| Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)
nuk keni asnje ide?
pa mendohuni .
Eshte e shkeputur nga nje tragjedi e famshme....
p.s.tani ju ndihmova shume.
lorie
nuk jam e sigurt por po e them mos i ka shkruar gje Migjeni,sepse nga dialekti dhe nga menyra e shprehjes se te shkruarit me ngjante me te
jo Ela
nuk e gjete.
mos e merr fjalen kame per kembe(ne gegerishte) lol.
Ketu eshte nje fjale krejt tjeter.
Pastaj Migjeni nuk ka shkruar tragjedi.
Makbethi
ps: kame=thike
Lazarati
po, shume i sakte
Makbethi eshte.
Vargjet sic dihet jane te Shekspirit .
Ne kaq heshtje e qetesi
ndjej vajtimthin e nje shpesi
psheretin me ze te ti
jet'e trembur se mos vdesi.
ok gjeni autorin e ketyre vargjeve
Mos eshte Lasgushi?
Ai eshte, radha juaj
Nje tjeter:
Ndaj, ç’më lodh me amanete?
Ku di unë amanet!
Gjersa kam damar poeti,
Do të puth si një poet.
Po kete kush e ka shkruar
Nuk ish engjelli i sketerres
Ai mundonjesi qe kall tmerr
Oh"sa i ngjiste ndajnateheres
Asdrite,as nate,as dite,as terr
| Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.