Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Panairi i endrrave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3651)
Po ben prap te njejten gje si dikur.Po shkaterron veten.Dhe kete radhe per c`fare?................................................................................................A ia vlen gjith kjo vuajtje?Apo pak jane ato qe po kalon dhe te duhen dhe te tjera?Urrej qe je kaq e dobet.Urrej qe je kaq e ngaterruar.Gjerat jane te thjeshta.Dua te flas me dike,por kush do me kuptonte.Marr motren time te dashur dhe I them si ndjehem duke menduar se do me kuptoje.Degjoj zerin e saj qe me qorton.Me mbyt dhimbja dhe filloj e qaje duke I shpjeguar,duke i thene te verteten.Atehere me kupton.Por c`mund te bej kur eshte kaq larg?Gjithsesi eshte gjithmone mire te degjosh zerin e atyre qe te duan.Largon dhimbjen sado pak dhe pastaj vazhdon megjithese s`kupton pse.C`fare tjeter mund te besh?Ditari im,te trishtova dhe sot por do me kaloje.
...Give me just e seconde and i`ll be OK...
Perseri me pushtoi deshira per ta perplasur koken diku...
Por ku valle???
Ja po afrohem ketu midis endrash dhe deshirash per te mposhtur dhimbjen qe te jep nje deshire e parealizuar dhe per te kerkuar iluzionet e nje jete krejt tjeter,e nje lumutria ,e cila mgjth e veshur me petkun e fallses te jep nje ndjesi te mire ....
Dua ta shijoj lumturine edhe pse ajo nuk mund te me shfaqet me shume se vetem nje moment,dua ta bej timen edhe pse ne te vertete mund te kem timen ate qe ngelet strukur ne cepat e reaitetit dhe qe i perngjan me teper fallses.
Kam nevoje ta ushqej shpirtin me kete lloj ushqimi...
Greeks didn't use to write obituaries when a person died.
They just asked the question:
Did he live with passion?
?
?
Ishte ajo ndjenja qe me perveloi panairin e endrrave, ishte ajo ndjenja qe ma luftoi qelizen qenesore qe iu shmanga panairit te ndershem, ishte ajo ndjenja qe ma turbulloi ujin e mendimeve pergjate udhetimit ne panairin e endrrave, dhe mbeta i vonuar nje minute ne historine e veprimit....Pra krejt tingellim falso, dhe rrahje fatkobe ne flatrat e shpirtit!....Ja vonoi panairi i endrrave ne trurin e parajses enderruese.............
Perla e shpirtit dhe mendimit !
Udhetimi im tek metoda e Rene Descartes. Mora varken e mendimit dhe lundrova pergjate hapesires dhe metodes se Dekartit. Pashe do shkrime te thella e te gdhendura me plot kulture, qe te joshnin krejt pjeset e organizmit, disa mendime me roberonin tere mendjen dhe me qetesonin pergjate lundrimit, verejta metoden qe kishte vene ne radhe, nderkohe perfitova nje perle filozofike qe me shndriste ngado qe udhetoja. Ishte e cuditshme, sepse lundrimi me shpiente deri tek kultura e tij, tek mesimi i tij, dhe tek metoda e tij. Si ta kuptoja kete kulture? Do e kuptoja nje kulture te perfillshme, e ngjyrosur me bojen e tolerances dhe te paqes, dhe ne prapavije qe shfaqej shume mahnitese... Ne heshtje m'u kujtua nje thenie e bukur, qe me ngjall nje mendje te re: >How charming is Divine Philosophy> Lundrova gjate e gjate, me pak mundime te vockela. Arrita tek nje vend i cili ishte rrethuar me shume lule dhe mes kopeshtit gjendej nje shtepize e vogel.. U ndala pak dhe e shikova me ate syrin e nje filozofi... Doja ta gjeja veten tani, i them vetes... Nuk dua te me ike dot kritika e filozofise. Uh m'u kujtua metoda e Descartes kur kishte thene :>Cogito ergo sum> Po nese une e mendoj shtepine e di dhe e shoh qe ekziston, por nese duhet ta besoj vertet, duhet te dyshoj. Kur dyshova arrita ta kuptoj shume mbi rregullat dhe orientimin e mendjes. Pastaj mendova po sikur ta rrezoja shtepizen e vockel, si do ta ndertoja valle? Sigurisht nga baza do e nisja... Perfundova misionin tim dhe mbeta fill i kenaqur. U largova pas me mendimin se >Une jam dhe prandaj ekzistoj>, meqe ekzistoj atehere duhet te eci ne litarin e kultures dhe urtesise... Lundrimi me ngjallte nje teater mendjeje, per te ecur drejt rruges se vertete, per te gjetur vetveten, dhe per te sunduar qenien time me ligjin e rrepte ne etike.
Veç kesaj, e ndieja se duke e përdorur ose pluskuar ne lekuren e teatrit te mendimeve, mendja ime mësohej pak nga pak qe t’i përfytyronte më qarte dhe me nje kulture te mprehte objektet dhe frymoret..
Kur gjeta veten tek perla e shpirtit dhe mendimit u shpreha me te njejtin vellim fjalesh te Nietzsches: “Ne jemi lundërtarë ajrorë të shpirtit dhe të mendjes”.
Sa here qe ndalem tek shkrimet e saja, syte me djegin zjarr nga ideologjia e bukur qe kane perberjet e mesazheve te saj, vetem ajo di te shkruaje kaq bukur ... Ndalem dhe futem brenda shkrimit te saj, dhe ndjej nje debore shkrimi qe me rreh melodine e shpirtit, me tere ato fjolleza te kristalta, dhe pastaj me puth e keshtu me radhe... Ajo mund te shkruaje vetem ato mesazhe qe une mund te goditem, te prekem, te mallengjehem fare.. prandaj dhe kam nevoje ta kujtoj panairin e endrrave... mbase kjo me qeteson disi, me jep fuqi per te jetuar me mire, pra me shendet te mire...
Oh panair i endrrave, me mban te gjalle, vecanerisht kur lexoj mesazhet e saj, kaq intime e brilante
Dhe dielli shkelqente si kristal mbi fytyren time te qeshur, dhe me jepte ne brendesine e shpirtit nje panorame vezulluese me rreze te thyera dielli... Natyra e ndjenjave te mia sikur mori nje ngjyre me te spikatur nga herat e tjera, dhe u bera personazh kryesor ne veper. Valle mos quhet kjo panairi i endrrave ?!
Gjithmone me del ne trotuarin e mendjes panairi i endrrave. Po si me del? Thuajse me del si nje mjegull e bardhe qe shetit ne drejtimin e qiellit blu, dhe qe nxjerr nje trotuar te shkruar me emrin tim, por qe nga ngjyra shume e spiaktur nuk e lexoj dot. ..
Natyra e vjeshtes, prape me kujton panairin e endrrave..
Ishte shtepia dhe museumi i Goethes qe me dhane ne preher nje emer, Panairin e endrrave!
Kam nje enderr , nuk e di a e trishtoj dhe ajrin e perhimte, nese e them!? Por do ta them, mbase me vete kam heshtjen, dhe kjo me mbron nga gjithcka... Sepse "Gjithcka s'eshte asgje".
Dua qe vuajtja e madhe te me shnderrohet ne vuajtje te bukur, atje ku, shpirti im rilind perdite tek panairi i endrrave ..
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.