| Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Pse njerezit vdesin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1452)
Ik O ue po kta o na mallengjyen fare. Ja ta them un pse vdesin ropt. Eshte e cuditshme po ata njerzit nga ana ime seç kane nje allergji a ku dreqin ta di une se cfare dhe vdesin po te hane fiq. E seç na doli nje i mençur nga ato anet tona me nje klase e gjysem shkolle dhe tha "hengri fiq e vdiq" e opaa e besuan te gjithe. Okej hajt shnet dhe vdekje te kendshme. 
Pse njerzit vdesin??? Pse njerzit duhet te jetojne???
Natyra vet ka vene disa rregulla dhe njera nga keto eshte ekuilibri....
Te vdesim eshte sakrifica qe duhet te bejme per ti lene te tjeret te jetojne..
Duhet qe ne ta braktisim rrugen e ekzistences sone per te lene dike tjeter qe te eci mbi te...
Por a nuk mendoni qe eshte kaq e padrejte???Ndonjehere me duket se eshte nje altruizem i tepruar ky i yni,mgjth e di qe zgjedhjet nuk i bejme ne ....por me pelqen te konsideroj veten pronare te jetes time dhe te zgjedhjeve te mia duke mos dashur te pranoje faktin qe dikush ose dicka na trajton si kukulla ne doren e tij...Sjemi gje tjeter vecse disa manikin qe na kane hedhur ne kete kosh me emrin Bote dhe na kane thene:Luani derisa une tju them STOP!!!
Me pas shume mendojne se vjene nje rruge tjeter ne te cilin duhet te ecim por me ndryshim nga e para ketu nuk ka kufizime,nuk ka tabela qe thone Stop ne fund te kesaj rruge....Une do pyesja se si eshte e mundur kjo,mos valle ky Dikush per te na shperblyer na jep perseri frenat e ekzistences sone ne ate Bote....???
Vdekja vin si pasoje e nje procesi te natyrshem te cilin nuk ka tre drejte ta sfidoje kush. Une do e shikoja pergjigjen tek fati i caktuar dhe riinkarnimi.
ej pse ma fshive postimin. me do shum prandaj...e di une. 
Perse njerezit vdesin??!!
Pyetja ime eshte: perse njerezit lindin???
Qe nje organizem te pushoje se jetuari dhe per pasoje te vdesi,me pare duhet te pergjigjemi perse ky organizem lind.
Per mendimim tim eshte vdekja eshte pasoje e lindjes se nje trupi,detyrimisht fillimi i nje proçesi biologjik qe siç ka nje fillim ne kete rast ka edhe nje fund.....e ky fund eshte vdekja.Thuhet qe nje qenie ndergjegjesohet plotesisht kur arrin ta pranoje vdekjen si nje pjese e proçesit biologjik te caktuar me pare.....
Dhe pikerisht kur qenia me superiore ne shkallen e inteligjences,arrin ta pranoje kete fakt fillon edhe degradohet me plakjen e tij,si pasoje fillon edhe te kaloje ne statuse pak te admirushem siç jane mos patja e kontrollit mbi pjesen derrmuese te funksioneve te trupit...
Nuk ka rendesi nese ty vdekja te merr ne nje shtrat spitali,i qete si lopet indu nen ndonje doze morphine i rrethuar nga dashuria e familjareve qe ne ato momente ,mendimin e pare qe kane eshte akti i noterise qe ti ke firmosur mbi trashegimine........ose thjeshte te jesh i ndergjegjesuar qe vdekja ty te takon,dhe eshte e vetmja gje nga e cila nuk ka shmangje......e rendesishme eshte qe ti te ndergjegjesohesh qe kjo jete eshte tmerresisht e shkurter per tu kuptuar
.
P.s Edhe Krishtit ju desh te vdiste me pare ne Toke e pastaj te ngjitej ne qiell.....e te mendosh qe ishte nje qe bileten e kishte ne klas te pare. 
pse
njerzit vdesin sepse,pas ksaj jete ka nje bote tjeter qe i pret,pergatituni o njerez,punoni mire dhe luftoni te keqen,se vertet denimi do jet shume i dhimbshem per atat qe punojen keq,dhe lumturia do te jet e madhe per ata qe punuan mire.
i panjohur
E pse nuk duhet te qendrojne ne kete Bote por duhet te vdesin qe te shkojne ne Boten tjeter....???
Pse a nuk eshte me mire kjo Bote ,ku sido qe te sillesh nuk ka njeri qe te te gjykoj nqs veprove mire apo keq...???
A nuk eshte me mire te jetojme ne kte Bote ,pa dashur te sakrifikojme asgje per te fituar nje vend ne parajsen apo ferrin tokesor???
hmmmmmmm
nje shkencetar i madh thot,njeriu behet i ditur ather kur ai kupton qe ai nuk di asgje,une po te jap rastine eliderit te grupit (quen) fred mercury ne castet e vdekjes ai ka thene,me mire do ishte te jetoja nen hijete pemes kembet me balte atje ne afrike,sesa te jetoja ne kte jete te piste.ca i duhej me shume FREDit ai pasuri kishte,fame po ashtu,bente gjithcka qe donte,ti flet per veten tende se je mire,po ata qe jan ene afrike qe po vuajne,kush mendon per ta?jane mire ne kte bote ata?ata nuk jan njerez te jetojne si puna jote?mos te jetojne ne mizerje,PO ai naten fle rruges neper shi dhe ai mire eshte ne kte bote...?
vazhdim
po ai qe eshte jetim,qe i ka vdekur familja dhe ai duhet te jete miore ne kte bote...?i burgosuri,i vetmuari,?nje njeri qe ka punuar gjith jeten e tij vetem mire ne kte bote,i erdhi fundi vdiq,Nje kriminel qe vrau gjith jeten e tij dhe beri keq,i erdhi fundi vdiq,te y te njetin perfundim,pse nuk duhette marre ky njeriu mire shperblim,ku do e marre?krimineli ku doi e marre denimin...?)
ME RESPEKT
i panjohur
Nuk dua te diskutoj bindjet e tua nqs ekziston ose jo jeta pas vdekjes....Ti thua se duhet te vdesim per te fituar perjetesine por kete te fundit nuk na i verteton askush qe ekziston ...
Mendon se nqs dikujt jeta nuk i ka ofruar te njejtat mundesi si shume te tjereve atehere ky njeri duhet te vrasi veten???
E di cfare ???Nuk mund ti varim shpresat ne dicka te panjohur ,e vetmja gje qe na ngelet ne dore per te rifituar ato mundesi qe jeta nuk na i dha ose na i mori eshte vetem te luftojme....Vdekja eshte opsioni i fundit qe duhet menduar por ky ngelet si opsion per humbesit...
| Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.