| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
...duket qe te pelqen lasgushi... por ndihet dhe nje pudrosje e kaderese se hershem.
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
enderr ne kod binar...!
hahahahahah!



.
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Hahahahahahahahahahaha-kam thene une se do te vdes per ty moj Bletushe.![]()
ps:-Mister me fal , por me tundon cdo germe e Bletes,
e ke parasysh kur te vjen frymezimi letrar dhe nuk frenohesh dot?![]()
Ashtu ndodh dhe me mua kur lexoj Bleten time.
Pershendetje.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Me falni, perse eshte fjala, se nuk po kuptoj...
Per te pershendetur ...ju pershendes edhe une te dyjave. Eshte kenaqesi qe me vizitoni ketu. Kjo teme i ka dyert e hapura
Faleminderit
DXP
e paskan fshire endrren ne kodin binar... iiiii, mua mu duk sikur i dhash kuptim te mjaftueshem!
ti mister duket qe flije me endrra... 
endrra do kish mbetur vec enderr ...po te mos e kish kapur enya nga kemba! 


Po flija me sy hapur
Qetesi....
Dielli ulet i lodhur
me sy te urtesuar,
si plakushi mbi bastun.
E ndrojtur hena ngriht mbi tempull,
aromen e mbremjes yjet sjellin tek une.
Dua te dehem me kete qetesi,
Kur lodhja njerzore zbutet e fle si femi.
dhe shpirtrat qeshin e lumturohen
me syte e mbyllur ne boten e endrrave.......
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Qetesi....
Dielli ulet i lodhur
me sy te urtesuar,
si plakushi mbi bastun.
E ndrojtur hena ngriht mbi tempull,
aromen e mbremjes yjet sjellin tek une.
Dua te dehem me kete qetesi,
Kur lodhja njerzore zbutet e fle si femi.
dhe shpirtrat qeshin e lumturohen
me syte e mbyllur ne boten e endrrave.......
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
.
............Floku i vashës
M’u zvordhën dhe neonet…dhe vitrinat;
Dhe dielli që shkëlqen, si sy verem;
Dhe lustra që mbulon e ndrit makinat;
Dhe zonjëzat e lyera me krem.
Do ik…me shpirtin ters dhe të mëritur.
Do bredh…të gjej mamuthët gjithë lesh.
Ç’më duhet mua kjo kapel’ e ndritur,
Që s’di se kush ma rrasi gjer në vesh?
Pas fushave do humbem si i marrë,
Pa ëngjejt krahëbardh’ e syjeshil
Si murgu rason…kohën do heq zvarrë
Kaluar mbi të urtin kalë çil.
S’i dua veselitjet e parajsës!
Më mirë djers’ e dheut në mëngjez
Dhe dehja që më fal floku i vashës
Si lule e jargavanit plot me vesë.
DXP
Ishulli i kujtimeve...
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull heshtjeje
Me lotet derdhur rrethuar
Nje ishull heshtjeje
Me mire per te kuptuar
Me mire Brenda meje per te degjuar.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull qetesie
Qe mendimet e lodhura ne te t’I prehesh
Qe buzeqeshjet e humbura aty t’I gjesh.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull buzeqeshjesh
Per te te thene Faleminderit
Edhe pse me mua I zemeruar dukesh
E di qe naten mes lotesh strukesh
Dhe zemer e jotja me kerkon
Me ze cjerrur qe nga thellesi e saj buron.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull plot per plot me kujtime
Ne menjde,zemer,letra e shkrime
Per te te kujtuar se dikur ke takuar
Dike qe edhe mund ta kesh enderruar.
Po te dhuroj nje ishull
Nje ishull plot per plot me kujtime
Per te te thene Lamtumire………
007
| Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.