Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- KENGE SHKODRANE (tekste) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5261)


Postuar nga tresh datë 09 Qershor 2004 - 15:43:

Bishtalecat pale pale

Bishtalecat pale pale
m'i ke lshuu-e
M'i ke lshu per ball
Aman o per ball
Hajde moj Gjyle se kam sevda.

E kuqe porsi sheboje
Kur me flet
Kur me flet me goje
Aman o me goje
Hajde moj Gjyle moj sheboje.

Bel e shpinde e sy e faqe
Sy e faqe
Gjithe per bukuri
Aman per bukuri
Hajde moj Gjyle po te tham
Hajde moj Gjyle ku te kam.


Postuar nga tresh datë 09 Qershor 2004 - 19:35:

TE KAM DASHTE E PRAP TE DUE

I
Te kam dashte edhe te due,moj lule
Te vjen era molle e ftue,moj lule
Pervec tejet,tjeter s'due
Hajde moj lule.

II
Te kam dashte edhe te due,moj lule
Kam deshire me ndeje me mue moj lule
Pervec tejet,tjeter s'due
Hajde molle ne gem

III

Te kam dashte edhe te due,moj lule
S'bashkut jeten me kalue,moj lule
Qi gjithnji te jesh me mue,
Hajde topsheqer


Kam nje liber me rreth 250 kange qytetare shkodrane po vjen keq qe se kam gjete ate qe kerkuat doshta edhe pse jane pjese te dy a ma shume kangeve.
E vetmja qe i afrohej ishte kanga e masiperve.

Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin

Une ty moj te kam dashte
e prap te du

Ref:

kishe flokt e gjata
s'ti zinte shamia
fryu er' e malit, aman
mori ment e mia


Postuar nga tresh datë 11 Qershor 2004 - 11:46:

Sa e ambel asht dashnia

Sa e ambel asht dashnia
kur ate moj ta kam fal (2x)

Ti mi din hallet e mija
prandaj zemren moj ta kam dhan (2x)
aman ta kam dhan..

Sa merak jam ba per tyee
kur te shoh moj si perher.
M'le pa gjume e pa myll sy e
Trandofile mush me ere
aman, mush me ere

Kur te pashe moj tuj kalue
mendja sec me rrin tek ti (2x)
Oh jam djeg jam pervelue
si t'ja baj hallit se di (2x)
o hallit s'ja di


Postuar nga tresh datë 12 Qershor 2004 - 11:16:

Margjela

Moj Margjele Mari malsore
Te gjith djemve ment ua nxorre
A s'po vjen moj goc me mue
Kam nje fjal me te diftue
Du me t'than moj sa te due
Moj e bukura Margjele

Margjela, Mari Margjele
Si nje gonxhe ti m'ke cel
Goxhe bukur jasemin


Margjela, Mari Margjele
Cilma synin, qe m'ke msheh
Moj Margjela e malsise
Thueja kangve te cobanise

Moj Margjele Mari malsore
Ti ma te mirin djal na more
Shok e shoqe po vallzojne
Jete te lumtur te urojne
Moj e bukura Margjele

Margjela Mari Margjele
Lule bukur e paske cele
Lule e bukur jasemin

Margjela Mari Margjele
Syne bukur maje cele
Moj Margjela e malsise
Thueja kangve te dashunise

Margjela...Margjela...


Postuar nga tresh datë 16 Qershor 2004 - 18:04:

Ma e Bukra Shkodrane

Pse nuk del ti ne ballkon moj?
Pse me mundon mua?
S’kalon dita kur s’te shoh
Vec me ben te vuaj

Ne ballkon ti ke nje zog
Nje zog te bukur shume
Sikur te kisha krah si zogu
Te fluturoja uneee

Dil pra ne ballkon
Zemren plag ma bane
Dil vec pak ta shof buzqeshjen
Ma e bukra shkodrane (2X)


Iken dita dhe vjen nata
Bi te fle, gjumi s’me merr
I kupton nena te gjitha
Cfare ke djal me thote?

C’do nat n’enderr te shof une moj
Me dukesh e bukur
Ndoshta dhe ti me shef mua
Hajde pra moj flutur.

Dil pra ne ballkon
Zemren plag ma bane
Dil vec pak ta shof buzqeshjen
Ma e bukra shkodrane (2X)

Dil pra ne ballkon
Zemren plag ma bane
Dil vec pak ta shof buzqeshjen
Ma e bukra shkodrane (2X)


Postuar nga tresh datë 16 Qershor 2004 - 18:06:

Si dukat i vogel je

Si dukat i vogel je
hajde shpirt e rri me ne
Na ka dal nji gonxhe re
era karajfil po i vjen

Hajde cakrrama goten
mos me len mu te vorfen
O hajde.

Kur ma lujshe shtatin-e
ma shtojshe marakun-e
Iku nata, zbardhi dita
s'e shikojme sahatin-e

Hajde cakrrama goten
mos me len mu te vorfen
O hajde.

Letrat kur mi cojshe
marakun ma shtojshe
Karajfil ty te vjen era
na ka dal nji kange e re

Hajde cakrrama goten
mos me len mu te vorfen
O hajde.


Postuar nga tresh datë 16 Qershor 2004 - 18:41:

Kacurrelat..kange per MONA & SABINA

Mqs thate se ju pelqejne kanget Shkodrane ju pershendes me nje nga kenget e mia me te preferuara.....eshte nje kange shume pak e degjume po shume melodike.......
Cila nga ju te dyja ka kacurrela ?


Kacurrelat

Natyra t'fali, bardh-o si bora,
Une permbas tejet jeten e bora;
Oh!se dy syte m'i kane verbue,
M'i kane verbue moj kacurrelat,
kacurrelat e tu.
Aman kacurrelat,kacurrelat e tu


M'i ke faqet,t'kuq-o si gjaku
Se me ty vashe m'ka xanun maraku;
Oh!se marakun ma kane shtue,
Ma kane shtue moj kacurrelat,
kacurrelat e tu
Aman kacurrelat,kacurrelat e tu.


Postuar nga tresh datë 18 Qershor 2004 - 20:53:

Mi dhe flakë mallit tim

E kujtoj me mall
ndjenjën në agim
a do t'kem ty vallë
lule n'përqafim

Si zanë mali je
trupin si selvi
synin zjarr e ke
buzën si qershi

Haj... mi dhe flakë o mallit tim
trëndafile m'lu me vesë
në këtë natë o pa agim
puthjen tande po e pres

N'prehnin tim nuk ke pik'llim
do të shkrihem n'dashuni
eja t'pres me padurim
të jetojmë sa jemi t'ri


Postuar nga tresh datë 18 Qershor 2004 - 20:55:

Moj e mirë synin larushë

Moj e mirë synin larushe
besa ty moj s'të ka kërkushe ( 2 herë)

Besa ty moj s'të ka kërkushe
Veçse une moj që të këpuse( 2 herë)

Shyqyr Dush që t'kam kojshie
Kur t'mërzitem o vij e rije (2 herë)

Kur t'mërzitem o moj vij e rie
Sa ta shoh o moj synin e zie (2 herë)

Moj e mir synin me gema
Ndaj për gjysmë o n'katër rema( 2herë)

Ndaj zylifet o fije fije
Ruju djal o mos mi përzie ( 2 Herë)


Postuar nga tresh datë 20 Qershor 2004 - 15:26:

Taksirat që m'ka nxan mu

Taksirat që m'ka xanë mu
Hallin tem më ta tregu

Pash sytë e ballit Ije
Po ti them dy fjalë dashnie
Të lutem mos me m'harru

O marak se ç'më dogje flakë

E tash du me fillu
Hallin tem me ta tregu

Amanet për sytë e shkreta
Se ç'më djegin si shigjeta
Të lutem mos me m'harru

O marak se ç'më dogje flakë

Me kët' kangë du me t'kujtu
E s'po mundem me u duru

Pash sytë e ballit Ije
Po ti them dy fjalë dashnie
Të lutëm mos m'harru

O marak se ç'më dogje flakë


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.