Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 50 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Vështrim psikologjik i karakterit shqiptar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3959)


Postuar nga SUNBELOVED datë 21 Qershor 2004 - 14:06:

Alias me vjen keq kur degjoj, qe ka njerez qe kane mbetur tek dijet e klases se tete, persa i perket njohurive te historise. Kjo nuk eshte tema e duhur, por gjate kohes se mbreterimit te satrapit dhe gjakpiresit NMT Zogu 1, Shqiperia ka patur nje nga monedhat me forta ne Europe, ndersa pashaporta Shqiptare te jepte mundesine te levizje kudo ne bote...sidoqofte jemi nje popull qe pelqen anarkine dhe me anarki kuptohet qe individidi nuk njeh asnje lloj autoriteti, jo se nuk kemi nje autoritet, por ne Shqiptareve na mungon autoriteti racional, sepse vetem ky i fundit perfaqson qellimet e rritjes dhe zgjerimit te individit, pra parimisht nuk hyn ne konflikt me autentike te qenies njerezore dhe e ardhmja e demokracise tek ne eshte e lidhur direkt me realizimin e ketij individualizmi. Krizat qe vete ne Shqiptaret kemi kaluar sidomos pas vitete 90 nuk jane rezultat i faktit se ne jemi me shume apo me pak se c`duhet individualiste, por i faktit se ajo qe besojme per individualizem eshte bere nje guacke bosh.

Fitorja e lirise eshte e mundur nqs demokracia transformohet ne nje shoqeri ku individi zhvillimi dhe lumturia e tij jane qellimi dhe objektivi i qyteterimit, ku jeta nuk duhet te kerkoje justifikimet ne suksesin ose sende te tjera dhe ku individi nuk eshte i varur nga nje pushtet i jashtem ( fjala eshte per shtetin ose mekanizmin e ekonimise, ose per shqiperine nderthurja ekstreme e ketyre te dyjave ), as nuk manipulohet prej ketij pushteti ku ndergjegja dhe idealet e individit, nuk jane interiorizimime te premisave te jashme, por i perkasin me te vertete individit dhe shprehin qellime qe burojne nga vecantia e qenies se tij.

Fitorja e te qenit mire eshte e mundur kur nuk merr me si shembuj suksesi modele qe bejne te ndihesh keq me ndergjegjen dhe fatkeqesisht ne Shqiperi, aty ku ne quajme te suksesshem nje te korruptuar, alkolist, imoral nje " njesh", keto shembuj nuk mungojne, madje i kemi edhe ne vendet e para te lozhes se qeverisjes.

Po, eshte e drejte nje sistem qe ul shkallen e agresivitetit ( qe con perpara ceshtjen e lirise se individeve) nuk mund te gjykohet vetem nga pikepamja politike apo ekonimike, por kriteri qe mund te mate shkallen e lirise se realizuar eshte ekzistenca ose jo e nje pjesemarrje aktive ne percaktimin e jetes se tij dhe kjo jo vetem dhe kjo jo vetem permes aktit formal te votimit, por edhe ne aktivitetin e tij te perditshem ne punen dhe maredheniet me te tjeret. Atehere kush nga keto mekanizma funksionon ne Shqiperi? Kur kemi patur ndonjehere zgjedhje te lira , te pakontestueshme nga i humburi, dhe cilat jane maredheniet tona me njeri tjetrin? Besoj se pergjigjet i njihni te gjithe...


Postuar nga mjeku datë 21 Qershor 2004 - 18:17:

Exclamation TUNG

UNE MENDOJ SE SHQIPTARET JANE DERI DIKU AGRESIV, POR MA AGRESIV NUK DI.E ARSYJET JANE SE QARTA, KAN NDIKUE SHUME KOHA, GJATE LUFTRAVE I ESHTE IMPUNUAR QE TE JET AGRESIV NDAJ ARMIKUT E HERE E HERE DHE NDAJ TE TJERVE.
TUNG TUNG


Postuar nga jimmy84 datë 21 Qershor 2004 - 22:44:

E di si eshte puna me shqiptaret, jane shume tolerante me te huajt dhe teper agresive me njeri-tjetrin. Kjo eshte nder gjerat me negative per shqiptaret. Qejfi i shqiptarit t`i jape leksione dhe moral nje shqiptari tjeter. . Mua me vjen mire qe jemi tolerante me te huajt (perjashto ndonjerin) por nuk me pelqen qe jemi agresive me njeri-tjetrin.


Postuar nga volter datë 22 Qershor 2004 - 03:05:

Jo bre kush e tha qe shqiptaret jane me agresive se popujt tjere, ato jane shembelltyre groteske e popujve te tjere e ju gjeni mbreterira dhe perralla te mocme, lereni keto mendime, se shqiptaret jane populli me i dashur, dhe specifikisht ruajne traditat e veta, dhe ne vecanti temperuren kombetare e rujane ne menyre te denje...Une them qe jemi te bute, dhe ne pergjithesi jemi shume te qete, dhe ne vecanti jemi flegmatike modeste...

Pershendetje


Postuar nga agata datë 16 Korrik 2004 - 17:19:

Citim:
Po citoj ato që tha elbasanlliu_2003
jane me agresive sesa popujt e tjere, por jane gjithashtu edhe me frikacake edhe te pabese sesa popujt e tjere



Ku jeni bazuar, qe keni nxjerre kete konkluzion i dashur Elbansalliu_2003...
mendoj se gjerat duhen pare me gjere...nuk mund te fusim nje popull te tere ne veset e keqija, qe kane disa...

mendoj se populli jone eshte shtypur me shekuj te tere nga vendet fqinje. dhe per fatin e keq dhe ka vujatur dhe diktaturen me te keqe per disa vite me rralle...keto kane lene pasojat dhe gjurmet e veta ne shpirtin dhe mentalitetin e shqipetarit, por ne jemi gjithashtu nje popull, qe kemi edhe shume kalite dhe na duhet te mos tia mohojme vetes...

pershendetje


Postuar nga Poisedon datë 16 Korrik 2004 - 18:28:

Teme absurde

Nuk arrij te kuptoj me cfare mendje fusni ne diskutim te tilla tema. Sipas jush nje popull i tere eshte agresiv?? PSe e mendoni kete gje ? MBi cfare argumentash e mbeshtesni kete teme? i Gjithe diskutimi me duket dicka bajate dhe pa vlere. Nuk ka popuj agresive por ka njerez te lindur apo te formuar te tille. Agresiviteti i nje popupulli nuk matet me veprimet e disave apo nacionalizmave te shfrenuar. Mendoj se popujt ne brendesi te tyre jane paqesor dhe altruist aspak armiqesor. Ceshtja se cili i ben Popujt agresive apo jo ja vlen per ta hedhur ne dikutim.
Pershendetje te tereve dhe sa me pak agresive.


Postuar nga Luarasi datë 28 Korrik 2004 - 14:35:

Per çfare agresiviteti behet fajle? Dikush mund te jete agresiv ne biznes, dhe kjo eshte veti e mire. Une e di se shqiptaret jane me gjak nxehte se popujt e tjere. Shembull greket jane populli me arogant qe njoh. Une kam jetuar per nje kohe te gjate ne perendim dhe sa i perket shqiptareve ne krahasim me pupujt e tjere cdo here kane qene me besniket, me trimat dhe me fisniket. Eshte lehte qe ta them kete mbasi jam shqiptar, por eshte mese e vertete.


Postuar nga diellza26 datë 18 Shtator 2006 - 12:16:

Re: Teme absurde

Citim:
Po citoj ato që tha Poisedon
Nuk arrij te kuptoj me cfare mendje fusni ne diskutim te tilla tema. Sipas jush nje popull i tere eshte agresiv?? PSe e mendoni kete gje ? MBi cfare argumentash e mbeshtesni kete teme? i Gjithe diskutimi me duket dicka bajate dhe pa vlere. Nuk ka popuj agresive por ka njerez te lindur apo te formuar te tille. Agresiviteti i nje popupulli nuk matet me veprimet e disave apo nacionalizmave te shfrenuar. Mendoj se popujt ne brendesi te tyre jane paqesor dhe altruist aspak armiqesor. Ceshtja se cili i ben Popujt agresive apo jo ja vlen per ta hedhur ne dikutim.
Pershendetje te tereve dhe sa me pak agresive.




pershendetje!

vertet me duket teme absurde si shume teme te tjera qe flasin per shqiptare............., agresive, frikacake, tradhtare.
Kurrsesi nuk mund te pergjithesohen popuj me te tilla epitete, se i bie qe nje popull i tere te jete kshu apo ashu, hajde mendje hajde.
Edhe ky hapesi i kesaj temes, kam pershtypjen se eshte gjetur perballe noj presioni alla italiance, ku i eshte thene se shqiptaret jeni agresive, dhe ai pa rezistencen me te vogel argumentuese e ka gelltitur ( s'du te paragjykoj, por tema qe ke hedhur ne forum, me ben te mendoj ne kete menyre).

nejse per te mos i bere qejfin as vetes, as armikut , mendoj se njerezit veprojne ne varesi te rrethanave me te cilat perballen, e ketu s'bejne perjashtim as shqiptaret.
bile ta mendosh thelle thelle, ne si natyre mesdhetare qe jemi, s'jemi hic agresive per kushtet me te cilat perballemi .


Postuar nga Simona datë 18 Shtator 2006 - 17:20:

Citim:
Po citoj ato që tha elbasanlliu_2003
jane me agresive sesa popujt e tjere, por jane gjithashtu edhe me frikacake edhe te pabese sesa popujt e tjere


 

 

Mos te kemi minoritar ty se venin ke rrapi bezistanit e ke

 

Ti hudh poshte te gjitha mendimet,cdo njeri kur e prek ne familje dhe ne komb behet agresiv,bile edhe te vret,apo si shef lajmet ti????

Do te ta lidh CNN-in te shofesh cdo dite cfare ndodh neper bote .


Postuar nga Katilesha datë 19 Shtator 2006 - 15:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Simona


 

 

Mos te kemi minoritar ty se venin ke rrapi bezistanit e ke

 

Ti hudh poshte te gjitha mendimet,cdo njeri kur e prek ne familje dhe ne komb behet agresiv,bile edhe te vret,apo si shef lajmet ti????

Do te ta lidh CNN-in te shofesh cdo dite cfare ndodh neper bote .







ps;sa per temen edhe une mendoj jemi si gjithe popujt e tjere...por jemi shume me shume mikprites..te dashur...shukrt ne shqiptart jena si mjalt..njesim me muhabet..me vepra.. e me te tana...jam krenare qe jam SHQIPTARE


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 50 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.