Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 19:52:

Mbyllur ne qeline e kotesise shlyejme fajin e te qenit lindur
I ngushte eshte shtrati ku fle brinjazi lumi yne i shterur
Jashte kalterojne muzgun shpirterat e atyre qe kane ikur
Brenda cicerojne ngjirur zogjte e atyre qe kane mbetur

Gdhenda edhe une inicialet e mia ne murin plot mbishkrime
Liber miqsh te cilet u penduan qe trokiten ne deren e hapur
I zoti i pensionit,plak shurdhmemec,i humbur ne mendime
Ka ngrire prej zanafilles ne prag te qiellit me krahe te zgjatur

Kur hesht jam lakuriq leshtor ne pyllin e pasqyrave
Majmunet kercejne degeve e papagaj gjithefaresoj
Perpiqem te gjej veten ne turmen miope te fytyrave
Nga afer jemi te ndryshem, nga larg te gjithe njelloj

Po pres te zgjohet rojtari i dremitur e te sjelle faljen
Femije harrakat ndoshta, mbase nuk eshte njeri
Ngerdheshja,lotet,turpi shkojne perkrah me talljen
E nuk di pse permallohem pak kur me kujtohesh ti...

Koha pikon pergjumshem streheve tona
Shoh siper e lutem qe te mbaroje shpejt
Eshte heret per te jetuar, ose vone
Te tretem dua e thjesht te hesht

I vetmi ngushellim eshte fundi
Hapi dyert te lutem e me ler te dal
Se kjo ketu eshte rruge asgjekundi
E ne te humbur,te verber e te cale

Po ndoshta eshte vetem teke casti
E neser apo pastaj na hapen syte
E bien orteqet e fjetura prej se larti
E zgjohemi pa mall e brenge ne fyt...


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 19:54:

Dua te te thur nje kurore me fjale e te ta ve ne koke
Fjale qe rriten kudo,ne cdo fushe,vazo apo kopesht
Lulet te te varen ne veshe e te te mbulojne floket
E te degjosh shushurimen time ne ererat,ne shirat
Guacka qe koha i nxorri ne bregun tend te shkrete
Ku xhindet mbyllur ne llampat qe prune valet
Presin te dalin e te te plotesojne deshirat...

Nje shishe jam edhe une e brenda kam nje tjeter
Kaq vjet qe endem,perkundem dallgeve te qenies
Dikush me hodhi dikur nga anija qe po mbytej
Lamtumire ndoshta,ndoshta thjesht nje emer
Moisinj ne lume, Jona ne bark te balenes
Lekundemi,zgjohemi,qajme,biem prape ne rryme
Derisa na gjejne, na hapin e shohin veten...

Nuk jemi cka eshte, jemi ajo cka mbetet
Ku eshte hici? Cdo gje eshte e mbushur plot
E nese zbardhesh, bie poshte e tretesh
Bore thinjash e rrahje e shurdher pulsi
Gjurme kembesh ne rere e shkume lotesh
Brenda pret pergjumur xhind i jetes
Te dale e te tregoje perrallen e botes...

Cdo deshire eshte yll qe bie e shuhet
Ne qiell shkojme e vijme si kujtime
Jemi tempujt e te tjereve, me kryqe supeve
Varur altareve te syve te tyre te ngrire
Ndiz nje qiri e shih flaken tek kercen e tundet
E zverdh fytyrat e hijeve te perendive
Jemi edhe ne te tille, shkruhet ne Bibel...



Eja te shuhemi e te lindim prape ne drite
Te duash eshte te vdesesh pak nga pak
Gjithmone eshte kurre, me mire te shkojme sot
Te ftohte jane gishtat e vetmise qe nuk ka frike
Te thelle shtreterit ku do fleme, mbase me kapake
Te kripur detrat ku lundruam,te kripur lotet
Ja po hesht tani,e degjon muziken?


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 19:57:

Nje tufe zogjsh ne fluturim
Ne vjeshte nga perendimi ne lindje
Nga lindja ne perendim ne pranvere…
Koha shteroi se rrjedhuri ne burimin tim
Fillesa e fundit perpelitej ne zall
Shushurima e fjaleve pushoi
Vetem nje vale e lehte mendimesh
Rrudhte pasqyren e vetes...

Si lindi gjuha?
Ai qe tha per here te pare fjalen lindje
C`donte te thoshte?
Apo qe vetem nje britme gezimi ose habie
E atij qe zbuloi perseritjen?
Larvat levrinin ne ujet e tij
Peshqit mesuan te ecin
Pastaj te fluturojne…
(Sipas Darvinit)
Nje tufe fjalesh ne fluturim
Nga lindja ne perendim…


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 20:02:

Rekuiem

Qartesi
Vetem nje pike e zeze
Thelle ne une
Deshmon per vezen

Ishte vdekja
E futa ne kornize
Dhe e vara
Me dore te dridhur
Ne gur…

C`kuptim ka trishtimi?
Nuk pashe kurre nje kafshe te buzeqeshte
Vetem Carlin, qe kerkonte botes veten
E humbte gjetjen...

Kush erdhi me pare?
Nje lot i qeshur faqeve
Rrokulliset ne tatepjete
Aty ku fillon udhetimi
Tren ku pyes majmunin e kontrollorit
Per bileten...

Traume mendova
Derisa sa erdhi ora
Nje ore ne stacion
Dy akrepe ne zero
Nje domosdo..

Dicka e re
Ah, cfare!
Gjithmone i njejti
Vetem te tjeret
Ecin kokeposhte
Humnerave...

Nje nate si kafe
Teori kaosi
Diku ne Kine
Eshte bere nje fshatar
Shefi i botes
Per disa caste..

Ai di kuptimin tim
E varros nen toke
Flet me ze te larte
E pastaj shtrihet...

31 vjet
bera nje vize
e u vrava per ju...
Drite qe pret ngjyren
Si modeli piktorin e vdekur
Qe vari veten
Nga dashuria per litarin
Lidhje nga kohe e vjeter
Premtim i heshtur...

Morra pjese ne varrimin tim
Procesioni ndaloi para gropes
Hidherim mbi gjuhet tona
Ndersa prifti thoshte fjalen e fundit:
“Ketu dergjet ushtari i panjohur
Ai shkoi ne lufte
Armet e tij fjale
Me fal,faleminderit
E nje buzeqeshje...
Ai dashuronte armikun
I dha doren
U puth me te
U shtri
E fjeti...”

Ne ishim vetem brenda
Ti, une dhe kapaku
Tak,tak,tak
Hapa syte
Nje shishe ere ne dore
E hedhur nga nje i pire
Qe donte te hynte...


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 20:05:

Ne vend te luleve
Trurin tim te enjtur te dhashe
Mu merziten gjykimet
Problemet e pazgjidhshme
Mburrjet, shpifjet

Eja e dashur
Ta ndajme boshllekun bashke
Koha te na rrjedhe ne damare
Ngadale si breshke

Merre trurin tim me gjithe rrenje
Nuk me duhet me
E te bejme dicka per te ngrene
Dicka te shijshme

E pastaj ti lutemi njeri tjetrit
E te mbushim te carat
Me lekure te mbulohemi si carcaf
E pastaj...E pastaj cfare?
Cfare do te bejme pastaj?


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 20:07:

Eshte bosh kjo kishe
Vec ne te dy
Fryme dhe mish
Te falem ty…

Ikona s`kam
Vec buke me vete
Sy qe lagen
E pastaj ejnten...

Me thuaj prape
Asgje s`mbaron
E me merr tutje
Ne horizont

“Jam kush jam
Zjarr ne ferre
Nuk jam rrush
Jam vere...

Ceshtje kohe
Ja edhe ca vjet
Shkon e vjen
Si termet

Dridhet kjo bote
Rrenoje anuar
Kjo kishe eshte bosh
Ti me flet mua

Prit edhe ca
Te mbyllesh syte
Te marr ne krahe
Ku mos me pyet,

Eshte kalter atje
Vjen ere e mire
Pa moshe te tjeret
Pa erresire”


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 20:09:

Kur hyra ne keshtjelle
ishte muzg
rojen e kish zene gjumi
megjithate e vrava
per te qene i sigurte

Ju afrova thesarit
dridhesha nga padurimi
po ai ish i hapur
e kish te shkruar
"Zoteri,nuk ju vjen turp qe vidhni?"

Jo, nuk me vinte turp
Aspak!
vetem pak inat qe ish i hapur
e naiv si gjithe thesaret

Kur dola jashte
rregullat e lojes
bera kryqin tek pragu
mbi kufomen e rojes


Postuar nga eliz datë 01 Korrik 2004 - 07:43:

Si lindi gjuha?
Ai qe tha per here te pare fjalen lindje
C`donte te thoshte?
Apo qe vetem nje britme gezimi ose habie
E atij qe zbuloi perseritjen?
Larvat levrinin ne ujet e tij
Peshqit mesuan te ecin
Pastaj te fluturojne…
(Sipas Darvinit)
Nje tufe fjalesh ne fluturim
Nga lindja ne perendim…

Kam ngelur pa fjale.Fantastike te gjitha.Pershendetje.


Postuar nga yjori datë 01 Korrik 2004 - 17:48:

Nje curril blu ne kafene e esellt te gjerave
Qumeshti pikon nga sisa e qiellit
Ler pak mish kockave
Per korbat e nxira nga dielli

Me kafke eshte flamuri yne i fundit
Anije piratesh ne shkretetire
Karvane te humbur te mbyturish
Femijesh qe lindin te pire...


Postuar nga yjori datë 01 Korrik 2004 - 17:51:

``Shfaqja filloi!``
Foli peshperitesi nga vrima
C`duan? pyeta veten
Ah po, monolog!
U pashe ne pasqyre
Binjaku nxorri gjuhen…
Fotografoi veten
Dhe ja dhuroi vellait…


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.