Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Te biesh ne dashuri me kusheriren (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6142)


Postuar nga agata datë 24 Shtator 2004 - 15:48:

Citim:
Po citoj ato që tha roke
degjoni ju mbrojtes te traditave.Equis donte nje keshille dhe prandaj e shkroi dhe kjo nuk eshte e lehte te shkruhet,mos e nenvleftesoni msg e tij.Ai vertet eshte ne pikepyetje dhe si pergjigje mori talljet tuaja.
per mua eshte gabim equid,pavaresiht se e ke te larget,pavaresisht se mund te duheni ose kuptoheni shume mire,eshte dicka qe do ju ngelet peng per tere jeten.ndiq keshillen qe tu dha pak msg me larte.ka shume femra eshte fat kjo gje se te ben qe te zgjedhesh jo te ngecesh
perfundimisht,harroje ate gje nqs je me tru.
ciao!!



Jam shume dakorte, me mendidimin tuaj Roke.
Equis ka sjellur ketu, nje problem, qe eshte veshtire te trajtohet, por ai mori guximin ta shkruaj, e meriton nga ne, qe se pari ta kuptojme, e ti japim nje mendim, para se ta paragjykojme...

Equis keto diskutime jane shume delikate, e mendoj se vetem personi qe eshte ne nje situate te tille, mund ti jape drejtim, edhe pse sipas mendimit tim ky person nuk ka shume zgjidhje...fatkeqesisht...

me respekt Sabina


Postuar nga SUNBELOVED datë 24 Shtator 2004 - 21:37:

Epo kot s`ka dale ajo fjala e urte popullore kusherire, kusherire, po me ferko se me vika mire


Postuar nga jimmy84 datë 24 Shtator 2004 - 22:53:

O Albanian avash mor cun se e dime qe je trim po me shtruar, me qete.
Sa per kusherirat e dyta apo te treta jam dakort qe nuk eshte shume "normale" .


Postuar nga déjà-vu datë 25 Shtator 2004 - 01:54:

Equis

Ne te mesmen,nga fillimi njohta nje ne shkolle me mua dhe te them te drejten me pelqente si tip.
Dola nja dy here,normale kjo e fundit por nuk eshte se isha i dashuruar....thjeshte me pelqente.
Hey,e forta qe njehere duke ecur,ndalon e me thote : mbrrita tek shtepia une,te pershendes.

Vetetimthi mu kujtua qe ne ate pallat dija te kishim kushurinj te larget.
Tersi me ndjek,e ka kete veti .
Kthehem ne shtepi dhe i vertis mamase poshte e larte per te marre ndonje informacion se edhe ta pyesja troç,me vinte rende dmth.

E pra,tersi si tersi....behej fjale per nje kushuri te trete timen.

Evitoje!


P.s ****?Nese je nder 4.000 anetrate e ketij forumi dhe lexon kete mesazh...dije se nuk eshte se te shmangja(fshihesha) ato kohe sepse s'me pelqeje.


Postuar nga arsona datë 25 Shtator 2004 - 03:29:

Jo Jo Jo !!!
Kurre sa do i larget te jete sado ne fillim mos e dish qe e ke kusheri ose kusherire, mundohu ti shmangesh keto gjera. Sepse ne fillim te duket mire se fluturon ne enderra por aman cdo gje ka pasojat e veta mbrapa. Mos e zgjas me shume jeni nje gjak. Une njof nje alamet doktoreshe qe edhe me kapacitet te larte si nga ana shoqerore si nga ana mjekesore, dhe ajo perfundovi e martuar me djalin e tezes i cili ishte disa vite me i vogel se ajo. Kjo eshte idjotesi mua kalamajt e kusherinjeve te pare me therrasin halla teze kurse asaj i binte ti thoshin halla, teze, teta, mami. Ata qe te dy jane penduar dhe ju vjen turp tani qe jane me femije se cfare kane bere por koka ben koka peson, dhe per kete arsye jane shmangur nga njerzit e tjere te fisit se ju vjen zore qe femijet te marrin vesh se si e se qysh. Pa dyshim qe per kusheririn e kusheriren ke dashuri por jo ta shfrytezosh ne kete menyre. Padyshim qe kusheririn ose kusheriren nga malli e perqafon e puth por jo ne kete menyre. Megjithate secili ka ndjenjat dhe mendimet e veta per cdo gje, por per arsonen kjo eshte plotesisht dicka e gabuar.


Postuar nga badgirl datë 25 Shtator 2004 - 06:55:

Thumbs down

MOS shko aty o trim

bej shaka Equis, gjithsesi mendoj se eshte gabim nje veprim i tille


pershendetje


Postuar nga Fajtori datë 25 Shtator 2004 - 07:21:

Sa gjynah... Faqja e pare ishte vetem me shakara dhe perbuzje. E dyta serioze dhe konformiste.

Nuk te njoh Equis. Ndoshta ata qe kane bere shaka te njohin me mire. Nese vertet ke ndermend te besh dicka me ate kusherire ki parasysh qe ambjenti qe te rrethon eshte ky qe mbushi keto dy faqe. Prandaj nuk do ta kesh aspak kollaj; te pakten nese qendron brenda mureve te Republikes se Shqiperise. Nese je i ri ne moshe ndoshta duhet te shikosh sa e madhe eshte bota para se te vendosesh. Nese ke eksperience kot qe pyet te tjeret.

Besimi se bashkimi mes kusherinjve nxjerr femije te mete i ka rrenjet ne antikitet, nje zot e di si mund ta marrim kaq shabllon akoma. Puna eshte se kemi ngulitur ne kulture apo tradite evitimin e kusherinjve si partnere. Kjo eshte bere per aresye supersticioni te pergjithshem (nuk besoj se popujt antike mund te benin analiza gjenetike!!!). Megjithate po ju kujtoj se ka patur dhe ka kultura ndryshe nga e jona, ne te cilat martesa eshte e detyruar te behet brenda familjes. Motra te martohet me vellain apo kusherinjte mes tyre.

E gjithe kjo sherben qe te kuptoni sa relative jane kulturat. Pastaj e kote t'ju spjegoj se dashuria nuk ka shume llogjike brenda, prandaj nuk ndjek gjithmone racionalitetin e kultures nga lind.

Ne fund te fundit te gjithe po rrime me muaj dhe vite me dashnoret dhe ne fund ndahemi pa pjelle asnje femije. Pse frikesohemi kaq shume nga nje lidhje brenda familjes qe ndoshta s'do prodhoje asnje "frut gjenetik"?

P.s. Jam kurioz te di pse eshte penduar ajo vajza qe u martua me djalin e tezes. C'lidhje ka gjaku? Une njoh shume cifte te martuara qe thjesht jane merzitur me njeri tjetrin; disa here sepse jane martuar heret, disa te tjera sepse kane rene ne monotoni. Kjo besoj nuk ka lidhje me gjakun, apo jo...


Postuar nga Endri datë 25 Shtator 2004 - 09:27:

E tha ploshtani bukur eshte nje segment i shkurter. Mendoj se eshte nje fiksim ne tru qe duhet ta heqesh dhe ta shikosh kushuriren me teper si nje moter.

Une per vete neveritem nga incest ne familje dhe kam degjuar shume raste ketej nga amerika e veriut. Nuk mund te pajtohem me dicka te tille.


Postuar nga Aljohin datë 25 Shtator 2004 - 14:43:

Shiko Fajtor thyes i shablloneve te antikitetit. Fakti qe femijet mdis te afermeve kane probabilitet ne rritje me rritjen e afrimitetit qe te dalin me te gabime gjenetike eshte nje fakt shkencor. Nuk besoja se kishte ne forum qe mendonin se une i referohem antikitetit kur flas (kur nuk e kam specifikuar).
Nuk tha njeri mos u lidh te thashe mos u marto (per mendimin tim) sepse kur martohesh mendon edhe per femije (besoj). Gjithesesi probabiliteti edhe kur martohen vella e moter nuk eshte shume i madh (se te la senti di rischiare...)


Postuar nga Fajtori datë 26 Shtator 2004 - 04:30:

Aljohin.
Nga antikiteti ka lindur tradita jone, prandaj i referohet vetem asaj. Une nuk besoj se Equis ka ndermend ta vazhdoje ate ndjenje sepse i mjafton te lexoje keto mesazhe qe ti merzitet pa e realizuar akoma. Megjithate me vjen keq sesi jemi nje shoqeri kaq konformiste dhe nuk dalim nje here te paparashikueshem. Kjo nuk eshte hobby, te jesh anarkist, por nje moment reflektimi. Nese do e vinim veten ne poziten e Equis per nje moment do e kishim te veshtire te jepnim pergjigje kaq standarte apo tallese. Por brumosja e shoqerise sone nuk lejon as te na kaloje nepermend te vihemi ne poziten e tij. Me mire keshtu...

Keshtu pra Al. Ndoshta gjenetikisht rrezikohet me shume, por nuk besoj se Equis mendoj qe tani per femije. Ne fund te fundit rreziku ekziston ne qindra versione edhe ne ciftet normale qe martohen dhe pendohen duke banalizuar jeten femiljare. Rreziqet jane pa fund, pjesa gjenetike eshte vetem nje aspekt i tyre.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.