Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16575)


Postuar nga kotka datë 14 Nëntor 2008 - 20:40:

Tani mu kujtua nje ngjarje shume e hershme, do kem qene nja dy-tre vjece ndofta.

Prindrit e mij cuditen si une e mbaj mend kete moment.

Ishim ne Hotel Turizmin e Durresit me pushime, ndofta aty nga vitet 60.

Une ngrihem ne mes te nates dhe kacavirrem neper shkalle te kerkoj prinderit e mij, se femijet i vinin te flinin vec nga prinderit ne dhoma te vecanta. E qara ime ne mes te nates ulerinte ne kulm dhe zgjoi tere hotelin. Kisha arritur ne mes te shkalleve, "duhet te kem qene me e vogel se perse te kacavirresha dhe te mos ecja".

Papritur shoh mamane time te re shume te bukur ne maje te shkalleve duke vrapuar si e llahtarisur neper shkalle, te me rrembente dhe te me hangaliaste "hug=perqafim edhe kjo fjale duhet te jete me prejardhje shqipe"

Ky ka qene momenti im me i bukur dhe me i sigurte ne jete, qe une kurre nuk e harroj tere jeten.

MOM I love you so much and I know you can hear me very well.


Postuar nga briseide datë 14 Nëntor 2008 - 20:51:

As vete s'e mbaj mend sa vjece kam qene,sigurisht nen 5.Isha ne nje dhome me oxhak bashke me gjyshin dhe njerin vella,i cili eshte me i vogel se mua.Kujtoj ngrohtesine e zjarrit dhe gotat me qumesht te nxehte qe kishim perpara.Gjyshi qe luante me ne e fjalet e tij kur me tregonte se si vellackoja e pinte qumeshtin me nje fryme e une ndaloja pas cdo "glleku" :p
Fund


Postuar nga Ari. datë 14 Nëntor 2008 - 21:08:

5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi

rezultati; sherr dhe kembet gjak


Postuar nga AndreaPirelli datë 14 Nëntor 2008 - 21:27:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi

rezultati; sherr dhe kembet gjak



...... fusha me qymyr te zi .....


Postuar nga belga datë 14 Nëntor 2008 - 21:36:

kujtim im i hershem i femijerise eshte kur ishim te vegjel loznim me kalalmajte e lagjes me top^me lecka apo dhe me plasmas e simbolizonim lojtaret e njohur te Partizanit apo Dinamos
pershendetje belga


Postuar nga AndreaPirelli datë 14 Nëntor 2008 - 21:53:

Citim:
Po citoj ato që tha belga
kujtim im i hershem i femijerise eshte kur ishim te vegjel loznim me kalalmajte e lagjes me top^me lecka apo dhe me plasmas e simbolizonim lojtaret e njohur te Partizanit apo Dinamos
pershendetje belga



Ti me ke ke qene tifoze ??????????

Kur isha nga klasa e trete-katert, po luanim nje ndeshje 11-11 me porta te medha midis dy lagjeve ........ Te gjithe ne ekip ishin klasa 6-8 une isha me i vogli ... Nuk e di as vete se c'beja une ne ate ekip te "rriturish" per mua (ndoshta gjatesia gjithmone me ka vene ne krah te me te medhenjve ne moshe ............ se na degjon Amori .... ). Nejse ....... si burre i mire shkoj te ndaloj balle per balle nje nga lojtaret kundershtare. Ai e kishte leshuar topin pak si shume, dhe une kisha besim se do e arrija i pari .... kur nje BUMMMM perplasemi te dy balle per balle ........ Syte xixa, cdo gje me rrotullohej .... ....... dhe te gjithe cunat qe me thonin " Po ti c'pate???? Me Jotin do hahesh per shpejtesi????"


Postuar nga cupka datë 14 Nëntor 2008 - 22:19:

e akoma vazhdon te vish verdalle (vendndodhja jote) nga ajo perpjasje ti Turll.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 14 Nëntor 2008 - 22:37:

Smile Komplimente per temen

Kujtimi me i heret per mua eshte pasditja e nje dite vere ne "Ujin e Ftohte", Vlore, me prinderit e mi... qe me ndihmen e tyre, me vone kam marr vesh se kam qene 3 vjec e 2 muajsh!
Mbaj mend saktesisht 2 - 3 minuta te asaj pasditeje...
Dmth kujtimi im me i hershem ... kur kam qene 3 vjec


Postuar nga AndreaPirelli datë 14 Nëntor 2008 - 23:04:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka
e akoma vazhdon te vish verdalle (vendndodhja jote) nga ajo perpjasje ti Turll.


Do kete lene ndonje pasoje ne trunin e vogel besoj ........


Postuar nga IQVLORA datë 14 Nëntor 2008 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
5 e 5 me top llastiku 35 leksh zbathur duke vene bast nga 5lek personi

rezultati; sherr dhe kembet gjak



Pershendetje ari
A te kujtohen ato ndeshjet qe zhvilloheshin ne trotuarin midis Shtizes se Flamurit dhe Shkallve te Monumentit te pavaresise,midis disa kalamajve ,ku me i madhi duhet te kete qene 12 vjec.Mblidheshin shume te rritur ,i rrethonin e ndiqnin ndeshjet.Me kujtohet nje evgjit i vogel qe ishte me i miri.
Une i kam bere kembet here me gjak e here me balte tek aneksi i stadiumit ne skele.Ai i shkrete rrinte 12 muaj viti mocal.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.