Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga AngelDevil datë 30 Janar 2010 - 22:20:

Kush qe shqiptar Cec baba nena apo baba tjeter


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2010 - 00:52:

Ne teme je. Tema thote "ndoshta" per shqiptaret. Cdo gje mund te postohet :p


Postuar nga cecilia datë 31 Janar 2010 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kush qe shqiptar Cec baba nena apo baba tjeter




Ka mundesi te ket qene baba tjeter :p

Thuhet se ka qene turk.

P.s: Ajo qe me beri pershtypje ishte se, mire teknologjia po avancon por qe te avancojne edhe kto gjera natyrale, se dija...Mgjth si besoj dhe shume personalisht.

Mire ka thene faja, femrat fusin shejtanin ne shishe .


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2010 - 02:05:

Ato qe dine, cecilia. Ato qe dine.

Ka dhe nga ato qe nuk fusin dot as gishtin e vet.


Postuar nga odet datë 31 Janar 2010 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




P.s: Ajo qe me beri pershtypje ishte se, mire teknologjia po avancon por qe te avancojne edhe kto gjera natyrale, se dija...Mgjth si besoj dhe shume personalisht.



Nuk ka pune besimi. me mire thoni nuk mar vesh nga mjeksia se sa nuk besoj.
Nje spermatozoid jeton ne trupin e femres 5 dite. Nese nje femer shkon ne keto pese dite me me teper se dy burra ndodh edhe ajo qe ka ndodhur... te plenohet nje veze me dy spermatozoide te ndryshem ne te njejten kohe. E ralle por jo e pa mundur.


Postuar nga cecilia datë 31 Janar 2010 - 02:27:

Citim:
Po citoj ato që tha odet


Nuk ka pune besimi. me mire thoni nuk mar vesh nga mjeksia se sa nuk besoj.
Nje spermatozoid jeton ne trupin e femres 5 dite. Nese nje femer shkon ne keto pese dite me me teper se dy burra ndodh edhe ajo qe ka ndodhur... te plenohet nje veze me dy spermatozoide te ndryshem ne te njejten kohe. E ralle por jo e pa mundur.



Pershendetje odet,

Nqs me lexon nje faqe me pare e kam shprehur qarte...Kur flas per pune besimi them qe eshte shume e veshtire te ndodhi, kaq.Por jo e pamundur.
Sa per pune mjeksie, i jap shume rendesi e sidomos fushes gjinekologjike...se di pse por them pune kurjozitetesh dhe sexy me teper. :p


Postuar nga Roi datë 03 Shkurt 2010 - 03:04:

Me ne fund nje lajm pozitiv nga shqipot jashte shtetit dhe nje rast i mire bashkepunimi e integrimi me italianet e veriut,te cilet jo te gjithe jane simpatizante te Lega Nord-it !!
Ky lajmi pastaj me kujton nje shokun tim i cili para pak vitesh luante rugby ne Itali !!



G.Shqip


Ekipi, me emigrantë në Itali. Fqinjët, ndihmë për krijimin e federatës.

Edhe Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj të regbisë.
Sporti mjaft popullor në botë është thuajse i panjohur në vendin tonë. Por, për të krijuar një “Kombëtare” kuqezi (termi përdoret prej faktit se nuk ekziston asnjë skuadër tjetër shqiptare, qoftë edhe në nivel amator), ndihma vjen nga Italia. Përtej Adriatikut, më saktësisht në krahinën e Firulit, është formuar seleksioni i parë me lojtarë shqiptarë të regbisë. Grumbullimi i parë është planifikuar të bëhet më 6 shkurt në provincën e Pordenones, ndërsa debutimi parashikohet më 6 ose 13 qershor, ku kundërshtarët e mundshëm do të jenë skuadra e Novi Doxhit ose Forum Iuli. Emigrantët shqiptarë që jetojnë në krahinën Friuli-Venecia Xhulia, përbëjnë pjesën më të rëndësishme të komunitetit emigrant dhe ky projekt i mbështetur nga Komuna e Pordenones ka karakter të dyfishtë: social dhe sportiv.
Deri më tani, askush në territorin shqiptar nuk ka marrë iniciativën që të krijojë qoftë edhe një federatë, pavarësisht faktit se janë të shumtë bashkëkombësit tanë që praktikojnë regbinë, madje edhe në nivele të larta. Ideator i formimit të një ekipi vetëm me shqiptarë është Pierxhorxho Grico, një mësues në shkollat e provincës. “Gjatë punës sime, kam vënë re se regbia praktikohet nga një numër i madh të rinjsh shqiptarë. Thuajse të gjithë kanë kualitete atletike dhe karakteristika mbi mesataren që kërkon ky sport. Me fjalë të tjera, të rinjtë shqiptarë shfaqnin një lloj dhuntie natyrore për topin oval. Kjo është arsyeja përse nuk arrij të kuptoj se për çfarë shkaqesh historike apo kulturore regbia është thuajse e panjohur. Këtu lindi edhe ideja që të ndërtonim përfaqësuesen e parë shqiptare, pikërisht në Itali, duke qenë se momentalisht në Shqipëri këtë sport nuk e praktikon askush. Hapi i dytë i projektit tonë është që të krijojmë një federatë dhe të përhapim regbinë në Tiranë dhe më pas në të gjithë vendin”, shpjegoi Grico. Iniciativa është promovuar nga presidenti i “Rugby Pordenone”, Françesko Silvestri, në bashkëpunim me shoqatën binjake “Pordenone Ovale”.
Në grumbullimin e parë janë thirrur 26 lojtarë, të cilët luajnë nga Kategoria Super 10, deri në Serinë C italiane. Kapiteni i seleksionit pritet të jetë 21-vjeçari Sevian Daupi nga Durrësi, i cili militon me “Casino Venezia Mestre”, skuadër e “Top 10”. Edhe stafi teknik i Kombëtares shqiptare do të jetë mjaft cilësor. Në rolin e trajnerit të parë do të punojë Valter Kristofoleto (30 ndeshje me përfaqësuesen italiane nga 1992 deri më 2000) dhe Luka Tramontin (ish-lojtar i Kazale e Viadana në A1). Në ndeshjen e debutimit, përveç personaliteteve në krahinën veriore të Italisë, të pranishëm pritet të jenë edhe ambasadori shqiptar në vendin fqinj dhe ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri.


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 14:34:

Sa te bukura jane keto lajmet mbi "inagurimin e fillimit te punimeve"

Gjithmone me kujtohet Ramiz Alia qe preu shiritin per hapjen e gropes pas Pallatit te Kultures.


Postuar nga Piktor datë 03 Shkurt 2010 - 22:52:

Ministri boksier

Ministri serb i infrastruktures qellon gazetarin per nje pyetje. Justifikohet se nuk ka gjetur menyre tjeter per tu pergjigjur.
Per me shume.
http://www.corriere.it/notizie-ulti...000080055.shtml


Postuar nga lezhjani-82 datë 03 Shkurt 2010 - 22:55:

S'esht naj gja e madhe o piktor, ne kemi zv. kryeminister mundes :p


  Gjithsej 33 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.