Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Artur degjo askush nuk i detyron femijet te marrin pjese neper mitingje, mesa mbaj mend une na thonin shkoni te mitingu i ps dhe merrnin te gjitheve .
Citim:
Nejse gjithsesi skemi per tu kuptuar serish![]()
Miqte e mij nuk jemi ne vitin 1991 e as me 1999,por ne vitin 2009,jemi ne dekaden e pare te mijvjecarit te trete.Nuk i kuptoje keta politikanet tane qe nuk kane ndryshuar aspak.Po pse or me numrine femijve ne mitingje do te fitoje njera apo tjetra pale.Ashtu bente PS-ja kur ish ne pushtet,te njten gje po bene edhe PD sot.Mbani mend nqse PS fiton kesaj here me 2013 kur te filloje fushta edhe keta qe llapin sot do te shkojne tek vendi iqenit,do te bejne te njejten gje.Eshte vertet veprim i turpshem i gjithe politikes sone.
A i keni pare se si vihen ne siklet drejtoret e shkollave kur gazetaret i kapin mat me pyetjen:''Pse e keni mbyllur shkollene femijet i keni lene pa mesim?'' Ata vijne verdalle si pordhe neper breke se nuk dijne se cfare te thone,ju merret goja si gagacer.Ata i kane urdheruar,ndryshe,ju iken vendi i punes.Merreni me mend ne cfare pozite vihen ata mjerane.Po sikur te thone jo te gjithe drejtoret e shkollave edhe politika nuk do t'i urdheroj dot me.Ata nuk mund t'i pushojne dot te gjithe nga puna,sepse diskreditohen.
Miku im arturm une nuk jam aspak dakord me keto veprime te palejueshme te politikaneve tane.PS nuk e ka kete komoditet dhe cirret per momentin.Kur te vije vet ne pushtet do te perserise ate qe po bene PD sot.Ata jane njesoj te dy palet.
IQ
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Miku im arturm une nuk jam aspak dakord me keto veprime te palejueshme te politikaneve tane.PS nuk e ka kete komoditet dhe cirret per momentin.Kur te vije vet ne pushtet do te perserise ate qe po bene PD sot.Ata jane njesoj te dy palet.
Re: Kjo politikane e pavlere
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Nje person i tille i politikes shqiptare, PA ASNJELLOJ VLERE si te shkuar dhe te tashme si per PD-ne qofte edhe per Shqiperine, PA ASNJE MERITE per asgje te rendesishme qe ka ndodhur ne Shqiperi keto 20 vjetet e fundit, i lejon vehte qe TE PENGOJE MESIMMARRJEN E NXENESVE TE SHKOLLAVE per te pritur kete personazh, perseris, absolutisht pa asnje vlere/rendesi te politikes Shqiptare.
Ju lutem, lerini kalamajte te gezojne moshen e tyre.
Re: IQ
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Megjithate une nuk e di pse, por kam bindjen qe gjithe kjo "flluske sapuni" mund te cahet shume lehte/shpejt. Shpresoj qe te dale te pakten nje drejtor "me bole" dhe ta/ti denoncoje keto urdhera dhe te shikosh ti se si do "ta imitojne" shumica e drejtorave te shqiperise, sepse (pavaresisht na bindjet politike) shumica e atyre drejtorave jane njerez qe e duan profesionin e tyre dhe, sic the ti, ndihen te fyer ne keto lloj situatash.
Duhet te dali vetem njeri kurajoz, si fillim, sipas meje.
Psh
Re: Re: Kjo politikane e pavlere
Citim:Cedrus ketu nuk jam dakort me ty. Politika perfshin gjithshka. Edhe Pd kur ishte ne opozite nuk i linte pa i vene ne dukje keto gjera te vogla apo te pavlefshme siç i quan ti. Tani e kane rradhen socialistet qe jane ne opozite dhe kane te drejte te shajne telengdisin biles me iso.
Po citoj ato që tha cedrus
Pash Zotin, ajo eshte plaga me e vogel per ate vend. Topalli? Mire qe ja mban mend edhe emrin edhe ti.
e gjeti belaja ate vend...
megjithse kot s thojne n faktsiç... qe siç esht vendi, behet kuvendi...
Re: Re: IQ
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Kurajoz ishte Kosta Trebicka apo jo. E pe se cfare i bene?Ai eshte ekzekutuar pa le se cfare thuhet nga org zyrtare.Atje po ju kundervure pushtetarve,sidomos qeveritarve dhe deputetve e hengre.Shiko Mero Bazen,se cfare i ndodhi.Ju dogj makina,ju ndalua botimi i gazetes ne nje objekt qe e kish marre me qera me kontrate te rregullt per 20 vjet etj.Ai drejtor qe thua ti nuk ja mbane te dali,sepse ja vene topet ne bige.
Tung
Qeveria: Me mitingjet tona edukojme femijet
Qeveria refuzon të zbatojë rekoman dimin e Avokatit të Popullit, për të ndaluar pjesëmarrjen e nxënësve nën moshën 18 vjeç në mitingjet elektorale. Në një letër zyrtare drejtuar Ermir Dobjanit në datën 12 maj 2009, ministri i Arsimit, Fatos Beja e justifikon këtë qëndrim me argumentin se “gëzimi i tyre (fëmijëve) për pjesëmarrje në inaugurime i shërben shëndetit mendor, interesit më të lartë të fëmijës dhe vlerave njerëzore e edukuese të tyre”. “Inaugurimi i një shkolle të re, z.Avokat i Popullit, - shkruan mandej Beja, - është një gëzim i madh për fëmijët. Ata kanë të drejtë të gëzojnë për kushtet e reja që krijohen për ta”. Por në letrën e tij absurde, ministri i Arsimit nuk mjaftohet me kaq. Ai sulmon Avokatin e Popullit se po bëhet pjesë e akuzave elektorale të opozitës, duke ngritur të tilla shqetësime. Sipas Bejës, inaugurimet e shkollave apo kopshteve të ndërtuara nga qeveria, edhe pse bëhen në këtë periudhë parazgjedhore, nuk kanë lidhje me fushatën elektorale. Madje për ministrin e Arsimit, këtë argument nuk e rrëzon as pjesëmarrja në këto inaugurime e përfaqësuesve të lartë të qeverisë apo të pushtetit vendor. “Dua të besoj se në rekomandimet e bëra nuk ngatërrohet inaugurimi i shkollave me tubimet elektorale, siç pretendohet edhe në disa nga akuzat elektorale të disa partive opozitare. Më duhet t’ju kujtoj se kryetarët dhe/ose përfaqësuesit e Pushtetit Vendor, pavarësisht nga partia që përfaqësojnë, si rregull, marrin pjesë në këto inaugurime. Inaugurimi i një shkolle të re, z.Avokat i Popullit, është një gëzim i madh për fëmijët, për mësuesit, për prindërit, për përfaqësuesit e pushtetit vendor, si dhe për komunitetin ku ndodhen këto shkolla. Sigurisht, MASH dhe DAR-et do të inaugurojnë kopshte e shkolla, së bashku me nxënësit dhe mësuesit e prindërit e tyre, të çdo partie qofshin ata”, - shprehet Beja. E megjithëse është i vetëdijshëm se gjuha e përdorur nëpër tubime politike, ku marrin pjesë edhe nxënës nën moshën 18 vjeç, është jashtë sferës së edukimit shkollor, ai thotë se në këtë rast Ministria e Arsimit nuk ka asnjë tagër për të kontrolluar gjuhën e politikanëve. Madje, ai shton se “pjesëmarrja ose jo e prindërve me fëmijët e tyre në mitingje dhe veprimtari elektorale jashtë orëve të mësimit nuk zgjidhet me dispozitat normative të arsimit”.
Mësuesit
Pjesëmarrja e studentëve mbi 18 vjeç apo mësuesve në mitingjet elektorale gjatë orarit të mësimit, gjithashtu nuk përbën ndonjë problem për ministrin tonë të Arsimit. Sipas tij, “liria e tyre për angazhime politike buron nga Kushtetuta dhe nuk mund të pengohet nga dispozitat normative të MASH”. Brenda së njëjtës logjikë absurde, Beja pretendon se pjesëmarrja e studentëve apo mësuesve gjatë orarit të mësimit nëpër fushata elektorale është një tregues që shoqëria demokratike në vendin tonë funksionon më së miri. “Në 40.000 arsimtarët e Shqipërisë ka veprimtarë politikë të të gjitha partive politike shqiptare, dhe unë nuk kam asnjë objeksion për këtë, sepse kjo përbën një tregues të shoqërisë demokratike që funksionon sot në Shqipëri”, - përfundon letra e Bejës, drejtuar Avokatit të Popullit.
Re: Re: Re: IQ
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Ore qe me keta te sotmit s'behet shaka nuk vihet ne diskutim, por personat qe permend ti vinin/vene efektivisht ne rrezik pushtetaret me gjerat qe dine/thone, ndersa nje "rrebelim" i nje drejtori shkolle nuk mund te krijoje "reagime" te njejta si ato me Trebicken apo me Bazen.
Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.