| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7428)
pyetje tjeter dhe prap per grimcat elementare dhe per me teper per elektronin:
normalisht elektroni kur humb fiton energji me ane te fotoneve kalon ne nje shtrese me te jashtme ndersa kur e leshon kete energji kalon ne nje shtrese me te brendshme....pyetja qe doja te shtroja ketu eshte kjo:
si eshte e mundur qe nje elektron i shtreses se pare nuk shkon te perplaset me berthamen?pastaj cila force eshte ajo qe e mban elektronin ne ate rreze te caktuar nga berthama(gjithmone duke pasur ketu idene qe elektorin negativ dhe protoni pozitiv duhet te terhiqen).
edhe per ti bere me lemsh gjonat nje gje qe me shkoi ndermend kur po lexoja nje shkrim ne internet: ku ndodhen fotonet ne elektron?
iher per iher kto jane boll,spo futem ne berthame 
Mendoj se nese nje elekton do te perplasej me berthamen, nuk do te kishte materje, kjo sepse nuk do te ekzistonte atomi.
Po ben kohe qe nuk kam ardhur ne forum. Me behet qejfi qe eshte aktiv.
Te me falni per perdorimin e gjuhes shqipe. Une nuk e perdor shume dhe shkollen e larte e kam bere ne Anglisht.
"pyetje tjeter dhe prap per grimcat elementare dhe per me teper per elektronin:
normalisht elektroni kur humb fiton energji me ane te fotoneve kalon ne nje shtrese me te jashtme ndersa kur e leshon kete energji kalon ne nje shtrese me te brendshme....pyetja qe doja te shtroja ketu eshte kjo:
si eshte e mundur qe nje elektron i shtreses se pare nuk shkon te perplaset me berthamen?pastaj cila force eshte ajo qe e mban elektronin ne ate rreze te caktuar nga berthama(gjithmone duke pasur ketu idene qe elektorin negativ dhe protoni pozitiv duhet te terhiqen).
edhe per ti bere me lemsh gjonat nje gje qe me shkoi ndermend kur po lexoja nje shkrim ne internet: ku ndodhen fotonet ne elektron?
iher per iher kto jane boll,spo futem ne berthame "
Fotonet mund ti mendosh si paketa me energji. Nje foton eshte "absorbed" nga materiali (cfaredolloj), " only if " existon nje elektron ne siperfaqe qe ka mjaft energji qe duke i shtuar ate te fotonit do kaloje ne nje nivel me te larte (me larg berthames). Ne rastin e kundert, kur nje elektron " release " a foton atehere ky elektron do kaloje ne nje shtrese me te ulet. Por elektroni nuk mund te afrohet me teper me berthamen sesa shtresa e pare per arsye te forces elektrike qe i shtyn electronet " outwards" nese afrohen me teper "sesa duhet" me berthamen. Eshte nje balance qe arihet ne nivelin e grimcave. Ideja ketu eshte se elektroni do te gjendet ne ate shtrese ku balanca nepermjet energjise qe ka, dhe forcave qe veprojne ne te eshte arritur.
Fotonet nuk jane "particles" or "matter". Keshtu qe fotonet nuk ndodhen asgjekundi ne elektron, ato i japin energji elektronit.
Shpresoj qe keto qe shkrova te jene te qarta.
temperatura dhe nxehtesia
"Cfare eshte dallimi ne mes te temperatures dhe nxehtesise?"
Mund ta mendosh temperaturen si njesia matese e nxehtesise. Ndersa nxehtesine si nje form e energjise. Nxehtesia ose " Heat or heat transfer"
eshte krijuar nga ne (humans) ne menyre qe te kemi mundesi te masim shnderrimin e energjise ne nga nje forme (kinetic or potential) ne formen tjeter (internal energy). "Internal Energy" tregon energjine e nje trupi qe permbahet ne atom, elektron dhe grimca te tjera. Kemi "Heat transfer" kur energjia e brendeshme e trupit kalon ne nje trup tjeter. Ky process varet nga factore te ndryshem si materialet e trupave, menyra e kontaktit, siperfaqet e kontaktit, "specific heat" etj. Ne lidhje me ndjesine e trupit tone kur prekim dicka te nxehte. Ne themi qe eshte e nxehte nese kemi
1.nje sasi te madhe "heat transfer" ne nje periudhe te vogel kohe (relatively)
2. nese trupi qe prekim ka tmperature te larte (ne lidhje me nivelet qe senset tona operojne)
shpresoj te jeme shprehur qarte.
nese keto koncepte nuk i kuptoni mos u merakosni sepse ka persona ne shkolle te larte ose qe kane mbaruar shkollen e larte qe nuk mund ta shjegojne dot ndryshimin nepermjet Heat dhe temperatures. Nuk eshte koncept i lehte.
qe ku po vi ene me i pytje tjeter...
duke pasur parasysh qe protonet kane ngarkese +1 dhe netronet kane ngarkese 0 si arrijne keto te rrine se bashku brenda berthames atomike?cila eshte forca qe i mban bashke te gjitha ngarkesat brenda berthames?neutroni cfare funksioni paska aty duke qene se ka ngarkese 0?
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
qe ku po vi ene me i pytje tjeter...
duke pasur parasysh qe protonet kane ngarkese +1 dhe netronet kane ngarkese 0 si arrijne keto te rrine se bashku brenda berthames atomike?cila eshte forca qe i mban bashke te gjitha ngarkesat brenda berthames?neutroni cfare funksioni paska aty duke qene se ka ngarkese 0?
a mendoni qe universi eshte determinist apo probabilitar?
fakti qe universi mund te jete determinist eshte shume intrigues... dhe ne nuk kemi nje pergjigje per kete, por qe sidoqofte e verteta eshte ajo qe eshte edhe pse e panjohur
nqs eshte determinist.. do te thote qe .. me mjaft evindence ne mund te parashikojme te ardhmen me saktesi.. madje edhe ndoshta ta ndryshojme !!!.. por atehere.. nqs e ndryshojme.. a mund te vazhdoje te jete universi determinist?.. apo edhe vullneti yne per ta ndryshuar eshte nje variabel e mirellogaritshme ne kete unvers determinist?????
nqs eshte keshtu atehere duhet pranuar qe te gjithe ne, veprimet, mendimet, cdo gje qe bejme apo ndjejme jane thjesht nje rezultante e nje morie variablash te tjere dhe aspak vullnet i yne i lire..
nese kujtohem sakte, kjo pyetje me duket preket nga hawkins ne librin e tij "nje histori e shkurter e kohes"
shume interesante lost_soul
une mendoj se eshte deterministic, kur e shikon kete pyetje me syrin e shkences mendoj se cdo gje qe ndodh ne natyre eshte e percaktuar sakte nga nje ligj i thjeshte i cili pastaj mund te zhvillohet dhe te marre forma te ndryshme per situata te ndryshme. Ne nuk ja kemi arritur dot ta zbulojme kete dhe prandaj kemi dhe shume mosmarreveshje ne shkence sot. Mund qe mendimi im te jete i gabuar por une nuk e pranoj teorine "Quantum" nga Schrödinger ku cdo gje eshte e percaktuar nga probabiliteti. Une mendoj se ky model thjesht tregon veshtiresite qe kemi ne te pershkruajme natyren ne keto distanca te vogla. Sepse ne perdorim driten ose elektronin si mjetet e vetem te sakte per te marre informacion ne keto distanca, kjo na kufizon ne teorine qe mund ta shpjegoje se cfare ndodh ne kete "scale". Mendoj se kjo teori varet nga mjetet me te cilat vertetohet, dhe ky eshte nje gabim pasi teoria nuk duhet te varet nga mjetet matese. ndoshta ne te ardhmen ne do te gjejme menyra te tjera matese dhe do te vertetojme se ka nje menyre me te mire (deterministic) per te pershkruar se cfare ndodh ne atom etc (quantum world).
Por nga ana filozofike deterministic do te thote qe mund ta parashikosh te ardhmen. Me kete une nuk bie dakort, pasi mendoj se eshte e pamundur. E vetmja menyre qe mund te jete e mundur, mendoj, do ishte sikur te ushetonim mbrapa ne kohe. ne kete menyre ne mund ta parashikonim te ardhmen. Metaphysics eshte nje dege e filozofise qe merret me keto arsyetime. Shume interesante por shumica e argumentave qe perdor jane pa vlere kur mbeshtetesh tek shkenca dhe realiteti qe ne njohim. Megjithate une mendoj se ky shikim i ceshtjes ka vlere sepse na jep nje perspektive te re ne problemin qe trajtojme. Shume zgjidhje ne shkence jane filluar te trajtohen nga ana filozofike.
Fakti qe mekanikisht eshte e pamundur qe mikropjesezat sikurse jane elektronet te cilat jane pjese e bertahames se atomit, nuk mund te levizin neper nje trajektore te caktuar ashtu si levizin trupat qiellor te ben te mendosh per determinizem...gjithsesi probabilitetit eshte i mundshem.
Shepesh eshte verteteuar qe ligjet nuk jane te njejta per makro dhe per mikro pjesezat.
shume e vertete.. teoria e papercaktueshmerise te hapsire-kohe te grimcave eshte mind-boggling... vete Shrodinger ka thene qe "mund te them me siguri qe askush nuk e kupton fiziken quantike"..
sidoqofte kjo teori eshte ne zhvillim e siper dhe nuk i dihet a do t'i rezistoje kohes.. kam degjuar nje leksion ne TV para pak kohesh te nje profesori me ne ze te fushes (nje austriak qe s'me kujtohet emri) dhe ai vete e pranonte nje gje te tille...
ne fakt edhe une keshtu mendoj qe universi eshte determinist, me shtesen qe ky eshte thjesht nje opinion dhe jo bindje... te pranosh qe universi eshte probabilitar do te thote qe te pranosh qe gjerat ndodhin pa shkak... fakti qe ne perdorim metodat probabilitare per te matur vjen nga pamundesia per te pasur metoda te sakta..
dhe si gjithmone.. aty ku s'kemi informacion dhe rrjedhimisht shkence, kemi filozofi... ose disa te tjere i fusin ndonje shpjegim me ndonje teori fetare dhe i vejne kapak..:p
pershendetje..
| Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.