| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)
PER ILIN
Lexova pak nga poezit e tua dhe krejt rastesisht vura re qe shumica e tyre kane temen dhe subjektin e atyre te miave.Nejse...
Une nuk e di nese ti je i frymezuar nga jeta jote e perditeshme por ato me te vertet qe me mallengjyen sepse une kur shkruaj ne shumecin e rasteve frymezohem nga ndodhite e mia personale por nuk para me pelqen qe tia tregoj njerezve.
Te pergezoj...
Thirrje të kota!!!
Thirrje të kota
Thirra dje, thirra sot ,por ,
dikush tjetër ,e kapi, atë telefon.
Pyes ,pse ,o zot ,të lutem,
as në fat, nuk më ndihmon???
Desha t'i them, sa shumë, e dua
dhe ta pyes:A e don ndokënd ?
Por, përsëri ,fati s'më buzëqeshi
dhe tërë ditën ,nuk zura vend.
Pse nuk ndodhi ,vetëm njëherë,
që,ajo,të më thërasë?
Atëherë do ta kuptonte ,se për të,
zemra ime ,don me plasë.
Përsëri ,dezorientohem,
thellë e ndjej vetëm ,një shpresë.
Të provoj ,përsëri ,telefonin
ditën e ardhshme ,në mëngjes.
Ndoshta një ditë ,për dore, më shkon,
që ,veç njëherë me ty, të bisedoj.
Do të tregoj atëherë, të gjitha dhe
do të lutem, të më kuptosh .
Sa shumë mungon !!!
Sa shumë mungon
Sa shumë mungon ,fjala e saj ,
iku dhe ,as adresë ,nuk la.
Më ngushëllonte, në çdo mëngjes,
por tash ,as ngushëllim,nuk ka.
Sa shumë mungojnë ,ato fjalë ,
që shkruheshin,veç nga ajo.
Me miket e saj,të alfabetit,
tregonte ,sa shumë i do,ato.
Sa shumë ,më mungojnë ,
Athua ,a do të kthehet??
Çka bëra, kësaj here ,
që ,zemra ,asaj t'i thehet?!!!
Tash jam, i pashpresë,
dhe nuk ngushëllohem dot.
Çdo gjë ,që, do ta shkruaja tash,
do të jetë, e tëra e Kotë.
Prandaj, nëse nuk kthehet ,
më dëgjoni ,o miqtë e tjerë!
Mos pritni të shkruaj,unë,
sepse nuk do të kanë vlerë.
Vargjet e fundit ,i drejtohem asaj:
Kthehu ,mos më lër ,të vuaj.
Nëse diku gabova ,tregomë ,ta përmirësoj,
vetëm ,kthehu ,dhe ...shkruaj!
MOS IK MOS SHKO !
MOS IK MOS SHKO !
Mos shko,mos ik,
të lutem, përsëri!!
Nëse,kësaj here,do të shkosh
do të ma bësh,zemrën ,HI.
Mos më ik, kur të thërras ,
edhe nëse, nuk më beson ,
Mos shko atje ku ishe ,
por,zemrën tënde dëgjo!
Nëse të kanë gënjyer
nuk ka dert ,ka kohë .
Por, ta dish se, vetëm shikimi yt
shpirtin tim mundet, t'ma ngrohë.
Nëse të thërras edhe nje herë
mbylli sytë dhe pranë më ke.
Mundohu t'më kuptosh,pyete vetën
se,në mua ,besim a ke??
Mos IK ,ishte ajo fjalë
që dikur e ke dëgjuar.
Mos SHKO, ishte fjala tjetër
që nga gjumi të ka zgjuar.
Prandaj nëse shkon
edhe këtë herë .
Unë do të vdes po
në këtë verë.
Re: Nëse..
Citim:
Po citoj ato që tha Mbreti_ILI
Nëse...
Nëse e do shpirtin tim,merre,
vetëm ,atë nostalgji ,mos e ndjej!
Sepse,kur lexoj se, ëndërrat, të mundojnë,
edhe zemra ime ,do të shpërthejë.
Nëse,i do,merri sytë e mi,
Prishtinën,anekënd shiko.
Do të kthehen ato kohëra,të jesh e lumtur,
këtë kurrë, mos e harro .
Vetëm ,bëhu e fortë ,studio dhe puno!
Mundohu në mëngjes me u buzëqeshë.
Në natën e kaluar,mos mendo ,
më e lumtur do të jesh.
Këto ,nuk i them rastësisht,
se e di si është, ajo ndjenjë.
Porse ,duhet të mbijetosh,
kjo është formula, për këtë jetë.
Kujt , t'i lutem tash ???
Kujt , t'i lutem tash që ,
të më ndihmojë ?
As fjalët mos të na mungojnë
kur ty të takoj.
E luta qiellin ,më dha një shpresë,
E luta diellin ,më dha ngrohtësinë .
E luta Tokën ,më dha vetëbesimin ,
E luta Ujin ,më dha dlirësinë.
I luta engjujt,edhe ata shpresojnë
se lutjet e mia, një ditë ,
do të kanë kohë ,t'i shqyrtojnë .
Kujt t'i lutem tash ?
Kush do t'më kuptojë?
Kush do të ma zgjasë dorën ,
cili, do t'më ndihmojë?
Gjithçka që deshta në këtë jetë ,
ishe ti dhe veç ti mbete .
Kur më duhesh më së shumti ,
pyes veten : KU U TRETE???
E luta edhe njëherë ,Zotin
që të më ndihmojë ,e pres!
Nëse, nuk më bashkon ,me TY .
Le të më bëjë menjëherë, të vdes.
Re: Kujt , t'i lutem tash ???
Citim:
Po citoj ato që tha Mbreti_ILI
Kujt , t'i lutem tash që ,
të më ndihmojë ?
As fjalët mos të na mungojnë
kur ty të takoj.
E luta qiellin ,më dha një shpresë,
E luta diellin ,më dha ngrohtësinë .
E luta Tokën ,më dha vetëbesimin ,
E luta Ujin ,më dha dlirësinë.
I luta engjujt,edhe ata shpresojnë
se lutjet e mia, një ditë ,
do të kanë kohë ,t'i shqyrtojnë .
Kujt t'i lutem tash ?
Kush do t'më kuptojë?
Kush do të ma zgjasë dorën ,
cili, do t'më ndihmojë?
Gjithçka që deshta në këtë jetë ,
ishe ti dhe veç ti mbete .
Kur më duhesh më së shumti ,
pyes veten : KU U TRETE???
E luta edhe njëherë ,Zotin
që të më ndihmojë ,e pres!
Nëse, nuk më bashkon ,me TY .
Le të më bëjë menjëherë, të vdes.
Pershendetje Mbreti Ilir!
S`e kuptoj arsyen , por cdo dite i lexoj shkrimet e tua,dhe nuk ngopem se lexuari serish... me duket sikur e kam perjetuar une te njejten te njejten dallge jete!
Te falenderoj qe ke pranuar te ndash ndjenjat e tua me te gjithe ne
forumistet e horizont!
Perqafime te sinqerta dhe shkruaj me shpesh!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Pershendetje Mbreti Ilir!
S`e kuptoj arsyen , por cdo dite i lexoj shkrimet e tua,dhe nuk ngopem se lexuari serish... me duket sikur e kam perjetuar une te njejten te njejten dallge jete!
Te falenderoj qe ke pranuar te ndash ndjenjat e tua me te gjithe ne
forumistet e horizont!
Perqafime te sinqerta dhe shkruaj me shpesh!![]()
Dikush ...
Dikush ka , çka thotë , për jetën ,se
kilometrazhën e ka , të tejkaluar...
Mburren shpesh , në të pavërtetën
mbase jetojnë , me afat të kaluar .
Dikush e din , fjalën e duhur , apo,
me vullnet të mirë , bën,ndonjë gjest .
Ta merr zemrën , luan me të ,
e për këtë mendjën , fare ,s'e vret .
Dikush , e sheh realitetin ,
e fsheh në shpirtin e tij ,diku thellë .
Po t'a ftonin për dëshmitar ,
do t'u thonte :Nuk di ,jo për nder !
Dikush ka , pasuri të madhe ,
Të varfërin , me mburrje e shkelin .
Por harrojnë ,se për t'u pasuruar ,
pavetëdijshëm e shitën , nderin !
Dikush ka , më shumë ,se që do t'i duhej
Dikush ka , më pak , sesa e meriton .
Porse Jetën , Dikush e ka planifikuar ,
dhe nuk ka "Dikush" tjetër që, këtë e ndërron .
| Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.