| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si do te vepronit...!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2163)
Nuk jane te paket ciftet qe adoptojne nje femije dhe e risin,e edukojn ,e duan ate si te ishte i tyre.E cfare rendesie do te kishte nqs nuk do kishte gjakun tend?Prind i femijes quhet ai qe e rrit dhe e edukon.Ai qe i fal gjithe dashurine e tij qe nga castet e para te jetes.
Cancer nqs ky djale do ta pranonte vajzen qe donte bashke me femijen ,do te kete aq pergjegjsi per te sa mund te kishte edhe per femijen e tij biologjik.Prandaj ska te bej me ceshtje pergjegjsie ,rrethanash ,situatash ketu sesa me faktin qe `a do ta konsideroj dot kete femije si te tijin,ta doje si te tijin?`
kjo teme pak a shume i pergjan nje filmi qe kam pare une por te them te drejten se mbaj mend titullin. Do te thoja qe ai qe e don vertet nje vajze duhet ta marri ate ashtu sic eshte.
edhe sikur femija te ishte i imi une do ja mbushja mendjen qe te abortonte po sikur te kishte ngelur me barre me nje tjeter, atehere do kishte me termend nevoje per mjek ajo.
nuk ka asnje te keqe ta duash ate vajze
Nese dashuria mbyt gjithçka te keqe ajo eshte dashuri.Nuk mendoj se do ishte keq qe ta fillonte jeten me ate vajze dhe nje engjell te vogel qe do vinte ne jete. Kjo do te ishte nje prove jo e vogel per dashurine .
Ndiq zemren dhe hapja porten asaj qe do pa nguruar.
Si do te veproja?
Pershendetje te gjitheve.
Personalisht nese une do te dashuroja nje vajze me nje problem te tille, e para e punes do te mundohesha ta bindja te mos e abortonte femijen . Jo se jam kunder abortit , por mendoj se ajo do ta bente kete gje e shtyre nga opinioni . Dhe me tej do ta pranoja ashtu siç eshte , qofte edhe me femije te tjere, jo duke u shtyre nga meshira por nga dashuria(pavaresisht se si do te mendoje dikush).
Dhe mendoj se te dashurosh nuk do te thote te vendosesh kushte mbi jeten personale te partnerit.
P.s Femije nuk kam, por mendoj se jane dhurata me e shenjte qe mund te marre nje qenie njerezore
me respekt
ju falenderoj te gjitheve per mendimet e juaja!
me respekt unë
si do te vepronit?
Mendimi im eshte te mos ndaheni nga ajo femer.Dashuria i ka keto gjera.Edhe ky femije ,kur te rritet do te therrasi nje dite baba.Ska rendesi a ka ne damare gjakun tende,rendesi ka qe ai qe e rrit.Nje femije eshte i pafajshem.Ne qoftese dashuria midis mashkullit edhe femres eshte e forte,cdo gje kalohet
Per mendimin tim do te ishte gjeja me e bukur qe do ta pranoje kete femije.Nuk do te ishte aspak e drejte ta detyroje ate te heqe kete engjell qe rritet nga dita ne dite brenda saj.dashuria eshte gjeja me e bukur ne jete nuk duhet ta humbesh ate.Une jam e martuar me nje burre qe ka nje femije.Dhe une me femijen kemi nje lidhje teper te vecant me njeri-tjetrin edhe pse sesht i imi.Kemi krijuar nje familje te mrekullueshme se bashku.
Po e deshe kete vajze qendroji pran tani kur ajo ka me shume nevoj per ty.Degjo cte thot zemra jo cte thon te tjeret.
Pac fat.Me respekt.........
Femija eshte nje pjese e kesaj femre qe ti do!!!!!!!!!! Qe keshtu nuk besoj se abortimi eshte zgjidhja me e mire sepse kur do kete person e pranon ashtu si eshte dhe pranon c'do gje qe sjell ajo/ai me vete!!!
Une kam pare persona qe kane dashur femijen qe nuk e kan me patnerin ose gruan/burrin me sh se femijen e vet. Kaq kisha une. une do e pranoja ate femij.
Me respekt,
Lolina
Citim:
Po citoj ato që tha cancer
Nuk e di sa vjec je ti amor por tani duhet ta kesh mesuar qe realiteti ndryshon shume nga endrrat dhe idealet. Per te marre vendime te tilla duhet te jesh goxha i pjekur me jeten qe te mos gabosh. Pastaj une nuk thashe se nuk do ta pranoja vajzen, thashe se varet nga situata sepse eshte shume personale.
p.s: se ke idene sa mi acaron nervat kur i quan mendimet e mia siperfaqesore apo ku e di une. Thuaj dreqin une smendoj keshtu dhe kaq
| Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.