| Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- njeriu i dashuruar dhe i denuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12499)
mergimi shaktrrimtare i cdo endrre
u bere per ne dhimbje zemre
brigjet perballe,
apo malet fqinje?
kush me shume jeten na e nxiu?
dallget e detit
apo aroma e lisave hijerende,
kush me shume u be plage per ne?
deti i shkumbuar
apo malet,apo rruget me shenja,
kush na beri te vuajme me shume zemra?
litaret neper anije
apo shkembinjte fqinje,
kush na solli me shume plage ne shpirte?
afrimi i detit
apo vesa mbi barin e njome,
kush beri me shume syte te lotojne?
cdo kush u nis per nje shprese,
morri me vete nje enderr,
nje kujtim,t'kaluaren per t'kujtuar.
shume kush su kthye me
trupi i tyre u shua
mergim te mallkofte zoti,
ne cdo cep u bere burim loti.
vuajtje solle tek cdo njeri
na mbeshtolle endrrat me erresire,
hena e cmendur perballet me rete
me mandilen e zeze te nates,
pret qe te zbardh drite.
mergimtari lufton per jeten
shpreson te kthehet nje dit...nje dite.
Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
E di...cdo fillim e ka nje fund
si zjarri qe shuhet ne syt e perzhitur
vallezojme me humbjen e ketij casti ti dhe une.
Ndjenja nuk eshte perjetesi...
ma thua gjithnje e me shume,
asgje vec perkohesise tende se ka mbushur unin tim.
dicka thelle singlon thelle ne shpirte...dil!!!...
Me dil prej shpirtit,e me ler bosh...
te ndryshoje dimensionet e qenies time.
me jep aq kohe sa te ngrihem serish.
helga flm shume lal...
engjell thnx rrusho
oh...nate e gjate....
e rrethuar nga pasioni
mes puthjesh te zjarrta
qe te vdekurin zgjoni,
pastaj heshtje
[COLOR=blue]qetesi....
ti flije e shkujdesur
tamam si femi.
floket e tu te shprishur
si deti ne stuhi
trupi i bardhe...mermer
e tera mrekulli
djersa te shendriste
akoma ste ishte thare,
si statuje perendeshe
lare me margaritar.
oh...nate e pare
nate e dashurise
ne gjume apo zgjuar
ne mes te mrekullise
gjume s'doja te flija
te shihja me lakmi
si luan i uritur
ne gazelen e tij.
por une nuk te zgjoja
dhe pse kisha deshire
prisja mengjesin me ty
per tu shkrire.
oh...nate e gjate
ne gjume mos me ftoh
dua te rri zgjuar
ti po deshe shko....
buzqeshja jote si pelhura
penelopes me josh
me mundon ankthi yt
ne makthet e mija
per kohen e fikur
dhe endrrat e kryqezuara
Ikja ime e ndrydhur
ne pritjen tende ndez faret e vjetra,
atje ku shuhet dallga
e lind furtuna qe copton qenien e shkuar.
shuhem ne buzeqeshjen tende
varrosesh ne te ardhmen time
dhe itaka ime pa ty
eshte vec nje det pa brigje.
shume e bukur niku komplimente
edhe sot nuk harrova te mendoje
kohen e shkuar si nje figure e permbysur
ktheu e me gjeti prape te njejtin
dhe vjeshta njomi duarte ne heshtjen time.
po sa i erret qielli ne mes te dites
asfalti,vija e bardhe pemet perreth
parmaket e thyer
me permendin fillin e nderprere te jetes.
kush do me ndihmoje?
ende nuk e di!!!
dhe vjeshta solli zerat e te vdekurve
ne endrrat tona,
dhe kumti i tyre
na dorezoi tek gjumi.
fjalet qe nuk i thashe
vdesin bashke me diten
mundohem te prek levizjen
por eshte hije...vec nje hije.
ulur mbi krahet e shpirtit tim
ndersa moshes i kepuse lulet,
nostalgji ndjej ...
dhe se si te harroj shume gjera duhen.
dhe ne thellesi te qiellit blu
ndjej se po afrohet fundi
hera-eres mendja tretet diku...
atje ne pafundesi.
nga kjo e ardhme e panjohur
te reflektoj per kete bote
per ate qe dua te rigjej
mendova se si te gjitha ti le.
vec nje cast me pare realitet
cdo te beje ti po te humbisja
ne kete horizonte?
sa do doja te fluturoja..ne pafundesi
sdi pse dhe nganjeher ndihem bosh
se di pse e ndiej te vdes per ty
te shkosh nuk te lejoj ne pafundesi.
dhe shpresoj akoma
qe mund te gjej nje vend
ku ti te prehesh ne perjetesi.
vdekja me troket ne gjoks
me nje ritem te terbuar
me terheq fort dhe me rrembim.
kerkon dhe endrrat te mi trese.
pyeta zotin:
c'eshte fjala dashuri?
ai me tha nuk e di
pyeta qiellin
ai leshoi shi.
pyeta diellin;
ai e shkriu fjalen time
e beri hi.
pyeta henen
ajo me la ne vetmi
pyeta yjet
ato u shuan
pyeta zemren tende
ajo shume u gezua dhe me tha;
dashuria eshte jeta...jetoje
jeta eshte dashuria provoje.
Citim:
Po citoj ato që tha atiola
shume e bukur niku komplimente
meqe thua nuk te pershendes po te jap edhe nje puthje te faqja
| Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.