Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Per ty qe nuk e dite kurre sa te desha (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3006)
Diabolic:Me duket dicka shume e bukur por njekohesisht shume absurde ,te ndjesh kaq shume....Fillova ta lexoj postimin tend dhe sinqerisht mu duk vetja sikur po notoja ne detin e endrres,aty ku cdo deshire nuk eshte me e pamundur ,ku cdo ndjenje provohet dhe shijohet ku cdo njeri eshte ai qe do te jete....Papritur mesazhi qe kishe postuar perfundoj dhe u ktheva perseri ne realitet...
Por besoj se ja vlen te dashuroshe dhe ja vlen ti jap trajten reale asaj enderre...Ndoshta trembesh se nuk di dhe do te zhgenjehesh dhe me pas ai realitet tek i cili besoje shume te perplas ne fytyre anen me negative te tij ...Por si ai zogu qe nuk di te fluturoj do provosh dhe do vritesh,do provosh dhe perseri do vritesh ,do provosh dhe me ne fund do fluturosh ne qiellin e lire.Duke marre me vete kenaqesine dhe duke e perjetuar ate...
Nuk e di por...
Nuk e di Adelaida por gjithmon mendja me ka bluar nje pyetje- Jeta eshte nje enderr apo endrrat sherbejn per te jetuar- ç'enderr do ishte kjo jeta ime ?Sigurisht e mahnitshme deri ne dhimbje. Te betohem nuk kam frik te nis perseri fluturimin tim drejt asaj dashurie qe kam enderruar, edhe nese do te bie e do te vritem ,do te kem perseri deshiren per tu cuar e per ta ber gjithcka nga e para, edhe sepse jam nje tip qe dua te arrij gjithcka qe kam synim.Gjithsesi flm per fjalet e embla , ti do te mbetesh personi te cilin do ta degjoj gjithmon me shume kenaqsi. Per ty DIABOLIC A'S
Diabolic, fjalet e tua i kam degjuar shume here(nga dikush tjeter). I dhashe nje shanc, ai perseri nuk ndryshoi, u ndame. Erdhi dhe mu lut si femija ne gjunje, me mirrte ne 2 te mengjesit duke qare, me thonte do vdiste pa mua, ka perplasur makinen qe te me tregoje se me do, ka marre thiken tia ngulte vedit, ka udhetuar 20 ore nga ku jeton vetem qe une ta puthja per ca minute, qe une ta mirrja prapa. Une pa dyshim e doja, i lidhnim perseri, perseri gabonte. I dha 1-2-3-4-5-6 shance sepse dhe une s'jetoja dot pa te, ai perseri i njejti, ne u ndanim perseri. What is not meant to be, it won't happen. Ai te kete bere cfare te doje per mua, une kam per ta dashur gjithe jeten time, dhe ndoshta dhe sikur te vije perseri tek une sic thote ai... un kam per ta dashur perseri, sepse ma tregojne syte, kur ta shoh, ndoshta do ti jipja dhe nje shanc tjeter, sepse isha aq e pafuqishme para tij...
Por tani jam me e qetsuar qe ai tashme eshte me dike tjeter for good, it hurts, por tani e di se une e dua dhe nuk do jem me te, sesa kur isha me te dhe vrite ne zemer aq keq.
Dhe dola ne nje konluzion, "if u love somebody, let them go, let them be free away from u"
Pershendetje Diabolic
Ashtu sikurse ADELAIDA u ndjeva ne nje ender kur lexova mezazhin tuaj, aq romantik e aq te ndjere...
Shpresoj qe vertet, ju te jetoni me njeriun e zemres, ju jeni nje njeri i ndjeshem...e diku tek ju shoh vetveten...
ju uroj shume fate ne jete e shume lumturi, se ju e meritoni...
Deri ne kete dite te jetes time nuk kam njohur njeri qe te dashuroj me gjith shpirte e te jete i lumtur....domage...
pershendetjet me te sinqerta nga sabina.
Re: Nuk e di por...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Nuk e di Adelaida por gjithmon mendja me ka bluar nje pyetje- Jeta eshte nje enderr apo endrrat sherbejn per te jetuar- ç'enderr do ishte kjo jeta ime ?Sigurisht e mahnitshme deri ne dhimbje. Te betohem nuk kam frik te nis perseri fluturimin tim drejt asaj dashurie qe kam enderruar, edhe nese do te bie e do te vritem ,do te kem perseri deshiren per tu cuar e per ta ber gjithcka nga e para, edhe sepse jam nje tip qe dua te arrij gjithcka qe kam synim.Gjithsesi flm per fjalet e embla , ti do te mbetesh personi te cilin do ta degjoj gjithmon me shume kenaqsi. Per ty DIABOLIC A'S
Per ty qe nuk e dite kurre sa te desha
Kam kaq kohe qe sjam ndeshur rrugeve me veshtrimin tend, qe ste peshperis me buzeve emrin,qe si bertas yjeve dhe si betohem zotit dhe vehtes qe te dua.Kam kaq kohe, dhe per nje cast me mori malli .Me ka mar malli per qendrimi tend here-here si indiferent dhe here-here si miq te vjeter . Me ka marre malli se si ecen ,se si flet , se si gjykon te tjeret me ane te veshtrimit tend , se si ben cdo gje te bukur ne cdo veprim tendin ,se si ingranon cdo arterie te zemres time ne momentin qe ti je pran meje . Tashme me je bere si mirazh,cdo femer mer pamjen tende , dhe une si i marre i ndjek nga pas ,por kur i afrohem ,nuk ndjej aromen e lekures tende dhe ateher i zhgenjyer kthehem pas .Dhe deluzionin neper dhemb filloj e mallkoj diten kur te pash per here te pare .Por kur te pash per here te pare heshta ,heshta si i marre , pa e ditur se heshtja per dashurin eshte varr.Dhe veshtrimi im prehej vtem tek ti , dhe ti thoje - Ja imarri ka rene ne dashuri -.Dhe ja i marri qe te do vetem ty , qe enderron veten ty ,qe do te jepte gjithcka vetem per te te patur , per te ndier afshin e puthjes tende ,ngrohtesin e lekures tende ,aromen e shpirtit tend.Dhe ja i marri qe thote Ti dhe Perendia jan ne kete bote ,asgje segziston gjith te tjerat jan hic jan kot .Ja i marri qe belbezon emrin tend cdo zgjim ne mengjes , e pastaj thot se vetem per ty do te vdes .E ne drek ngrin dolli per emrin tend , e sresht duke te thene te dua ne cdo vend .E cdo mbremje me yjet flet , dhe kush guxon te te shaj e fton ne duel pastaj mizorisht e vret .Pastaj nata vetem ty te eshte rezervuar , endrat jan bere per te dashuruar.E keshtu çdo dite e çdo nate rrjedh jeta e ketij te marri , te marri per dashuri i cili dje ,sot dhe neser ka dashur vetem nje vajze, e ajo je ti.TE DUA OH ME FAL TE KAM DASHUR... Per ty DIABOLIC A'S
ma bere mishin kokra kokra, do te kerkoja nj nder mund ta permbledhesh ne 2 ose 4 strofa plus refren, melodin e kam gati, brenda mundesive.
je i madh
PERSHENDETJE
Hej pershendetje nga DIABOLIC A"S . Me fal per vonesen por per arsye studimi nuk kam pasur kohe te hyj ne forum. Me behet qejfi qe te ka pelqyer ajo qe kam shkruar dhe do mundohem te bej dicka per ate qe me kerkon, megjithse eshte e veshtir qe te riformuloj perseri ndjenjen e nje momenti. Gjithsesi do te perpiqem te bej dicka.Gjith te mirat nga DIABOLIC
Tashme je shnderruar ne djall...
S`e di nese e dije apo e kuptoje qe une te desha me shume se cdo gje ne kete jete.Te desha me aq pasterti shpirterore, -sa sonte po eme duket sikur nuk do mund te dashuroj me sikurse ty!
Te kam pare shpesh keto kohe ne enderrr , jam zgjuar dhe me jastekun e lagur me lote, ne oret e para te mengjesit ku te gjithe flinin, kam dalur ne oborr dhe kam ndez nje cigare, si per te shuar mallin tend, por serish me mbetej merak enderra me ty.Sa here s`kam dashur te ngrihem nga krevati,
sillja jastekun ne anen tjeter, pasi thone qe enderra mund te vazhdoje....!
Dhe une behesha e marre, besoja ne hic!
Te shkruaj, thjesht se te desha!Te shkruaj se ne jeten time tashme kam ftuar tjeter njeri per te me ngrohur zemren dhe mendoj te lidh nje jete te tere me te!Po, -kjo eshte vertetesia ime.
Gjithsesi edhe pse jam e zemeruar me ty, me menyren sesi me ke dashuruar dhe sesi me ofendon,une di te fal me ane te dashurise qe kisha per ty!
Nuk ka vend mes nesh as miqesia, as respekti, as hakmarrja!
Mes nesh ka vend vetem harrimi i perjetshem,-atehere besoj se do fle e qete!
Po deshe mos i lexo fare keto rjeshta, -thjesht momentalisht po mendoj kaq me zemerim,
ose zere se keto rjeshta nuk jane shkruar fare per ty!
love Helga.
Sot asgje tjeter sdua te te them , vecse se te dua, sot me shume se kurre . E te lutem shpirt ti mos vuaj, se endrrat qe naten gjumin ta prishin Morfeut do ti them ti zhduki vetem ti te jesh e qet. Jam ne pritjen tende duke puthur hijen qe heshtja e cdo casti pa ty le pas... ne pritjen tende ... te te kem pran duke te te then TE DUA...
Per Denin...
sikur dhe vetem per nje minute te jetes tende te dije sesa te dashuroja,,,,
epo zoti te ka krijuar vetem per te me cmendur mua....
kjo eshte dashuria...
ca na duan
ca i duam
ca na lene
e ca i leme...
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.