Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)


Postuar nga ~Enigme~ datë 28 Shtator 2007 - 19:29:

Miqesia e vertete? A matet shoqeria dhe nqs po si?
Cdo njeri ka parametrat e veta. Uf ne kalojme ne ndryshime, eksplorime pra kur ne ndryshojme dhe shoqeria ndryshon. Per mua rendesi ka qe kur kam nevoje miqte e mij me gjenden afer. Nje shoqeri eshte e bukur kur te pershtatet dhe nqs arrin ta shikosh si dicka te kendeshme pa i vene nje perkufizim te perjetshem. Me thoshte dikush se kur terheq njeri tjetrin pas vetes nuk ben gje tjeter vetem ndrydhjen e shpirtit dhe kam arritur te kuptoj kete. Bris leri dyert e hapura per shoqerite dhe do te shohesh se do kesh nje trafik te bukur...nje trafik me shpirtra te lira.


Postuar nga kotka datë 28 Shtator 2007 - 19:49:

Megjithate nuk do te thote se miqesia te ben te lumtur, te ben te lumtur per aq kohe kur portat jane te hapura nga te dy palet, kur njera porte mbyllet, tjetra mbetet e hapur si hipokrite..........


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 20:35:

Lightbulb

Miqesia e Vertete e Sinqerte Ekziston!!

1.Une sot festova me miken time ditelindjen e 6-te te Miqesise tone.

Ne keto 6 vite Miqesi kemi qene gjithmone me njera-tjetren ne momente gezimi apo dhe lotesh.....Gjithmone kemi qene te hapura me nj-tj,nuk e kemi genjyer asnjehere nj-tj,absolutisht i kemi bertitur dhe qortuar nj-tj kur e kemi pasur gabim dhe te dyja bashke jemi munduar te "korigjojme" gabimet ne vete.

Nje mik apo mike e mire nuk eshte ai qe te mbeshtet gjithnje ,qe eshte gjithnje dakort me ty ....absolutisht. Nje mik/e i/e mire eshte  ai qe te qorton atehere kur duhet...

Po flas per Miqesine time per te thene qe : Po.Miqesia e vertete ajo realja ekziston,mjafton qe te lesh portat e hapura ( sic tha dhe Enigma) dhe patjeter qe nje shpirt miqesor te vertete do e takosh ne jete.Nje zhgenjim ne miqesi nuk duhet asnjehere te sfumoje shpresen tone qe nje dite do te takojme miqesesine e vertete, nje zhgenjim ne jete nga nje mik/e nuk duhet asnjehere te sfumoje mendimin tone se  miqesia e vertete nuk ekziston.

Une besoj prandaj dhe tjeret besojne tek une!

Une jam mike e dikujt prandaj edhe ajo eshte mikja ime!

Para se te kerkosh miq,duhet te perpiqesh te jesh ti vete nje mike e mire.

Asgje nuk duhet ta kerkojme tek te tjeret, gjithcka duhet ta fillojme nga vetja.

2. Une besoj edhe ne miqesine virtuale,sepse kam nje miqesi virtuale prej 4 vitesh me nje te huaj...Nuk ka gje me te bukur se sa here qe hap nje ad.e-m e di qe aty patjeter do te lexosh nje e-m qe flet per diten e dikujt , do lexosh nje poezi kushtuar ty, nje kartoline shkruar per Ty...

Per mua Miqesia eshte e Shenjte!

 

 

 

 

 

 

 

 


Postuar nga SEXI datë 29 Shtator 2007 - 13:57:

Miqesia e vertete eshte si shendeti nuk dime ta çmojme per aq kohe sa e kemi...
Miku i vertete eshte ai qe vjen kur te tjeret ikin...
Babai me thoshte gjithmone: "Nese ne çastin e vdekjes ke 5 miq te vertete,atehere ke jetuar nje jete fantastike"...
Nese gjithe miqte e mi do te hidheshin nga ura,une nuk do te hidhesha ...do te qendroja poshte saj qe te mund ti prisja...
Mikun e vertete mbaje fort me te dy duart...
Miqesia eshte 1 mendim ne dy zemra...
Te gjithe e degjojne ate qe ti thua.
Miqte degjojne ate qe ti tregon.
Miqte e mire degjojne dhe ate qe ti nuk thua...
Miku eshte ai qe njeh kengen e zemres tende dhe mund ta kendoj dhe kur ti ia ke harruar fjelet...
E erret dhe e frikshme eshte rruga pa driten e sinqerte te miqesise...

Pa miqesi,une nuk jetoj dot...


Postuar nga atiola datë 29 Shtator 2007 - 18:09:

Re: Miqesia

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Sot zbulova qe miqesia e vertet nuk egziston...


Kisha deshire te dija mendimet tuaja : C'eshte miqesia?

Egziston PER JU miqesia e vertete ne ditet e sotme?Si e dalloni ate?

Sigurisht flas per ate realen,po pse jo,edhe miqesi virtuale,mendoj shume prej jush i besojne!

C'eshte dicka qe s'do te kishit deshire t'ju bente nje mik,dicka qe kufizon besimin?

Faleminderit



per tu ju pergjigjur pyetjes tende miqesia existon
a mund te kemi besim te plote ketu ehste problemi]

per mua ajo cfare do doja te mos me bente nje mik
mos te hiqte ate besim qe kam ne te mos te tregonte te gjitha cfare une atij i besoj


Postuar nga Mister_DXP datë 29 Shtator 2007 - 20:30:

Re: Miqesia

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Sot zbulova qe miqesia e vertet nuk egziston...


Kisha deshire te dija mendimet tuaja : C'eshte miqesia?

Egziston PER JU miqesia e vertete ne ditet e sotme?Si e dalloni ate?

Sigurisht flas per ate realen,po pse jo,edhe miqesi virtuale,mendoj shume prej jush i besojne!

C'eshte dicka qe s'do te kishit deshire t'ju bente nje mik,dicka qe kufizon besimin?

Faleminderit



o Bris, ajo eshte, egziston. Dicka ka  ndodhur tek ty, ose ne miqesine qe ke pasur ti. Ndoshta nuk ke zgjedhur mikun/en e vertete, Ndoshta vetem ti ke ngritur ndjenje mbi nje relacion dhe partneri nuk ka qene i predispozuar, prandaj edhe thuhet shpesh qe duket ta zgjedhim shokun, apo shoqen.

Neser ti do te njohesh njerez te tjere sigurisht dhe midis tyre do te kete nje njeri qe te jete i pershtatshem per ty.

Problemi eshte qe sa me shume plage te marrim aq me te kujdesshem behemi ne zgjedhjen e shokut. Kjo na sjell ne nje kohe momente depresioni dhe moskenaqesie te pergjithsheme.

 A duhet te shpresojme? Po sigurisht

Miqesia e vertete egziston!


Postuar nga Enya datë 29 Shtator 2007 - 21:33:

Post

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Sot zbulova qe miqesia e vertet nuk egziston...


Kisha deshire te dija mendimet tuaja : C'eshte miqesia?

Egziston PER JU miqesia e vertete ne ditet e sotme?Si e dalloni ate?

Sigurisht flas per ate realen,po pse jo,edhe miqesi virtuale,mendoj shume prej jush i besojne!

C'eshte dicka qe s'do te kishit deshire t'ju bente nje mik,dicka qe kufizon besimin?

Faleminderit




-Miqesia eshte nje ure jashtezakonisht e gjate, qe lidh dy botera shpirtrash

te ndryshem.(ENYA)

-Ka existuar dhe existon, vetem se ky "udhetim" i ures se gjate deformon

miqte, e u shnderron dhe trupat, fytyrat. Pra, miqte nuk mbetet te njejtet.


-Eshte e lehte te dallosh formen qe merr nje bisede, elasticitetin qe peson

fjala kur dialogon me mikun(miken) apo dhe kthjelltesi e syve te miqve.


-Kur nje miqesi mbaron, ka vetem kryqezime shikimesh. Syte tradhetojne

e bien perdhe` shikimi i mikut(mikes) e fytyra i skuqet mikes (mikut)

kur ajo(Ai) te genjen sy per sy(kete kam vene re tek fundi i miqesise sime).


-Oh, cka do deshiroja une nga nje mike e mire reale?! -Te mos behej prehe

e thashethemeve te botes. Te ishte e sinqerte para vetes se saj fillimisht

pastaj para meje. Te mos ishte interesaxhije. Te mendonte pak edhe per

personin tjeter me te cilen e lidh miqesia(pra mua). Dhe te dinte te thosh

faleminderit apo me fal. Ashtu sic di une te falenderoj apo dhe te kerkoj te

falur. Te mos dyshonte kurre tek une, ashtu sikurse kurre skam dyshuar ne

te. Pra Te Ishte Vetvetja e Saj.


-Miqesite, ashtu sic lindin, jane te destinuara qe te vdesin nje dite.Po ashtu

sikurse qenia humane, nje dite lind dhe nje dite do te vdese.

Pra, gjithcka ne kete bote e ka nje fillim & nje fund. Gjithcka varet tek fundi,

pasi lindjet nuk jane te parashikuara kurre, pasi asnjeri nga ne te dashur

miq, nuk e luan dot rolin e Zotit.


Enya.


Postuar nga IQVLORA datë 01 Tetor 2007 - 22:07:

Miqt e mij t'ju then edhe une nja dy fjale nga eksperienca ime:

Jeta ime gjysem shekullore me ka bere qe te kem eksperience ne keto probleme.I lexova shkrimet tuaja te gjitha,por do t'ju thosha se kjo bote eshte ndertuar mbi interesa dhe ne sigurisht i ndertojme shoqerite dhe miqesite mbi interesa afatshkurter dhe afatgjate.Ashtu si edhe ju Briseide apo ndonje tjeter ketu edhe mua me ka ndodhur te zhgenjehem nga miku im me i mire(ashtu e kisha menduar),te cilin e kisha ndihmuar ne momente teper te veshtira per te.Ai qe vertete eshte nje mik i mire e zemerbardhe nuk te hedh poshte asnjehere,sidomos ne situatat me delikate per ty,kur te duhet qofte edhe nje fjale e ngrohte prej tij.Deri nga vitet '85 pata nje mikun tim me te cilin na ndante vetem gjumi i nates.Ne vitin 1985 dicka e rende me ndodhi(pushteti kriminal komunistt me goditi keqazi).Vura re qe my best friend po largohej nga une(ishte kamunist).Gjate nje debati per probleme pune ai padrejtesisht me akuzoi,por une e vura me shpatulla per muri me argumenta.Nga qe u zu ngusht,sepse debati behej ne nje rreth shokesh pune m'u drejtua me fjalet:''E di kush jam une(dmth qe une jam komunist dhe ti je i prekur nga regjimi?''.Po e di i thashe,kisha kujtuar se ishe miku im me imire,por tani e mesova qe je nje mut-muti 400 breza.Edhe qendrimi i shokeve te tjere  ishte teper kritik karshi tij,por ai xhins as kuqet e as verdhet.Kur i vdiq i jati i shkova per ngushellim.E lashe ndeshjen Flamurtari- Barcelona(ndersa te tjeret shkuan ne stadium) dhe shkova ne varrim,ndersa mua me vdiq vellai 28 vjec dhe miku im nuk u duk.Kam plot momente ku jam zhgenjyer.Per ne qe jetojme jashte Shqiperie ne mardhenie me te huajt,por edhe me patriotet tane duhet te jeni te kujdesshen e korrekt ne mardheniet me ta.Sot ne kohen ne te cilen jetojme kane ndryshuar edhe vyrtytet tona te mira shqiptare.Dikur thuhej se me mire eshte te kesh nje mik se sa nje ciflig,ndersa sot thuhet me mire nje ciflig se sa nje mik.

Ju uroj te gjitheve shendet dhe studjoini mire miqte qe beni,ne menyre qe te mos zhgenjeheni.Une per vete nuk i besoj askujt.Gjella me kripe e kripa me karar themi ne nga Vlora.


Postuar nga kotka datë 01 Tetor 2007 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
.Gjella me kripe e kripa me karar themi ne nga Vlora.


Po pse o vetem juve nga Vlora e thoni?????

Edhe mua me kane tradhetuar ca nga halli e ca nga malli, por nuk mund te themi se nuk ka miqesi.  Edhe ata qe na kane tradhetuar, prape e dine shume mire ku ka ekzistuar nje mik i mire dhe e ndjejne akoma ate aromen e bukur te miqesise.

Ne fillim vjen fjala mik, pastaj tradhetar............


Postuar nga SEXI datë 02 Tetor 2007 - 13:46:

Eshte edhe nje shprehje: "Me mire nje qen mik,sesa nje mik qen"...


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.