën në pah më parë, mund të përdoreshin për të ngadalësuar efektet e sëmundjes së Alcaimerit. Rreth gjysma e 2 mijë e 500 personave të moshuar që ishin pjesë e studimit kishin shprehur shqetësime, dhe për shkak të problemeve me celebrexin, ishte nxitur kryerja e studimit edhe për naproxinën. Zyrtarë të shëndetësisë thonë tani se askush nuk i kishte studiuar më parë efektet afatgjata të ilaçeve si Aleve, apo Motrin dhe Advil. Zbulimi i fundit ka krijuar alarm, pas problemeve të shfaqura me Celebrexin para një jave dhe me Vioxxin në shtator. Meqenëse kompanitë që prodhonin këto barna, i reklamojnë ato vazhdimisht, një nga masat për të parandaluar përdorimin e tyre është heqja e reklamave në televizion. Deri më sot në Shtetet e Bashkuara, ishte e mundur që të mos shihje në televizor reklamat për ilaçin Celebrex. Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, kompania farmaceutike Pfizer shpenzoi mbi 70 milionë dollarë në reklama, kryesisht në televizion. Sot Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se i kishte kërkuar Pfizerit që të pezullojë me dëshirë reklamimin e Celebrexit.

Disa shoqata konsumatorësh thonë se ilaçi duhej të ishte nxjerrë komplet nga qarkullimi. Pyetja që shtrohet është nëse duam t’i ndalojmë të gjitha infarktet në zemër që shkaktohen nga celebrexi, apo vetëm një pjesë të tyre. Nëse nxjerrim nga qarkullimi reklamat, një pjesë e tyre do ndalohen, por jo të gjitha. Si administrata e ushqimit dhe barnave, ashtu edhe kompania Pfizer thonë se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme që të justifikonin nxjerrjen krejtësisht nga qarkullimi, siç ndodhi me Vioxxin, një ilaç tjetër për dhimbjen, para disa muajsh. Pfizer e mbron vendimin e vet që të vazhdojë të shesë Celebrex duke u mbështetur tek studimi që tregon se vetëm ata që e kanë marrë në doza të larta, ishin shumë të ekspozuar ndaj infarkteve.

Reklamat janë ndërkohë thelbësore për fitimet e kompanive të barnave. Ekspertët e shëndetësisë thonë se pacientët që nuk kanë në të vërtetë nevojë për këto produkte, shohin reklamat në televizion dhe këmbëngulin që t’i marrin. Dhe gjithnjë e më shumë kjo kërkesë drejton mënyrën sesi shkruhen recetat, qoftë sepse ne mjekëve na është mbushur mendja se ilaçi duhet përdorur, apo sepse pacientët vijnë, na thonë për reklamën. Dhe ndoshta nuk është mënyra më e mirë për dhënien e recetave. Kështuqë nuk më vjen keq që do të ketë më pak të tilla për celebrexin. Administrata e Ushqimit dhe Barnave thotë se vendimi për të ndaluar reklamat është vetëm një masë kalimtare, që do të thotë se po shqyrton mundësinë për të ndaluar një produkt, që është përdorur nga miliona vetë për të lehtësuar artritin


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.