Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)


Postuar nga NS-6 datë 19 Prill 2005 - 14:58:

surja ahzab ajeti 35

Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.


Postuar nga NS-6 datë 29 Qershor 2005 - 18:24:

surja nisa ajeti 59

O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.


Postuar nga NS-6 datë 17 Korrik 2005 - 23:29:

surja Ahzab ajetet 70-71

O ju që keni besuar! Plotësoni detyrimin ndaj Allahut dhe kini frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën! Ai do t’ju dretojë juve tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë ka arritur fitoren më të madhe.


Postuar nga Iyua datë 18 Korrik 2005 - 00:21:

NS-6

Un Myslimane jam po si ndjek fare kto adetet e Myslimanizve.. Besoj ne nje Zot ................
Pacim


Postuar nga NS-6 datë 21 Korrik 2005 - 13:33:

surja israe ajetet 23-25,surja bekareh ajeti 83,surja en nisae ajeti 36

surja israe ajetet 23-25
23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.

surja bekareh ajeti 83.
(përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; falnie namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.

surja en-nisae ajeti 36.
Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.


Postuar nga NS-6 datë 22 Tetor 2005 - 04:04:

surja huxhurate,10

S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).


Postuar nga Iyua datë 22 Tetor 2005 - 04:54:

NS-6

Agjerim te mbare zemra Kaq kisha nje Urim per ty !
Allahu qofte me ty Gjithmone !
Erzeni_Be Gjithashtu pa te lene ty mbas dore Agjerim te Mbare zemra !!
Ju te Dyve
Respectet e Mia !


Postuar nga NS-6 datë 23 Tetor 2005 - 23:46:

Evisa

shume faleminderit per urimin Evisa!Allahu qofte me ty gjithashtu,te forcofte besimin te dhente sukses e begati gjithmone ne jete, e na befte te gjitheve prej banoreve te Xhenetit!


Postuar nga NS-6 datë 24 Tetor 2005 - 01:15:

surja alek,ajetet 1-5

Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.


Postuar nga NS-6 datë 27 Tetor 2005 - 04:03:

surja rrahman,ajeti 21

E, cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?


p.s: ne fakt ky ajet perseritet shume here ne kete sure.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.