Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14244)


Postuar nga RAIMONDI datë 31 Tetor 2007 - 09:03:

--Edhe sikur tja kishim takatin nuk te lejon evropa --sepse ja bullgaria vetem ka central berthamor ne ballkan dhe po detyrohet ta mbyll sepse evropa ja ka vene si kusht per hyrjen ne EU------dhe nga central berthamor importon energji gjith ballkani-------------por ne jemi me breke neper kembe------e jo te bejm centrale berthamore --se nuk po bejme dot nje tec te thjeshte --dhe parat na i jep BB borxh--se pasurite tona ne emer te privatizimit jua  falim te huajve


Postuar nga IQVLORA datë 31 Tetor 2007 - 16:44:

Idene e dertimit te TEC-ve nukleare e kane propozuar disa kompani private te fuqishme Europiane,si ato franceze e britanike etj.Ato disponojne kapitale te fuqishme per keto lloj ndertimesh.Nuk mendoj se EU do te pengonte ndertimin e tyre.Keta lloj TEC-esh nuk e ndotin ambjentin kur punohet me rregulla teper strike.Aty duhet zbatuar nje displine e rrepte,sepse gabimi eshte teper fatal.Ne shqiptaret permendemi per gabime trashanike,prandaj mendoj se nuk eshte ide e mire ndertimi i nukleareve per energji ne vendin tone.Nqse kemi vendosur te shuhemi si rrace le t'i ndertojne.


Postuar nga briseide datë 08 Nëntor 2007 - 23:07:

Question


Berisha: Central bërthamor në Shqipëri



Berisha njihet me një projekt që synon prodhimin e energjisë bërthamore në Shqipëri
Përfaqësues të kompanive amerikane “Westinghouse” dhe “Camozzi Holding s.p.a” kanë paraqitur projektin para qeverisë


Pasi i kanë raportuar për ecurinë e investimit të tyre në ngritjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit për industrinë bërthamore në Durrës, përfaqësuesit e “Camossi Holdin s.p.a” i kanë prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisë së tyre dhe “Westinghouse” (një kompani e njohur kjo në Amerikë për prodhimin e reaktorëve bërthamorë) për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore. Berisha pasi ka prezantuar situatën energjetike në Shqipëri, me programin dhe hreformat që ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim, u ka bërë me dije përfaqësuesve të këtyre dy kompanive, se qeveria që ai drejton është e hapur për futjen e energjisë bërthamore në Shqipëri. Pasi të vlerësohet dhe të studiohet në mënyrë të gjithanshme problemi, në kuadrin e përfshirjes së të gjitha alternativave për të siguruar energjinë elektrike në vend, do të konsiderohet edhe ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri. Në këtë kuadër, ka sqaruar më tej Berisha, qeveria do të përgatisë ligjin atomik sipas standardeve ndërkombëtare, do të ngrejë strukturat e kërkuara dhe procedurat e duhura. Për këtë qëllim, qeveria do të konsultohet dhe bashkëpunojë ngushtë me Agjencinë Bërthamore të Vjenës.

Më tej, Berisha u ka bërë me dije përfaqësuesve se, Shqipëria do të vazhdojë të nënshkruajë të gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese të panënshkruara akoma; se Shqipëria do të krijojë të gjitha instancat rregullatore sipas standardeve të Komisionit të Energjisë Atomike të Sigurisë Nukleare, të sistemit të kontrollit dhe inspektorateve të sigurisë. “Qeveria shqiptare e konsideron energjinë bërthamore si pjesë të diversifikimit të burimeve energjetike të saj. Ajo synon që në të ardhmen ta kthejë Shqipërinë, në një qendër prodhuese dhe eksportuese të energjisë në rajon”,- ka bërë të ditur Berisha. Energjia bërthamore është vlerësuar si një nga burimet e reja të lëvizjes në botë, por nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka të vendosura rregulla strikte për vendet që përdorin këtë teknologji.


 

Gazeta Shekulli  08-11-2007


Postuar nga bleta punetore datë 08 Nëntor 2007 - 23:13:

Question

Pikerisht, ne 8 Nentor gjeten te ndricojne Shqiperine


Postuar nga Piktor datë 18 Mars 2008 - 01:04:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Idene e dertimit te TEC-ve nukleare e kane propozuar disa kompani private te fuqishme Europiane,si ato franceze e britanike etj.Ato disponojne kapitale te fuqishme per keto lloj ndertimesh.Nuk mendoj se EU do te pengonte ndertimin e tyre.Keta lloj TEC-esh nuk e ndotin ambjentin kur punohet me rregulla teper strike.Aty duhet zbatuar nje displine e rrepte,sepse gabimi eshte teper fatal.Ne shqiptaret permendemi per gabime trashanike,prandaj mendoj se nuk eshte ide e mire ndertimi i nukleareve per energji ne vendin tone.Nqse kemi vendosur te shuhemi si rrace le t'i ndertojne.
Kur ndodhi ngjarja e Gerdecit mu kujtua ky mesazh i Iqvlores dhe besoj se nuk ka nevoje per komente.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 15 Nëntor 2011 - 00:51:

Ky problem ka pak vite ku u kundershtua me force nga qytetaret shkodran dhe nga vendi fqinj mali i zi.Berisha nen urdhrat e qeveris kroate,arriti ne nje pike te gabuar ku vendosi pa voten e parlamentit shqiptar, te ndertohej nje central bethamor ne brigjet e liqenit te shkodres, dhe kjo arriti deri ne degjenerim te situates politike nderkufitare deri sa arriti nderprerja e ketij projekti teper shkatrimtar ne ecosistemin e ultersisres shkodrane ne pergjithesi.Ngrohja e liqenit rrezikonte prej afro 6grade me shume , ku imagjinoni zhdukjen e specieve, qe jetojn ne kete liqen me bollek prej shekujsh,e me shume ky liqen eshte nje nder me te vjetrit ne bote.Ndertime te tille shpresoj kurre te mos ndertohen ne token shqiptare,sepse nuk e meritojm ket energji teper te rrezikshme ndaj nesh dhe eksistences son si rrace, komb.Kemi resurse ujore dhe si shtet njihemi i vetmi ne europe me energji te paster 100 %,pse te dalim nga kjo merite?natyra shqiptare na garanton ne me shum se sa nji sali beish injoranti.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.