Forumi Horizont | Gjithsej 25 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 244 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Cila thenie personale ju ka lene pershtypje, cila ju pelqen. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6954)
Avantazhi i nje memorje te keqe eshte se mund ti gezohesh disa here te njejtes gje si per here te pare
--Friedrich Nietzsche--
Dashuria eshte triumf i imagjinates mbi inteligjencen
--H. L. Mencken--
Mosha nuk te mbron nga dashuria, dashuria te mbron nga mosha
--Jeanne Moreau--
Flm,per shprehjet qe ke shtuar ne kete teme.
Me respekt Gleni
Nese rrezikon mund te humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi.
Nëqoftë se jeta nuk të ofron një lojë që ja vlen ta luash, atëher krijo vetë një të tillë.
Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
Kush jep pergjigjen pa mendim te shumtat e fjale i ka gabim, o fol sic flet njeriu me mend, o hesht si kafshet, rri ne vend!
--Saadiu--
Te mencurit mesojne me shume nga budallenjte sesa budallenjte nga te mencurit.
Te gjithe do bien. Ata qe qendrojne me lart do bien me keq.(Plato)
Une nuk urrej njeriun por veset e tij. (Albert Einstein)
Me pak egoizem nga te gjithe ka skllavi. (Hercen)
Dy gjerave duhet t'ia dini vleren, para se t'ju ikin nga duart: njera eshte shendeti dhe tjetra eshte rinia. (Epikteti
Fundi i madh i jetes nuk jane njohurite, por veprat. (Tomas Fuller)
Kur njeriu e kupton qe nuk eshte i ditur, ai ka hedhur nje hap drejt diturise. (Mark Tuain)
Perpara se te kundershtoni nje te moshuar, duhet te perpiqeni ta kuptoni ate. (Xhorxh Santana)
Gjyko mbi inteligjencen e nje njeriu ne mbeshtetje te qeshtjeve per te cilat ai te pyet. (Homer)
Gjeja me e rendesishme qe mund te beje nje burre per femijet e tij, eshte te doje nënën e tyre. (Gete)
Nje komb te edukuar mire eshte e thjeshte ta drejtosh, por e veshtire ta pushtosh. (Lord Brougham)
Kushtojini rendesi te vecante edukimit te rinise. Nje neglizhim sado i vogel ne kete drejtim, do te na kushtoje mjaft shrenjte. (Aristoteli)
E ardhmja e nje kombi eshte lidhur ngushte me edukimin qe merr rinia. (Albert Einstein)
Pa shokun e mire, njeriu nuk i njef gabimet e veta. (Populli)
Ju boten e shikoni, ndersa veten tuaj jo! Per sa kohe do te qendroni brenda kesaj verberie? (Anonim)
Njeriu meson kur eshte i ri dhe kupton kur plaket. (Eschenbach)
Trendafilat, zambaket, karafilat, te gjitha lulet thahen, celiku dhe hekuri thyhen, por shoqeria e vertete as thahet, as thyhet. (Abraham Lincoln)
Pijetoret jane vendet ku cmenduria shitet me shishe. (Uendell Filips)
Ne rini ditet jane te shkurtera dhe vitet te gjate, ndersa ne pleqeri ditet jane te gjata dhe vitet jane te shkurtra. (Imam Gizali)
I lumtur eshte ai njeri, i cili fiton mendjeprehtesine qe ne rini, por tri here me i lumtur eshte ai qe ruan zellin e rinise ne moshte te kaluar. (Dagobert Rune)
E sotmja eshte nxenesja e se djeshmes. (Tomas Fuller)
Zhurma nuk provon asgje. Shpesh nje pule qe ka bere vetem nje veze, kakarit sikur ka bere nje asteroid. (Mark Tuain)
Permireso sjelljen tende, perpara se te kerkosh nga te tjeret te permiresojne te tyren. (Ebu Bekri)
Jo" dhe "Po" jane fjale qe thuhen shpejt, por ato duan qe te mendohesh shume para se t'i shqiptosh. (Xhorxh Bernard Shou)
Kur isha 14 vjec, babi im ishte kaq i paditur, saqe me vinte zor te rrija afer tij. Por kur mbusha 21 vjec, une mbeta i habitur se sa shume kishte mesuar ai per shtate vjet. (Mark Tuain)
Largojuni fuqise misterioze te mburrjes dhe te shpifjes. (Erik Hofer)
Tre gjera e bejne nje jete te mjerushme: hakmarrja, xhelozia, dhe karakteri i dobet. (Anonim)
Idete e medha nuk lindin nga truri, por lindin nga zemra. (Vauvenagues)
Njerezit e zgjuar vleresojne te gjithe njerezit, pasi ata shohin te miren te secili dhe e dine se sa e veshtire eshte te besh dicka te mire. (Baltazar Graciani)
Zoti nuk do t'ju shikoje medaljet, gradad apo diplomat, por cilesite qe keni. (Helbert Hubard)
Ka gjithnje kohe per ta shtuar nje fjale, kurre per ta trequr mbrapsht. (Baltazar Graciani)
Kur dikush e deklaron shpesh qe nuk eshte budalla, ai zakonisht dyshon per veten e tij. (Uillson Mitzer)
Kur keni filluar te mos jepni me kontribut, keni filluar te vdisni.(Elanor Rusvelt)
Gjithsej 25 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 244 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.