Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Çfare mund te behet me Shqiperine per ta permiresuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=132)


Postuar nga Keni datë 09 Prill 2003 - 03:22:

Nuk eshte veshtire te behet shqiperia por eshte veshtire te edukosh njerezit qe jetojne dhe e drejtojne vendin ton dhe ata njerez qe do te fillojne ta ndryshojne shqiperine jemi ne emigrantet dhe brezi i ri.
Brezi i vjeter qe ekziston aktualisht dhe qe udheheq ne shqiperi eshte nje brez i edukuar me fukarallek dhe nuk ka per tu ngopur kur prandaj dhe korupsjoni i gelltit shume lehte.
Brezi i ri qe po edukohet dhe po arsimohet jashte shqiperise jane e vetmja horce qe do te filloje te ndryshoj shqiperine dhe kjo ka filluar po do shume koh se e keqja dhe korupsione kane hedhur renje te thella ne ate vend.


Postuar nga ihysa datë 14 Prill 2003 - 23:48:

E di qe e keni qa me lote mo .Po pse ore po te vinim ne ne keto poste nuk do te korruptoheshim .Ne mos per para per femra ,keshtu e ka politika si kurva thone por kushe di si eshte kurve thuj ti ?!


Postuar nga SUNBELOVED datë 15 Qershor 2003 - 04:24:

Shqiperia ka nevoje per njerez si Aldo Moro


Postuar nga qershor13 datë 08 Korrik 2003 - 21:48:

mendimi im

Qe shqiperia te permisohet,duhet ne rradhe te pare qe shqipetaret te behen njerez.....
Ke frike te veshë nje shqipetare ne nje fare pozite se vetem per te vjellur e per te shfrytezuar e ka mendjen.


Postuar nga qershor13 datë 11 Korrik 2003 - 13:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Keni
Nuk eshte veshtire te behet shqiperia por eshte veshtire te edukosh njerezit qe jetojne dhe e drejtojne vendin ton dhe ata njerez qe do te fillojne ta ndryshojne shqiperine jemi ne emigrantet dhe brezi i ri.
Brezi i vjeter qe ekziston aktualisht dhe qe udheheq ne shqiperi eshte nje brez i edukuar me fukarallek dhe nuk ka per tu ngopur kur prandaj dhe korupsjoni i gelltit shume lehte.
Brezi i ri qe po edukohet dhe po arsimohet jashte shqiperise jane e vetmja horce qe do te filloje te ndryshoj shqiperine dhe kjo ka filluar po do shume koh se e keqja dhe korupsione kane hedhur renje te thella ne ate vend.



Ke shume te drejte nuk mund te eci perpara SHQIPERIA me njerez te tille:

Gjyqtari akuzohet për falsifikim të vendimit të tij ndaj pronarit të librarisë “Ada”, që akuzohej për trafik droge

Shpallet në kërkim gjykatësi i Tiranës

Elvis Kotini akuzohet për dhënie të vendimeve të padrejta gjatë ushtrimit të profesionit

ELBASAN- Shpallet në kërkim gjyqtari i Tiranës Elvis Kotini, por deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së djeshme ai ende nuk ka rënë në prangat e policisë. Me urdhër të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Faktit të Elbasanit, 27-vjeçari Kotini është shpallur në kërkim pasi akuzohet për dhënien e vendimeve të padrejta gjatë ushtrimit të profesionit të tij në gjykatën e Tiranës, thanë për gazetën burime të rezervuara të policisë së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit është duke hetuar rreth akuzës që rëndon mbi Elvis Kotinin, 27 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të lartë, gjyqtar në gjykatën e Tiranës.. Burimet thanë se prokuroria e Elbasanit është urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme për të kryer hetime rreth gjyqtarit Kotini. Ky i fundit ishte shkarkuar disa ditë më parë në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së bashku me disa gjyqtarë të tjerë, por çështja në fjalë është ende në gjykatën e Lartë. Vendime të padrejta ishte shkaku i shkarkimit të Kotinit nga detyra e gjykatësit në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Burime të rezervuara thanë për gazetën se shpallja në kërkim e gjyqtarit Kotini lidhet me vendimin që ai dha për dënimin e pronarit të librarisë “Ada”, në Tiranë. Në shtator të vitit 2001 u arrestua pronari i kësaj librarie Baholli, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për pastrim parash, pasi në librarinë e tij u gjetën 300 mijë franga zviceriane. Para disa muajsh, gjyqtari Elvis Kotini e dënon pronarin e librarisë “Ada”, me 4 vjet burg dhe më pas falsifikoi vendimin e tij, duke e lënë atë të lirë, thanë për gazetën burimet e policisë. Po ashtu mësohet se gjyqtari Kotini, (gjyqtar edhe i çështjes Grori) akuzohet edhe për vendime të tjera të padrejta për disa çështje penale që kanë mbetur të diskutueshme. Burimet thanë se ndaj tij gjykata e Elbasanit ka dhënë dje masën e arrestit në mungesë. Kjo masë është dhënë nga kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Bujar Musta. Ndërkohë nuk jepen detaje të tjera rreth shkeljeve të gjyqtarit të shpallur në kërim, por mësohet se dosja në ngarkim të tij është duke u hetuar intensivisht nga prokuroria.


Postuar nga grindavec datë 02 Gusht 2003 - 03:41:

Unhappy tani u mor vesh kjo pune

e gjetet te gjithe

largojme politikanet
pushojme policet nga puna
largojme gjithe administaren publike

i fusim dhe nje tralala pastaj
dhe ne rregull e kemi


Postuar nga grindavec datë 02 Gusht 2003 - 03:44:

Thumbs down per pak sa nuk harrova

i largojme dhe gjithe shqipetaret se nuk jane njerez


Postuar nga krijuesi datë 13 Shtator 2003 - 06:06:

Smund te permisohet dot mor vlla

Cfar te them, per sa mendoj vet esht e pa mundur te permirsohet shqiperia me bresin e atille qe ka kontrall tani ne shqiperi.
Sepse cdo gje e blen leku, nuk ka ligje, askush nuk do tia di per shqiperine kolectivisht, cdo kush sheh interesat e tij private.
Dhe per ta ber me keq, qeveria esht nje mess i vertete, nuk doli dikush qe te mundohet vetem per shqiperine por vetem per chepat e tyre.

Te pershendes
Ervini


Postuar nga grindavec datë 27 Tetor 2003 - 18:07:

deri ketu nuk keni dhene asnje mendim

nuk duhet ky
ai nuk punon
ky tjetri vjedh
ai eshte maskara
ky eshte pederat
ajo eshte k..ve


o shqipetare te brezit te ri!!!!!!!!!!!!

a e kuptoni qe nuk po jepni asnje mendim se si mund te rregullohet shqiperia - sepse nuk keni asnje mendim per te dhene
thjesht keni lezuar disa gazeta dhe po delironi

per te zhvilluar ekonomine duhet zhdukur korrupsioni????

mos more na thate gjera te reja
nuk e dinim kete

per te zhvilluar ekonomine duhet pune???
as kete nuk e dinim tani e mesuam


per arritur tek dhjeta duhet nisur te numerosh nga njeshi
filloni pra numeroni!!!!


si zhduket korrupsioni?
si vehen politikanet ne pune?

beheni kete ne tema te tjera qe kane te bejne me politiken

dhe gjeni ne kete teme nje rruge qe con ne rritjen e ekonomise shqipetare duke u nisur nga situata aktuale dhe jo nga ajo ideale ne mendjen tuaj

te gjithe dine te luajne mire nese kane mundesi te zgjedhin letrat qe duan
problemi eshte te luash me letrat qe te bien

ndonje mendim??????!!!!!!!


Postuar nga DEVIL_GIRL datë 02 Tetor 2004 - 04:03:

per mendimin tim shqiperise i duhen njerz qe ta duan me te vertete dhe jo te mendojne si te vjedhin.pastaj i duhen persona me kompetenta se ata qe ndodhen aktualisht.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.