Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 20 Tetor 2008 - 06:46:

Mos...!!!

Mos me kujto me kurre,
se me lendove thelle ne zemer,
sot s'je me si dikur,
mos me thirre me as ne emer..

Mos mos ma fshi as lotin,
lere te qete te pikon,
mos e lute me as zotin,
s'mund askush te me ndihmon.

Mos mi shero me as plaget,
qe tash kane zen vend,
mos te lutem, mos ma prek shpirtin,
lere edhe me shume te me dhemb..


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 25 Tetor 2008 - 22:13:

Shiu i natës...

E vetmuar në dhomë mendoja,
në tërë rrulluzin lundroja,
shiu i natës pikonte ngadal..
si një instument për mendime...
Cigarja ime në buzët e mia,
tymoste dhe bëhej shkrumbë,
kurse unë mendoja gjithçka...
Atmosferë e improvizuar,
shiu pikonte e nuk ndalej..
Cigarja ime veç shkrumbohej,
e nuk e vëreja aspakë.
Por vetëm mendoja e mendoja
se nëpër parajsë jam nisur..
Errësira dominonte në dhomën time,
vetëm një qiri i vogël më bënte dritë
dhe ushqente mendimet e mia...


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 25 Tetor 2008 - 22:14:

Kam ëndrruar...

Kam ëndrruar gjithmonë,
një gjoks ku të lë ujëvarën
e lotëve të mi...
Kam ëndrruar gjithmonë,
një sup ku të mbështetëm
kur të ndihem e lodhur
e pafuqishme...
Dua një palë sy,
që veç dhimbjes
të shprehin edhe gëzimin...
Dua një zemër,
që di të falë një zemër,
që ta njohë fort mirë gjuhën e zemrës...
Dua një vend ku ujëvara
e lotëve të mi, të ruhet me përkujdesje..
Nuk dua ta paraqeshin,
ta shikojnë me mospërfillje!
Dua të ndjejë veç dhimbje,
ndoshta as dhimbje.
Asgjë nuk dua!
Dua të mbështetëm tek një lisë
dhe të rri vetem,
vetem të tretem..!?


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 25 Tetor 2008 - 22:15:

Dashuria në Poezi...

Sa bukur është kur dinë
t'i shkruash dashurisë,
sa rrjedhshëm dalin
vargjët e poezisë...

Sa me knaqësi i lexon
vargjët kur shkruhen,
shpirti të gurgullon
nga fjalët që thuhen...

Sa me gëzim zemra i ndjen,
kur dikush është në dashuri,
sa ëmbël tingëllon
dashuria në poezi...

Edhe më shumë të bëjnë
që të dashurohesh,
sytë veç lexojnë e zemra
brenda i ndjenë
edhe më shumë gëzohesh...

Dikush dashurinë e shpreh në sy,
dikush në këngë e poezi,
megjithatë,
lum kush dinë të dashuronë
e mjerë ai që s'di,
sepse pa dashuri s'ka jetë
as jetë pa dashuri...!!!


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 28 Tetor 2008 - 07:33:

Lotë, dhembje, mall...

S'e di vallë, a të gëzohem
apo të hidherohem!
Diçka më thotë po,
pastaj kthehet e më thotë jo.

S'i të bindem që tash më s'të kam,
e kjo jetë e poshtër çfarë më duhet?
Me ty gjithçka isha, e tash një hiç jam,
dhembje që s'përshkruhet!

Zemra brenda më qan dhe hesht,
mundohem t'ia them një fjalë..
Oh! një fjalë, një urim nga unë ai pret,
o zot më jep forcë diçka nga goja ime të dal..?

Tani më e di,
që edhe ai ka dikë si unë..
Kështu s'desha të marr fund, por ndodhi,
mungesa, malli për të më vret edhe më shumë.

Se kisha lehtë t'i tregoj,
sepse as ai këtë ndarje se dëshironte.
Gjithë kohën u mundua t'më qetsoj,
dhe bashkë me mua qante..

Më dukej se qielli po më binte mbi kry,
atë natë e luta zotin të më marrë,
nuk munda as lotët t'ia fshija në sy,
më mirë ishte të shkoja në varrë.!

O shpirt, më tha shpirti bardhë,
ti e dinë se përherë do të dua..
Gjithmonë për ty do të kam mallë,
do jesh shpirti im përjetë, për mua.

Ti e dinë, së ne gjithmonë do të duhemi,
por fati mesë nesh fitoi.
Ne dy, edhe nëpër heshtje do të puthemi,
edhe pse koha për ne këtu ndaloi.

Më vjen një vaj,
ooooooo dua të qaj,
të bërtas, zemra t'më pëlcas o zot,
por s'dua edhe më shumë ta hidhëroj.
Mundohem sa kam fuqi t'i ndali këta lotë,
jooo, s'dua kohën e hidhur më ta kujtoj.

Më dashurove si i çmendur aq shumë,
ajo dashuri s'kishte stop, as kufi.
Të dashurova po ashtu edhe unë,
sikur po shkonim për në parajsë, unë dhe ti..

Më fal, që sa të dua s'të thash,
çka ndjeja për ty e mohova shumë herë,
veten më mirë ta vrassss,
pa ty s'më duhet drita, më mirë të shkoj në ferrë.

Më fal, nëse prapë të lëndoj,
por s'mundem të mos shkruaj,
ti e di se gjithmonë do të dashuroj,
edhe pse tërë jetën do të vuaj..

O zot i madhi zot,
kam shumë çka të shkuaj,
por s'më len i vjetri lotë,
kam shumë mall s'e di s'i ta shuaj!?


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 31 Tetor 2008 - 06:40:

L - lermë të shkoj
A - atë dashuri do e mbaj kujtim
M - mua dhembja më mbuloj
T - tani marr rrugën e pa kthim
U - unë s'dashta kështu
M - mirëpo kështu qenka shkru
I - ishte fati jonë që vendosi për ne dy
R - rinia më iku në vuajtje
E - ende pa shiju jetën, do iku veç me lotin në sy


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 31 Tetor 2008 - 06:43:

Ëndërr e çmendur..

Edhe sonte m'u shfaq në gjumë,
sërish ajo ëndrra e vjetër..
digjesha, e bëhesha shkrumbë,
dhe s'di pse s'më erdh një tjetër!

Më mundoj gjërë e gjatë,
më lodhi, deri sa s'po vdisja,
unë ikja e ai më vinte edhe më ngat,
ëndërr e çmendur, që doja ta grisja...

Më kapte në duar, që s'mund t'ia dalloja,
ishte veshur në të bardhë,
imazhin e tij, gjithnjë e kujtoja..
më tha jam i yti, gjithmonë kam me të ardh..

Mos më shiko ashtu, pse s'më merr në gji,
se kupton akoma se unë të dua,
nuk erdha të të mbys, por të fali dashuri..
isha humbur, nuk di ç'ndodhte me mua!

Dikur gjumi më doli, hapa sytë..
nga ai trishtim u kthjellova,
pash se isha vetem, nuk ishim të dytë,
ah, sa u përmallova.....


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 31 Tetor 2008 - 06:46:

Dashuri apo Pasion

E kam dhe s'e kam,
por s'e di se çfarë të tham!
Kjo përgjigje më mungon,
ndjenjë e pa përshkruar,
e vërej se diçka më mundon..!

Me të shumë afër jam,
por në realitet e kam shumë larg.
Në heshtje më vjen gjithmonë pranë,
kurse unë rendit kujtimet e mia varg e varg..

E dua dhe s'e dua,
s'e di, ç'po ndodhë me mua!
Më donë dhe s'më donë.
shpesh herë edhe më ngacmon..
Pa dashje e lëndoj,
po ashtu dhe më lëndon.
Mandej kthehet falje më kërkon,
gjithashtu dhe unë falje i kërkoj.

Edhe në ëndërr më vjen,
as në gjumë të qetë s'më lenë!
Fillon t'më puthë, t'më përqafonë,
..herë herë më ledhatonë,
mandej fort më shtrëngon,
dhe me pas ik, se di ku shkonë!

Kur të flas me të në telefon,
zëri tij më fal gëzim, pasion më dhuron...
Sikur të çmendur flasim,
por mungesa e njëri tjetrit, na përvëlon,
nga nostalgjia veç bërtasim..

Bëjmë bised të ngrohtë,
dhe prapë e kem të ftohtë...
Qajmë hallet, vuajmë largësinë,
dashurinë e gjetem, por humbëm lumturinë.!

Qeshim e qajmë,
për jetën, vuajtjet tona..
Përlahem e shajmë,
harrojmë orët e vona.
Pastaj prapë në heshtje ngelim
dhe ende të vetmuar mbesim.!

Të nesërmën kem sërish mall,
zemrat tona, largësia flak i kallë.
Jetojmë veç me një shpresë..
që një ditë të takohemi.?
Ta plotësojmë këtë mungesë...
dhe prapë të largohemi....!!!


Postuar nga Zani datë 31 Tetor 2008 - 13:42:

Te Lumte Loti i Dashurise....!

Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Lotë, dhembje, mall...

S'e di vallë, a të gëzohem
apo të hidherohem!
Diçka më thotë po,
pastaj kthehet e më thotë jo.

S'i të bindem që tash më s'të kam,
e kjo jetë e poshtër çfarë më duhet?
Me ty gjithçka isha, e tash një hiç jam,
dhembje që s'përshkruhet!

Zemra brenda më qan dhe hesht,
mundohem t'ia them një fjalë..
Oh! një fjalë, një urim nga unë ai pret,
o zot më jep forcë diçka nga goja ime të dal..?

Tani më e di,
që edhe ai ka dikë si unë..
Kështu s'desha të marr fund, por ndodhi,
mungesa, malli për të më vret edhe më shumë.

Se kisha lehtë t'i tregoj,
sepse as ai këtë ndarje se dëshironte.
Gjithë kohën u mundua t'më qetsoj,
dhe bashkë me mua qante..

Më dukej se qielli po më binte mbi kry,
atë natë e luta zotin të më marrë,
nuk munda as lotët t'ia fshija në sy,
më mirë ishte të shkoja në varrë.!

O shpirt, më tha shpirti bardhë,
ti e dinë se përherë do të dua..
Gjithmonë për ty do të kam mallë,
do jesh shpirti im përjetë, për mua.

Ti e dinë, së ne gjithmonë do të duhemi,
por fati mesë nesh fitoi.
Ne dy, edhe nëpër heshtje do të puthemi,
edhe pse koha për ne këtu ndaloi.

Më vjen një vaj,
ooooooo dua të qaj,
të bërtas, zemra t'më pëlcas o zot,
por s'dua edhe më shumë ta hidhëroj.
Mundohem sa kam fuqi t'i ndali këta lotë,
jooo, s'dua kohën e hidhur më ta kujtoj.

Më dashurove si i çmendur aq shumë,
ajo dashuri s'kishte stop, as kufi.
Të dashurova po ashtu edhe unë,
sikur po shkonim për në parajsë, unë dhe ti..

Më fal, që sa të dua s'të thash,
çka ndjeja për ty e mohova shumë herë,
veten më mirë ta vrassss,
pa ty s'më duhet drita, më mirë të shkoj në ferrë.

Më fal, nëse prapë të lëndoj,
por s'mundem të mos shkruaj,
ti e di se gjithmonë do të dashuroj,
edhe pse tërë jetën do të vuaj..

O zot i madhi zot,
kam shumë çka të shkuaj,
por s'më len i vjetri lotë,
kam shumë mall s'e di s'i ta shuaj!?



Te gjitha i lexova ...me pelqyen shume ...kjo mu duke krye-poezi..e lexova e rilexova shume shume here ...te lexoj me mall prap...!


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 31 Tetor 2008 - 23:16:

Re: Te Lumte Loti i Dashurise....!

Citim:
Po citoj ato që tha Zani


Te gjitha i lexova ...me pelqyen shume ...kjo mu duke krye-poezi..e lexova e rilexova shume shume here ...te lexoj me mall prap...!




Pershentjede Zani Zemres
Faleminderit per keto fjale te bukura, dhe per kohen qe me keni lexuar,
me keni be nje ndere.

Nofka apo niku juaj me beri te inspirohem per nje çast..

Mire u lexofshim.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.