Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Te jetosh per ç'fare sherben?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17251)
Para disa ditesh degjova nje public talk, ku fliteshe per materializmin dhe influencen e tij ne jetet tona. Interesante ishte nder te tjera fakti qe folesi permendi talentet.
Secili prej nesh eshte i pajisur me nje mori talentesh, te cilat jane te vecanta vetem per te. Askush tjeter, ne asnje kohe tjeter, nuk do kete te njejtat talente apo do jete njelloj. I vuri nje theks te rendesishem njohjes se talenteve dhe venies se tyre ne perdorim te shoqerise qe na rrethon.
Kjo personalisht me dha nje kendveshtrim tjeter per jeten, kendveshtrim i cili ka ndryshuar nga deshirat qe shprehja kur isha adoleshente te tipit: "dua te ndryshoj boten", a thua se e kuptoja cfare ishte bota ne ate kohe.
Po perpiqem t'u pergjigjem te dyja pyetjeve njekohesisht. Edhe pse kam arritur prej kohesh ne perfundimin qe njerezit e rritur nuk ndryshojne, gjerat e falura me ciltersi, humanizmi, miresia, ngrohtesia, nuk shkojne dem kurre. Sado te thyhesh dhe sado te te hidhen poshte. Jane si fara qe mbijne ne mendjet e personave te cileve u eshte drejtuar, pavaresisht sa jane koshiente apo kane deshiren t'i pranojne.
Nga ana tjeter te njohurit e vetvetes dhe zbulimi i aftesive, talenteve, pasioneve, botes se brendshme dhe venia e tyre ne perdorim, mendoj jane arsye te mjaftueshme per te kuptuar perse na sherben te jetojme. Kjo, per faktin se mund te kete shume njerez te tjere qe jane te privuar nga shume gjera qene i marrim si te qena dhe e humbim kohen duke iu dedikuar boshesise dhe materializmit.
Duke qene se jemi te ardhur ne kete bote pa deshiren tone, eshte normale qe jeta, merr kuptim me kalimin e viteve.
Jeta eshte diçka individuale, nje pixel qe kuadratin e madh te jetes ne hapsire dhe kohe qe pa keto jeta nuk ka kuptim.
Pavaresisht se kush jam une e çfare jete bej, ne konteksin individual.
Gabimet tona, shpikjet, talentet, bujaria, humanizmi i sherbejne shoqerise.
Interesant ky paragrafi qe shkruajti Klodel mesiper:
Kjo personalisht me dha nje kendveshtrim tjeter per jeten, kendveshtrim i cili ka ndryshuar nga deshirat qe shprehja kur isha adoleshente te tipit: "dua te ndryshoj boten", a thua se e kuptoja cfare ishte bota ne ate kohe.
Ketu ndalem persa i perket jetes, per çfare sherben dhe pse jetojme.
Njeriu, mendoj qe nuk eshte dirigjuesi i jetes ...... prandaj e ka te veshtire ta jetoje ate.
Disa mendojne qe jeta eshte qe nga barku i nenes e deri te arkivoli.
Kjo eshte me se e sakte dhe shume e thjeshte kur e pershkruajme sepse permban vetem dy fjale....mirpo nuk duhet harruar rrugen qe duhet kaluar duke menduar per shume ideale, enderra, pune, perpjekje, fitore, zhgenjime dhe dorezime.
Ja vlen te jetohet vetem atehere kur mund te leme gjurme .
per te kontrubu ne mbrojtjen e adlleut
per ca vlen
besoj njeriu gjate gjithe jetes mundohet me realizu dicka me vlejt per dicka mu ba dikushu me plotsu ca endrra realizu kjo
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.