| Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Fabula !!!! Me te qeshme me te ngjeshme lool (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17659)
Tryeza e rrumbullaket.
(Kuvendi ì furçave)
Që të ndreqej puna,
T’shkonte çdo gjë saktë,
Frrap na thirrën furçat
Tryez’ të rrumbullaktë.
Rreth e rreth tryezës –
të gjitha barabar.
Një furçë qimezezë
zgjodhën për të parë.
Kush u mblodhën, vallë,
në atë tryezë?
Ca me “kryq” në ballë
dhe ca të hilesë…
Disa fshijnë teshat
e disa këpucët.
Ca tëpkën si fshesa,
ca si liliputët.
Njëra për të rruar
faqet përkëdhel.
Dhe për t’pikturuar –
ca furça – penel.
Për të kruar ca
pllakat, dyshemetë
Ndonjë bishtin naa:
vetëm për tapetë.
Dhe ca gjembiriqër
Edhe qimebuta…
Pra, Kuvendi nisi.
Sikur plasi lufta…
Njëra mburrte veten:
- Unë jam e sojme.
Tjetra me të qeshte:
- Uj, moj, nga na dole!?”
Pa filloi kërleshja.
Keq u pleksën qimet..
U harrua mbledhja.
Plasën kërcëllimet.
U hodh kryetari:
- A do bëjmë ligje?
S’erdhëm për të ndarë
frone e çifligje.
Me ç’po broçkullisni
ka veç katrahurë.
Veten telendisni.
Shtet nuk bëhet kurrë.
Një furçë e padukshme
Kish bërë kërkesë:
Mes furçave të dukshme
të kish dhe ajo pjesë…
Gjithë drejtësia
u fut ne telash.
Mos, vallë, prapësia
pëlciste më pas?
Shpejt e mori “viston”
e padukshmja furçë.
Siç e kishte guston,
në Kuvend u fut.
- Cila je, s’të shohim? –
pyetën në një zë
Tri furça që donin
t’ishin mbi çdo gjë.
Një zë u dëgjua.
Ì ëmbël, ì butë.
Salla u hutua,
Zhurma u këput.
- Se kush qenkam unë.
të gjithë e dini…
Ju më keni pullë
kudo që të jni…
S’flas për procedurë;
Me ju kam replikë.
Kë furços më shumë,
merr frenat pa frikë.
U tundën, u shkundën
gjithë furçëria…
Disa qimet shkulën.
Krisi zallahia.
Ca e kishin qejf.
U shkonte për shtat.
Të tjerat tërë mllef
U mbushën inat…
U ngjit në podium
një furç’ arkeologësh:
- Mos u mbani shum’
si ì mbyturi pas flokësh!”
Këtë zë tam-tam
Unë e njoh me rrënjë.
Të lyen e të lan;
Kë s’do, e bën kërmë…
Kryetari shkundet.
Thekson fjalëpakë:
- Furça e padukshme
emrin e ka LAJKË.
Siç tha parafolsja,
S’i duhet besuar.
Ndryshe na ha mortja;
Ligj pa miratuar…
Shume e bukur.
Te mendosh qe fjalen "lajke" e kam ndeshur shpesh kohet e fundit.
Kopshtari dhe qeni
Qeni i nje kopshtari ra ne pus. Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus. Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi. Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:
- Mire m'u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.
Shqiponja, sorra dhe bariu
Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.
Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Shqiponja, sorra dhe bariu
Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.
Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak


Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ezopi eeee
morali shqip .... mos fluturo me presh ne culo ... ose shtri kembet sa ke jorganin etj etj![]()
Bretkosa qe desh te behej...Ka
Bretkosa sa nje ve
pa nje Ka sa nje deve
e nakari nuk e la
desh te behej sa nje Ka
ndaj u vu ne nje hije
me te ngrene e me te pire
e u thoshte shoqeve perdita
shihni shihni sa u rrita
a nuk jam sa demi
po na thoshe..jo te themi
bretkosa nga marazi
hengri e hengri gjersa
........plasi.......
Shume njerez ne kete bote
thone se jane te zote
si bretkosa behen
mburren e lavderohen.....
Me falni se nuk i mbaja mend si duhet te gjitha vargjet e La Fonten_it
Po vazhdoj e une me La Fontenin dhe pse Ezopi-n e kam me te preferuar 
Qeni dhe hija ( po sjell 1 version te shqiperuar nga Cajupi)
Qeni me ca mish ne goje
Neper lume do te shkoje.
Ujet eshte si pasqyra dhe
qenit ju duk fytyra,
Ju duk dhe mishtë më shumë!
Hyri ta zërë në lumë.
Fat-ziu mbeti pa mish
Se humbi dhe atë qe kish
Sa e la e mori vala.
degjoni se c'thotë përralla:
Njeriu qe ka tafma*
humbet dhe gjene qe ka.
___________________________
* Tafma (tafmaja e madhe te le pa gje - shprehja popullore) do te thote i pangopur ne shqipen letrare.
Ç'kemi, a jeni mire te gjithe juve andej kufirit...shpresoj se nuk u ka marr malli per mua, haha, i lexova por per çudi si nuk me bie ndermend asnje fabul, vetem numra te matematikes hahaha,,,
Me ka marr shume malli....
Citim:
Po citoj ato që tha ksovari
Ç'kemi, a jeni mire te gjithe juve andej kufirit...shpresoj se nuk u ka marr malli per mua, haha, i lexova por per çudi si nuk me bie ndermend asnje fabul, vetem numra te matematikes hahaha,,,
Me ka marr shume malli....

| Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.