Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16291)


Postuar nga diabolic datë 06 Shtator 2008 - 04:21:

Dite e mjergullt ish
nga ato dite ku asgje ste hyne ne sy
por midis qindra fytyrash
une te pash vetem ty
Kam mall shpirt per ate puthje
per ate perpelitje shpirtrash pa fund
dhe nga deshira per tu treguar i forte
embelsisht lotet perkund.
Dashuri e marre e jona
eh e marra dashuri
qe lindi neper mjergull
e merr fryme neper poezi
Ne nuk ishim poet
as varg , as fjale , as rime e thyer
ne ishim dy te cmendur
qe kishim dashuri per te shkembyer.
E shtrenjta ime sa te dua
fryma ime , e imja jete
te premtoj o poezia ime
dite me mjergur serish do kete .


Postuar nga diabolic datë 07 Shtator 2008 - 18:48:

Ti shkon e vjen
si mirazh ,iluzion i embel me genjen
vjen te une , me puth pastaj shkon
ne magjin e nje puthje pasionin kerkon.
Une se di
jam une qe jam i cmendur , a je ti ?
Jam une qe te kerkoj duarlidhur
a je ti qe ndalon duart per tu dridhur ?
Nisem neper rrugen tende te paarritshmen kerkoj
e di qe sdo ta arrij kurre por perseri tentoj.
Ti , ti me pret e buzeqeshur gjithmon
e me krahet e tua nga bota me mbron
E duarlidhur me ty duart me dridhen serish
e nese ti me do une do te dua njeqindfish.
E njeqind fish do te te kem perendi
ndersa ti shkon , ndersa vjen ti.


Postuar nga Enya datë 07 Shtator 2008 - 22:28:

Post

Une shkoj dhe vij,

Ftesen per Ty kam ne duar;

Ne me do vec ti,

Tek ty kam per te ndaluar...

 

Nuk me frikson asnje rruge,

Per te arrrit ne shpirtin tend;

Edhe neper gjemba une vrapoj,

Per ty behem shpend!

 

Fluturoj, vrapoj, nuk lodhem, dashuroj!

 

Kesaj here perfundimisht,

Ndjenjat do frenoj!

Ne krahet e tua te pushtetshme,

Do te vdes nje dite!

Ndaj eja ne darsmen time...,

Vetem eja! Shpirt...



 

Enya, september 07/ 2008

1:26 pm 


Postuar nga Demokrate4ever datë 07 Shtator 2008 - 23:21:

Eshte kenaqesi te lexosh dy shpirtra poetike si ju.
Urime Enya dhe Adi per temen.


Postuar nga diabolic datë 08 Shtator 2008 - 23:19:

Oh e shtrenjta ime
ti je gjithcka qe une ndjej
dhe neper rruget kesaj jete
mund te kem gjithcka, vec si ty nuk gjej.
Nuk eshte e lehte te belbezosh
ne cdo hap qe une hedh
e nese endrrat nuk me ngrohin
une perseri endrra vazhdoj e vjedh.
E nese rruget jane me gjemba
e nese kembet jane gjithe gjak
une drejt teje vazhdoj te heci
le te digjet bota flak.
Jepma doren e shtrenjta ime
te ngjisim bashke kete altar
e te betohemi perpara zotit
qe asgje e askush ska per te na ndare.
E le te ftojme ne tonen dasem
engjej , djaje e mekatar
e kush guxon te na prishi dasmen
vete dashuria ka per ta vrare .
E shtrenjta ime , e imja enderr
me vellon e bardh dua te te shoh
se nuk ka zjarre te na djegi
se nuk ka dimer te na ftohe.




Ps: Deno faleminderit , kiss mikja ime...


Postuar nga kotka datë 09 Shtator 2008 - 00:15:

Vetem urime te dyve.

Diabolik me pelqeve shume persa i perket asaj qe shkruan rreth monotonise


Postuar nga Zani datë 09 Shtator 2008 - 16:10:

Ju Lumte te Dyve!

Sdi si tju falenderoj .....
shpirti me pushon sa here qe u lexoj ....rrofshi e gjithmone shkrofshi....veq drite paqi gjithmone!

Zani ...i Juaj Mik!


Postuar nga Enya datë 10 Shtator 2008 - 20:12:

Post

I ndjeva fjalet gjer ne palce,
Me kulloi shpirti vec mall!
Ti do vish ne darsmen time,
Si i ftuari im i pare.


Tjeter dhenderr ne krahe kam,
Zemren vec te ty e ndjej...
Ne me gjesh pa vene kurore,
Priftit hallin ja rrefej...


Engjej, djaj dhe mekatare,
jane verbuar krejt tani!
Une dashuroj si e marre,
Dashuroj vec syte e tu!


Eja shpirt! E ne me gjesh
veshur nuse, plot flori...
Zemren do ta kem te veshur,
Me nje vello krejt ne zi.


Jepma doren, jepma zjarrin!
Te vallezojme dhe neper shi;
 
me  ka torturuar malli...
Te jemi prane, te jemi NJI.


 

Love, Enya

september 10, 2008

 

ps: Zani, Kotka, Demo, flm...


Postuar nga Enya datë 18 Shtator 2008 - 01:31:

Post

Mos u lodhe duke me pritur?

Kush zemren ta rrembeu TY?!

Apo vjeshta shpirtin tend zhveshi;

Sic po zhvesh zemren une tani?

 

Fjalet sa shpjet qe mbaruan.

Si qiriri deshira u tret...

Ne me dhembte mua shpirti,

Ti u lumturofsh perjete!

 

Une dinake kurre skam qene,

Nuk e njihja xhelozine;

Ty te puthja duke te dashur,

Ndersa TI shijoje Marine...

 

Te kam falur cdo gabim,

Cdo lendim qe me ke bere.

Nje jete s`te mjaftonte per mua,

Me ke thene shume here.

 

Ndaj vetem eja ne darsmen time,

Veshur me kostum te zi.

Eja ne kete jete shpirt,

Jo perrallash, ne gjithesi!

 

Une s`u besoj legjendave.

As shtrigave qe bejne magji.

I besoj vec ndjenjes sime

Qe te deshti qe femije...

 

Fryme, s`marr dot. Vec eja shpirt!

Amanet, eja nje here!!!

Te te puth me pare se dhenderrin;

Te dehemi prej trupave tane te mjere...

 

Love Enya, september 17, 2008.

ora 4: 29 pm

 

 

 

 


Postuar nga diabolic datë 20 Shtator 2008 - 02:25:

Humba edhe une ne rutinen e qenies larg teje
e me mijra peripeci luftova qe te te mos humbja
Te te humb ty eshte si te humb shikimin
te te humbesh ty eshte si te njihesh me mjerimin.

Nuk do te lodhem kurre duke te te dashur
edhe atehere kur te mos te kem me fryme per te marre
edhe nese bota do te jete e gjithe nje varre
edhe nese trupin do te ma digjnin ne zjarre.

Ti e di kam pasur qe ne filiz nje te metè
kam bere gjithmon nje hap perpara e dy mbrapa
prandaj jam kaq pafundesisht afer e kaq tmerresisht larg teje
prandaj jam fundi i arsyes dhe fillimi i nje ideje.









Ps:Sorry e dashur enya por kam qene jashte shtepise dhe skam pasur mundesi per te shkruar.
Te kam xhan Adi


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.