Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Une s'kam per ta kuptuar kurre kete njeri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18290)


Postuar nga RAIMONDI datë 20 Mars 2011 - 02:11:

Sala ka te drejte vetem kur thote per Pucin --sepse ishte nje Puc institucional
Sala kete e bazonte ne pergjimin e telefonatave te Presidentit, Prokurores dhe Shefit te opozites , qe ai ju kishte bere me ndihmen e kompanise greke te celulareve

Sala i kishte degjuar bisedat e tyre kompromentuese dhe kishte haritur ne konkluzionin se ata po komplotonin kunder Kryetarit te Qeverise

----Dhe kushdo qe t e ishte ashtu do menonte , sepse Presidenti dhe Prokurorja bisedonin midis tyre ne celular per pushtimin e Kryeminsitrise dhe harronin se SALA ju ka bere aq shume ndere grekve sqe ata tani i sherbejne pushtetit te Sales , ndaj dhe i dhane tabulatet e bisedave te Presidentit, prokurores dhe te opozitareve

-Keshtu qe mbi bazene fakteve te pakundershtueshme qe ka SALA , 21 Janari ishte nje puc institucional
---- I vini veshin mire termave qe perdor SALA sepse aspektin Juridik Sala e njef ne menyre perfekte
Nuk eshte SALA si Edi me shoke qe s'e kane haberin fare se si pounon shkenca e jurisprudences

-------Tani problemi nuk eshte se c'fare mendon SALIU, eshte apo s'eshte idiot SALA ??!!!!!

,Ketu problem eshte se nje kompani celulare ben pergjimin e telefonave celulare ........--Kjo eshte nje shkelje skandaloze e Intimitetit te njeriut e cila edhe ne Diktature behej me ligj , ndersa firma greke e ben ne menyre te jashteligjshme me njerezit e shtetit ,mendo se c'ben me njerezit e thjeshte

------------- Dhe kjo shkelje flagrante e te drejtes se njeirut (nga kompania greke ) per te pasur intimitetin e tij te pacenuar tregon se sa poshte qendron OPOZITA

---------Kjo Opozite nuk merret fare me kete fakt skandaloz sepse ka frike se i ngelet qejfi Greqise ,dhe haron se eshte populli shqiptar qe t e voton dhe jo greku
ndaj dhe kjo opozite do i fitoje zgjehdjet ne 36 gusht , ndersa SALA do vazhdoje talli trapin me opoziten por edhe me ne

Shqiptaret e kuptojne qe kjo opozite nuk eshte bidnese aspak , dhe prandaj SALA megjithe gabimet skandaloze qe ka bere ne qeverisje prape nje pjese e mire e popullit me mire ja jep voten SALES se sa nje kryeopozitari qe sapo gjen rastin ja mbath ne Athine se.............. ka konference Internacionalja socialiste --looooooooooooooooooooool

--Sala eshte njeri inteligjent dhe ketu s'ka azgje per te mos kuptuar
Saliu ben c'eshte e mundur qe t e mbaje pushtetin, dhe kur i ngrihen nervat del edhe nga shinat ,
Por ai e di qe ka perpara nje opozite shume deficente, qe nuk ka as kurajon me te vogel te dale e te beje debat me Salen e jo me te tjera , ndaj edhe vepron pa kokecarje....


Postuar nga arturm datë 20 Mars 2011 - 02:55:

raimond
a mund te na thuash se nga i ke marre gjithe keto informacione, nga c'thote Sala apo nga ndonje burim tjeter?


Postuar nga RAIMONDI datë 20 Mars 2011 - 03:15:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
raimond
a mund te na thuash se nga i ke marre gjithe keto informacione, nga c'thote Sala apo nga ndonje burim tjeter?



Ato qe thote Sala per bisedat telefonike kuptohet qe jane plotesisht te verteta ----

--Dhe SALA do i kishte diskretituar ata , por firma greke nuk ja dha tabulatet ne menyre zyrtare kur ja kerkoi komisioni hetimor parlamentar qe ngriti SALA
Sepse SALA u tregua kodosh, ose ne gjuhen qytetare vlonjate do thoshja ....Shkerdhate --loool
, ngriti komisionin hetimor ne menyre qe ti bente te ligjshme ato bisedat telefonike qe i dinte cfare thoshin dhe ne ket menyre i diskretitonte boterisht Presidentin edhe prokuroren.

---Mirpo kompania greke nuk pranoi tja jepte zyrtarisht , se do diskretitohej , pasi vetem prokuroria ka te drejte ti mari ato zyrtarisht.
Megjithate SALA aq donte, qe te dinte se cfare mednimi kishte prokurorja ,sepse Presidentin ai e di se cfare mendon per Salen

Dhe duket edhe nga ato pake tabulate qe hapi komisioni Hetimor ,kutphej mendimi i Presidentit .......ndaj dhe Sala ishte bere si bishe dhe po i shante Prokuroren dhe Presidentin qe ne pamje te pare nuk kishin asnje pune me 21 Janarin......--

Nuki besoj se kerkon ndonje .... "Lllaf nga brenda " qe te kuptohet Terbimi i Sales ndaj Presidentit dhe Prokurores , kur ne fakt duhej te kishte "Terbim" vetem kundrejt Edit .....


Postuar nga arturm datë 20 Mars 2011 - 04:37:

shume terheqes si muhabet tavoline.

nuk kuptova vetem nqs eshte treguar i zgjuar apo budalla Sala,
nqs jane treguar te zgjuar apo budallenj Presidenti apo Kryeprokurorja duke "perdorur" telefona zyrtare per nje "puc shteti"apo cfare tjeter mund te kete ndodhur!!!

nejse, ne shqiptaret jemi famose per te zbuluar komplote te permasave gjigante


Postuar nga lule datë 20 Mars 2011 - 04:49:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


C'pune kishin problemet e Italise ne kete mes (une e morra vetem si shembull)?

Do ishte mire te ndiqnim nje rregull ne komunikim:
- lexo me kujdes tekstin
- lexo te gjitha diskutimet dhe jo vetem nje prej tyre apo te nje personi te vetem
- duke kuptuar kontekstin e dikutimeve te pergjigjemi

Perndryshe, sic ndodh shpesh ketu per fat te keq, nuk do kuptohemi dhe do ja fusim njeri gozhdes dhe tjetri patkoi pa u kuptuar midis nesh.




Ti qeke vertet njeri interesant..kur ti permende It un sdo t'flisja per Francen ..me zure shembull tu pergjigja.jemi ok deri ketu?s'me jep dot mend ti, se si e ndjek rregulloren un, se s'besoj se do kesh experienc me shum se mu.Un thjesht ju pergjigja , asaj qe ti fole .

...si permende menyren si i lexon apo komenton ngjarjet dhe un shpreha menyren time, nese s'ke gje per te shtuar, mos ja fut kot,po pergjigju ne baze te temes qe ke parashtuar.
un sflas me ngjyra politike, se ato qe na kan ndodhur ne, i kan kaluar jo pak.
Un per Salen qe ti biem drejt, mendoj qe eshte personi me i paster qe ka patur Politika Shqiptare deri me sot, po duhet te meret me nje popull qe eshte mesuar ,e dhune e korrupsion, me maskaralleqe...e s'po flas me. Fjalet e teperta jan fukarrallek, te mos shohesh Salen ne qeveri duket absurditet, megjithate ..them ta provoj nje her ai Popull Bari, e ti t'shohim ndryshimet.


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Mars 2011 - 05:25:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


C'pune kishin problemet e Italise ne kete mes (une e morra vetem si shembull)?

Do ishte mire te ndiqnim nje rregull ne komunikim:
- lexo me kujdes tekstin
- lexo te gjitha diskutimet dhe jo vetem nje prej tyre apo te nje personi te vetem
- duke kuptuar kontekstin e dikutimeve te pergjigjemi

Perndryshe, sic ndodh shpesh ketu per fat te keq, nuk do kuptohemi dhe do ja fusim njeri gozhdes dhe tjetri patkoi pa u kuptuar midis nesh.



Sa shume qe kerkon dhe ti ................


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Mars 2011 - 05:33:

Sala eshte idiot .......... per ne qe jetojme ketej, dhe shohim sensin llogjit te gjerave ......... qe kemi krijuar nje botkuptim tjeter per jeten, shoqerine dhe politiken.
Por nuk eshte aspak idiot per elektoratin e tij.
Sala eshte pasqyrim i asaj qe eshte shqiperia sot. Ai kundershtarin e vet e kercenon me jete, prandaj nuk i del njeri kunder. Ai ka nje plan ne koke, dhe i mire apo i keq, i shkon deri ne fund dhe e realizon, me te gjitha menyrat ...... dhe ne shumicen e rasteve, juridikisht nuk ke ku e kap.


Postuar nga RAIMONDI datë 20 Mars 2011 - 06:06:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
shume terheqes si muhabet tavoline.

nuk kuptova vetem nqs eshte treguar i zgjuar apo budalla Sala,
nqs jane treguar te zgjuar apo budallenj Presidenti apo Kryeprokurorja duke "perdorur" telefona zyrtare per nje "puc shteti"apo cfare tjeter mund te kete ndodhur!!!

nejse, ne shqiptaret jemi famose per te zbuluar komplote te permasave gjigante



Eshte muhabet tavoline ??????-----------Atehere paske plotesisht te drejte qe thua :...........NUK KAM PER TA KUPTUAR ASNJEHERE KETE NJERI .....


Ne fakt problemi nuk eshte pse nuk e kupton ti Salen ,se ti je nje njeri i rendomte me nje horizont mediokri ( me fal qe ta them )
, Problemi eshte se SALEN nuk e kupton as ai Lumadhi , shefi i opozites bashke me pioneret e tij

-------Ky eshte tamam problem shqetesues ,sepse SALIU ESHTE GJITHMONE
NJE HAP PARA KRAHASUAR ME KUNDERSHTARET E TIJ , pasi ata e kutpojne SALEN GJITHMONE ME VONESE....
...........dhe ndaj SALA del gjithmone i fituar ne cdo aspekt, ndersa Shqiperia vazhdon te vuaje pasojat e SALES ....

by the way , Sala akuzonte se Presidenti me Prokuroren kane kryer
------ nje PUC INSTITUCIONAL ,-- -sic shprehej SALIU

Shprehje perfekte e shkeljes ligjore Verbale ......qe ata kane bere kundrejt pushtetit Ekzekutiv ,--Ata jane tamam Komplotiste

--Gje qe per ty eshte e veshtire ta kuptosh sic thua dhe vete me ate titull qe ke vendos aty

--------Natyrisht une vete jam kunder SALES, por kjo nuk me pengon qe te respektoj te drejten e Sales
kur ajo shkelet ne menyre kaq vulgare nga njerez te veshur me pushtet, tek te cilet ne shpresojme te jene simbol referimi i NDERSHMERISE ne drejtimin e Institucionit te tyre


Postuar nga kendrevica datë 20 Mars 2011 - 07:36:

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Sala eshte idiot .......... per ne qe jetojme ketej, dhe shohim sensin llogjit te gjerave ......... qe kemi krijuar nje botkuptim tjeter per jeten, shoqerine dhe politiken.
Por nuk eshte aspak idiot per elektoratin e tij.
Sala eshte pasqyrim i asaj qe eshte shqiperia sot. Ai kundershtarin e vet e kercenon me jete, prandaj nuk i del njeri kunder. Ai ka nje plan ne koke, dhe i mire apo i keq, i shkon deri ne fund dhe e realizon, me te gjitha menyrat ...... dhe ne shumicen e rasteve, juridikisht nuk ke ku e kap.



Po Saliu eshte pasqyre e shoqerise shqipetare postkomuniste.Nje shoqeri me nje kulture teper te dobet demokratike sigurisht qe meriton politikan te till.Nqse PS do te jete vigjilenteper te mos lejuar vjedhjen e votave me blerje komisioneresh, mendoje se humbja e Saliut ne zgjedhjet lokale do te jete fatale.Kam qef t'ja shohe surratin me dt 9 Maj kur vota popullore do ta ndeshkoje.Kesaj here ai nuk do te realizoje dot asnje skenar,ndryshe do ti kthehet gjithcka ne bumerang.Une nuk kam aspak besim as te kukuvajkat e PS,por ky qeveri horrash e vrasesish duhet te largohet.Per gjithe gjynahet e bera duhet te kete ndeshkim!Edhe nqse humbet ai perseri nuk do ta leshoje pushtetin e vjedhur.Kjo do ti kushtoje shume Shqiperise.


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2011 - 08:48:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Un per Salen qe ti biem drejt, mendoj qe eshte personi me i paster qe ka patur Politika Shqiptare deri me sot, po duhet te meret me nje popull qe eshte mesuar ,e dhune e korrupsion, me maskaralleqe...e s'po flas me. Fjalet e teperta jan fukarrallek, te mos shohesh Salen ne qeveri duket absurditet, megjithate ..them ta provoj nje her ai Popull Bari, e ti t'shohim ndryshimet.



Duhet me qene pa cipe qe te arrihet ne keto konkluzione. I pranoj nga ndonje katunar qe s'ka pare bote me sy, por nuk ka njeri qytetar te mendoje keto pallavra, as simpatizantet me te flakte te PD-se nuk besojne dogma te tilla.

Dikur permenda nje kusheri qe e tallnim te gjithe per ekstremizmin politik pro PD-se. Sic mund te parashikohej e vune ne krye te nje drejtorie ne ministri vitet e fundit (per te kontrolluar punonjesit e tjere politikisht). E takova ne Janar kete tipin. Mezi i besova vesheve kur me tha se Lulezim Basha, njeriu me te cilin kishte ndare ministrine, eshte nga personat me te rrezikshem ne qeveri. Me pak fjale la te nenkuptohej per afera dhe krime qe akoma nuk dihen. Domethene ekstremisti i PD-se qe deri dje bente kryqin per kryesine e PD-se sot pranon se ministri qe njihte personalisht ishte person i rrezikshem.

Tani, nuk mendon se duhet ti therresesh mendjes dhe ti dhe te hapesh syte perqark kur ben diskutime, pa shitur retorika te tipit "kshu e mendoj, kshu e ndjej". Nese deshiron te njohesh realitetin mos shiko ate qe te intereson, ndonje rruge te asfaltuar, apo "veprat" qe inagurohen nga 3 here para kamerave. Shko fol me njerezit qe jetojne ne Shqiperi, me ata qe nuk jane te indoktrinuar, me ata qe punojne pa mbajtur ane politike, me ata qe perbejne boshtin e shoqerise ne Tirane, me diploma te pablera dhe me rroga mbi 1000 euro. Fol me ta dhe mos i trego opinionet e tua, vetem degjoji cfare mendojne. Do zbulosh se Shqiperia eshte goxha ne krize ekonomike, se shteti abuzon ne shume drejtime, se ministrite nuk kane leke te paguajne kreditoret, se nuk gjehet pune si me pare, etj. Do zbulosh se atmosfera qe percjellin njerezit e thjeshte eshte prokupuese, me cmime te ushqimeve ne stratosfere, me shifra ekzakte te djathit dhe specave, me rrogat qe nuk mbulojne sherbimet baze te jeteses etj. Aty do e kuptosh qe realiteti nuk ka ndaluar tek deformimet alkolike te kohes se komunizmit me pasoje 6 muaj burg. Gjashte muaj burg i ka bere dhe gjyshi im, pastaj i hodhen diplomen perendimore ne plehra dhe e vune magazinier gjithe jeten. Por prape kishte llogjiken te gjykonte kush eshte politikan i pacipe kur erdhi demokracia.

Pra, mos u bej me katolike se Papa me refrene qe as flamurtaret e flakte si besojne. Bej ca telefona nga Shqiperia dhe mundohu te degjosh ate qe duan te tregojne, jo ate qe do te degjosh vete. Perzjerjet e Sali Berishes me krime dhe korrupsione po dalin me video. Njerezit po vriten nga Sali Berisha qofte direkt (ne 21 Janar), qofte indirekt (ne Gerdec, pa llogarit 1997 qe urdheroi bombardimin e Jugut njesoj si Gadafi sot). Njerez te arrestuar per droge ne Itali dhe te akuzuar per vrasje ne Shqiperi mbahen ministra me imunitet per ti shpetuar gjyqeve (Fatmir Mediu). Akuza dhe shantazhet e dikurshme qe konsideronin Nanon padrino tani duket sikur jane lene ne harrese dhe me Fatos Nanon (padrinon) behen pakte per te vjedhur vota nga opozita. Te gjitha keto i ben politikani me i paster qe kemi ne Shqiperi. Madje, tani po na del se neve jemi popull barinjsh, por kemi fatin te udhehiqemi nga nje njeri i madh qe s'e meritojme. A pika... Dokrra te tilla as per Enverin si kam degjuar, jo me per doktorin e tij.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.