Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 46 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sekretet e veshtira per tu ruajtur...?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12722)


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Dhjetor 2006 - 08:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina

Numri nuk eshte sekret, se banka e din. Por,numri i pin nuk eshte hall, qe te bren, qe te mundon.

Ndersa une mendoj qe njeriu (jo qe duhet te hapet), por ka te nevojshme te nxjerre sekretet e medha, te cfaredo lloji qofshin ato. Madje sekretet me te medhate fare ulerijne qe te humbasin statusin e fshehtesise, dhe ulerima e tyre dallohet mbi te gjitha ulerimat e mini-sekreteve.



hahahaha Atehere e dashur pse e mban sekret nr pin dhe s'ja tregon kujt ti?Eshte personal i joti apo jo?
Sekretet mund te jene te shumellojshme jo vetem qe te brejne apo jo?
Me thuaj ti kush quhen sekrete?

Une e thashe jo qe njeriu nuk duhet te flase , te shprehet ,i rrefehet dikujt por deri ne nje cak.
Ti me thua qe nje njeri ka te nevojshme qe sekretet e medha ti nxjerri dhe nga ana tjeter qe jo te hapet. Nese nxjerr sekrettet e tij te medha dmth qe ky njeri eshte hapur komplet.
Ne zemer hapet vetem bostani thone..Ti i hapesh kujt ashtu?


Postuar nga Balerina datë 03 Dhjetor 2006 - 09:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


hahahaha Atehere e dashur pse e mban sekret nr pin dhe s'ja tregon kujt ti?Eshte personal i joti apo jo?
Sekretet mund te jene te shumellojshme jo vetem qe te brejne apo jo?
Me thuaj ti kush quhen sekrete?


Ai sekret iu eshte hapur dickaje, se makina ne te cilen ajo karte kalon cdo here qe une e perdor e njeh ate numer, e di qe ai numer eshte i imi, madje fare mire ate makinen mund ta krahasojme me ate personin qe njerezit e kane te nevojshme t'i tregojne sekretet e llojeve te tjera.
Po lexoja firmen tende "the human mind can only stand so much" dhe mendova, "a human soul can only carry so much [secrets]". Nuk e di ne me kupton se per cfare sekretesh e kam fjalen. Ato ne te cilat perfshihen edhe ndjenjat...se nuk ka ndonje lloj ndjenje lidhur me numrin e kartes se creditit, apo jo?
Ndersa, kur them qe sekretet jane veshtire per tu mbajtur, dhe njeriu e ka te nevojshme te shprehet diku, me "diku" nuk nenkuptoj qenie te tjera njerezore. Mund te jete nje leter, ditar, ditari ketij forumi, apo dhe forumi vete. Njeriu e ka me te lehte t'i hapet nje personi qe nuk do ta takoje kurre, se sa nje te njohuri. Une, i hapem letres, dhe ditarit, kurdo qe e ndiej te nevojshme. Te kuptoj kur thua ka nje cak, se jam vete njeri i tille(though).


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Dhjetor 2006 - 01:40:

Po pra balerina kur ti i shprehesh ditarit tend, respekton veten, privacine tende,sepse s'do te biesh ne gjykimin e dikujt tjeter qe kurre s'do te kuptonte ty si vetvetja jote.Pra njeriu me ruajtjen e disa sekreteve respekton privacine e tij dhe veten e tij.

- Jam dakort me nje pike qe ke thene me pare qe dhe sekretet kane nje date skadence, kane vertet,atehere kur jane afer vdkjes,qe s'kane peshe me keto sekrete per ate njeri.
- Nese do tregonte gjithcka c'do i ngelte per veten me pas?

Hallet familjare,shoqerore,bashkeshortore,ciftore ka gjithkush. Keto qahen,tregohen merren keshilla, mendime,por sekretet qe duhen te jene sekrete duhet te mbesin te tilla.


Postuar nga frojdesha datë 05 Mars 2007 - 14:41:

sekretet.............

mendoj se sekretet jane te veshtira per tu ruajtur sepse nje njrei qe nuk di te mbaje nje sekret te vetin dhe ia tregon te tjereve tregon se ai eshte i pari qe nuk di te ruaj sekretin e vet dhe imagino pastaj te tjerve qe ua tregon............Mendoj se cdo njeri i cili deshiron qete tregoje nje sekret te vetin,perpra se ta tregoje duhet qe te marre parasysh cdo gje qe do te ndodhe me materialin qe ka treguar..........


Postuar nga *Just Relax* datë 18 Mars 2007 - 20:08:

sekretet!

94% e njerezve ndajne pervojat e tyre emocionale me te tjeret,sipas nje studimi te psikologeve amerikan.
Dhe te gjithe kane nevoj te ndajne ngarkesat e tyre emocionale me te tjeret duke besuar se kjo i ben te ndihen me te lire dhe me mire edhe pse studimet e ndryshme kane konfirmuar se nje gje e tille nuk eshte e vertete, sepse per te ndare me dike nje ngjarje duhet te perjetosh te njejtat emocione dhe te njejtat ndjenja te kendshme apo te pakendshme!

MEREPO sipas te njejtit burim personat qe se paku kane nje ngjarje emocionale (mund t'i referohemi si sekret) te cilen nuk e kane ndare asnjehere me dike tjeter rezultojne me rrezik me te larte te semundjeve te ndryshme,krahas atyre qe i ndajne ngarkesat emocionale me te tjeret edhe pse gjate ketij procesi atyre i rikthehen te gjitha dhe i perjetojne dhe njehere ato!


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Prill 2007 - 23:19:

Mendoj qe ne momentin kur dikush humb kontroll atehere ndjen nevojen per te ndare nje "bare te rende" me dike tjeter qe i ka besim, duke shpresuar se duke e ndare kete sekret do rigjeje forcen apo kurajon, apo thjesht vetveten.


Postuar nga kacurrelja datë 05 Maj 2007 - 00:07:

nese s'ta mbajne 36 tuajt (dhembet), s'ta mban asnjeri.

Nese don te vleresosh nje njeri (person) se sa besnik eshte, thuaji atij nje sekret jo shume te rendesishem.


Postuar nga ridii datë 05 Maj 2007 - 00:44:

Re: nese s'ta mbajne 36 tuajt (dhembet), s'ta mban asnjeri.

Citim:
Po citoj ato që tha kacurrelja
Nese don te vleresosh nje njeri (person) se sa besnik eshte, thuaji atij nje sekret jo shume te rendesishem.


Nuk egziston nje i till


Postuar nga kacurrelja datë 05 Maj 2007 - 22:35:

Re: Re: nese s'ta mbajne 36 tuajt (dhembet), s'ta mban asnjeri.

Citim:
Po citoj ato që tha ridii


Nuk egziston nje i till



E po, ti firak nuk e paske kuptuar fort ate cfare kam thene un!!! Sot eshte e veshtire qe te besosh dike per sekrete. Me te vertete qe disa here ndodhesh ne nje situate qe te qash hall me dike dhe ti hapesh me sinqeritet, por ai dikushi sot e shfrytezon bile gjendjen shpirterore, cfaredo lloj sekreti qofte ai. Keshtu nqs i thua dikujt nje gje dhe ai person ta mban dhe ndoshta edhe te keshillon me shpirt e pa hile, te rri prane tamam si mik, atehere ai eshte per tu besuar. Por te tille njerez jane te rralle dhe mezi gjenden sot ne kete bote. Eshte shume e veshtire!

--------------------------------------

Me mire nje qen shok, sesa nje shok qen. 


Postuar nga amor alucius datë 06 Maj 2007 - 01:17:

Re: Sekretet e veshtira per tu ruajtur...?!

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
A e keni vene re kur keni nje te fshtehte perbrenda ,nuk ndiheni mire deri sa ta ndani me dike ? Eshte dicka qe te bren perbrende deri sa ta "share-sh" me dike dhe ne menyre te cuditshme kjo te ben te ndihesh me mire ose me i lehte.
Si mendoni ju per kete?...a eshte e vertete qe njeriu smund te mbaje sekrete ?! Perse njeriu e ndjen gjithmone kete nevoje qe ta ndaje barren e sekretit me nje person tjeter ?



Njeriu ka gjera personale qe disa njerez nuk jane ne gjendje t'i vene ne kontekstin e duhur,e ne keto momente njeriu me mire te mbylle gojen.Mgjth,sekreti i suksesit eshte te rrethosh veten me njerez qe te mbeshtesin,njerez qe gjerat e tua personale s'do i perdornin kurre kunder teje.Ama,nese e ke vene re qe x-person i perflet gjerat e tua private dhe prape vazhdon te ndash gjera me ate person atehere ky eshte gomarllek.
Sidoqofte njeriu duhet te dije te flase kur duhet e te mbylle gojen kur duhet: per sekretet e tua mund te vendosesh ti ama per sekretet e te tjereve duhet te jesh varr ndryshe humbet integritetin.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 46 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.