Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Manga, Anime E Filmat E Nxjerre Prej Tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14089)
Ndersa kjo eshte pjesa e pare e filmit Meteor Garden i frymezuar gjithmone nga Hanayori Dango. Aktoret kryesor jane Jun Matsumoto( Tsukasa) e Mao Inoue(Tsukushi).
Jun Matsumoto eshte nje aktor shume i famshem japonez i cili fillimisht u be i njohur me grupin hip hop ARASHI.Ne fakt edhe pjesetaret e tjere te F4 (Flowers Four) ne film jane pjesetaret e tjere te grupit. Qe te mos zgjatemi shume Jun ka interpretuar edhe ne nje serial tjeter te frymezuar nga nje manga tjeter- KIMI WA PETTO ose i njohur ndryshe si YOU'RE MY PET/TRAMPS LIKE US
Kimi Wa Petto eshte nje shoujo manga por kete rradhe shkrimtarja e vizatuesja eshte Yayoi Ogawa. Jo aq e famshme por manga per te cilen do flas eshte mjaft interesante.
Ajo flet per Sumire Iwaya, nje gazetare e re dhe e famshme qe ne te njejten dite kur kapoja i saj e ul ne detyre, ish i dashuri qe e donte aq shume i tregon se tani gruaja e tij pret nje femije ( dite menxyre me...)duke u kthyer ne shtepi gjen perpara pallatit nje kuti kartoni. E hap dhe brenda sheh nje djale qe eshte keqtrajtur...i dhimbset dhe e merr ne shtepi per ta kuruar.
Tek e sheh ashtu te plagosur e te pambrojtur asaj i vine ndermend kujtime te femijerise e sidomos qeni i saj Momo. Vendos te mos marre ne telefon as urgjencen e as policine por te kuroje djalin gjersa ky te behet me mire.
E keni kuptuar tashme qe djali eshte personazhi i dyte kryesor i kesaj mange. Ndonese quhet Takeshi Gouda kujtimi i qenit te saj do te beje Sumiren ta therrase perhere Momo. Te dy lidhin nje pakt qe djali do te qendroje ne shtepini e Sumires por do te marre emrin Momo e do te zevendesoje qenin e Sumires ... Ndersa Sumire do ta mbaje ne shtepi Momon meqe ky nuk kishte nje te tille
Ja ku jane Sumire dhe Momo
.
Kimi Wa Petto zgjat vetem 14 vellime... mos u trembni mbarohen shpejt per gjysme ore po te lexosh secilin prej tyre. Nuk do thoja te njejten gje per autoren qe i eshte dashur goxha kohe per ta shkruajtur.
Zakonisht nje vizatues mange i duhet nje muaj kohe ose edhe me shume per krijuar nje vellim...
Ne Japoni botimi i mangave ndryshon nga botimi qe behet ne Europe apo gjetke: Atje vellimi nuk botohet komplet si liber por pjese pjese neper revistat me ne ze te mangave e ketu revistat ndahen me grup moshash
Nuk jua kam thene por ka dhe manga pornografike, per lesbike e gay... i mbrojne mire kalamajte japonezet:p
E sikur te mos mjaftonte ne Japoni cdo faqe e manges eshte me ngjyra e jo bardhe e zi... kursimi ne anet e tjera te botes na lejon vetem kopertinen me ngjyra
Ja kopertina e vellimit te pare
Ndersa tani disa fragmente nga seriali televiz.
Episodi 1 pjesa 2
Episodi 1 pjesa 3
PS. Vini re pak aktoret
E di, e di...
Djali eshte Jun Matsumoto qe keni pare tek seriali televiz Meteor Garden.
Po vajza?
Ajo eshte Koyuki...edhe ajo eshte shume e famshme ne Japoni e jam shume e sigurt qe cdokush mund ta rinjoh ate tek filmi "Samurai i Fundit" i Tom Cruise ku luan rolin e gruas se samurait te cilin Tom vret ne dyluftim.
E shkreta, pastaj detyrohet ta mbaje ne shtepi
Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.