Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dhe nje bejte per qejfin tim... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9482)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Tetor 2005 - 06:56:

hahaahaha
mezi po pres vazhdimin
looking forward to it


Postuar nga Demokrate4ever datë 01 Tetor 2005 - 07:54:

keila dhe unstoppable shume te bukura bejtet. Po ju tregoj dhe une i histori. mbani vesh ju o shoqeri!

Ca me u tregu shokt e mi
ca me ka ba sot mua vaki
shkova ne store dicka me tregtua
Shitsi i shkret syte i la ne mua
I afrohem e i them
a mundesh pak ti mem minua
Po sa te dush ti shpirti jem
Nuk po gjej dot 1 size - i them
Ja them sizen shpejt e shpejt
Niset shitsi is rrufe fustanin per me gjet
Oh baby U are so beautiful
I never saw a women like U
Vrapon shitsi tu bertit
Neper korridorin e viktoria sekrets
Me fustan ne dore gjendet para meje
This is 4 U baby po me afrohet
ban gjoja sikur po e mat, po fillon te gicilohet
uli durt une i them
se une jam vajze e urte
Babe e nane i kam prej katunit
Me kanun te Lek Dukagjinit.
E ba me dit ty ta marrin shpirtin
Po me deshe kaq fort
edhe nejrezit te shpia mun ti cosh
Ja po te jap adresen teme
Shpejt e shpejt ja shkruj i adres
Pallatit tjeter ku kam pas nejt
Mora fustanin en dore
U nisa per me dale
ndal me thote- ku shkon
200$ ai fustan kushton
Nxora paret me ja dhane
Por shpejt u penu
Hajt se s'ka gja -tha i shkreti
Kur te coi njerezit te shpia met lyp
kusurin ke me ma kthy....
Ok, pra more kavalier
ty tu rrit nera i them
Se ate dite mezi po e pres.
Mora fustan ne dore ,dola jashte
Hajde me pash sonte ne anerr - i thashe
Edhe bashke tu ba dashni
Se paske ken djale me vler
As per 200$ mos met ble....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Tetor 2005 - 07:58:

Smile

haahhahahahahahah, pash zotin si t`erdhi sista!haahahahahahaha,
sa kam qesh !

Unsto, edhe ti e paske ba te forte ket bejten tane!
hahaahahahahahahahahahhahahahahaha!Urime!


Postuar nga Unstoppable datë 01 Tetor 2005 - 08:35:

lol , ok maj Keila , kush ta prish ty..

Shpejt prej klubit dola jasht
se po rrisha si me beth n'kasht
aty n'rrug kishte shume njerez
te zi e t'bardh indian e kinez
qe po rrishin ne nji rralle
a thu se aty po shitej dhadht
Femna kishte me shumice
rralle me pa najnji bullic
kishte kene disko apo night club
njitun me te edhe nji Pub
hajt thash po hy nji here
me stil afrohem te njaja der
se kush rrite 2 ore n'rrall
si me ken naj free Mall
Kur afrohem nigjova nji za
qe nigjohej permbi tan kta
ne fillim nuk e kuptova
se ca thote vesh se mora
por dikur ma kapi veshi
n'telefon po fliste zotni Lleshi
e po i thoshte dikujt tjeter
n'telefon ka ana tjeter
Mark-a bre a po m'nigjon
ç'ka po tham a po m'kupton ?
Le burr-a se tu u knaq un jam
nja dy p**** ktu i kam
e shazoten po i jap me pi
sonte n'dore un du me i shti
Desha me i than un nji here
kadal bre shqipe , mos merr er
ule zanin se ka shqiptar
te marrin vesh ca je tu than
Po lene krejt thash me vedi
ktij i duket vedi si me ken mbreti
keka kreh e keka ly
me voj floksh fort keka ngjy
nejse thashe po femrat ku i ka
se per to e coj njat za
s'pashe kund femen tu i nejt afer
Lleshi jon po lunte teater
po rrete Markun n'telefon
tu i ba be sa femnat e dojn
Ika krejt edhe prej aty
hypa n'makine e mora mu kthy
te xhami gjeta nji cope leter
Lopa-thashe-s'ka kush me ken tjeter
s'ishte lopa apo viçi
te fala ktu m'kishte ba polici
nji gjob t'vogel m'kishte vu
se keq makinen kisha parku
Varja thashe un me vedi
ky majmun mu me gjeti ?
Makines i hypa e i dhashe gaz
tu gersit dhambt un tan maraz
gati xuna nja dy vet
edhe njenin n'biciklet
E ishtu u mbyll kja nat
her tu qesh e her tan inat
tash po e la bejten itu
naj dite tjeter kam me vazhdu..


Postuar nga Demokrate4ever datë 01 Tetor 2005 - 08:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
haahhahahahahahah, pash zotin si t`erdhi sista!haahahahahahaha,
sa kam qesh !




hahahaahahhahaha
maj sis se ma men
edhe bashke jena ken
Kur ti nje pale tanga po shikoje
E po me pyesje
-He moj a te pelqejne.
Po te thashe pa i pa
menjen e kisha me mashtru
oo ku ku medet per mu
se tani spo vijne fjalt
se gjumi me ka ardhe ne sy.
Ika une zemer naten e mire
gjume te amel ti ma bash
porsi qingj flesh rehat.


Postuar nga lezhjani-82 datë 01 Tetor 2005 - 09:11:

nje shoku im duke u kthyer naten vone i dehur nga nje party;
bie telefoni:

Rrush o zot,ku je mor cun?
-O me fal kam pase ca pune

kishe pune po pse kaq vone?
Mylle tash se jam n'timon

se me shef pastaj policia
ne sekond me gjejne sa piva

nuk e mbyll po sme tregove
gjer kaq vone nga perfundove

e po ti smerrke vesh fare
ja ta ndez dhe nje cigare

ti me plase duke me pyt
thu se don ti me me myt

ik tani moj ngaterrestare
nese do, mos me prit fare

ne shtepi nese nuk je
gjej naj ven sa me ba be

se ishtu tu ba shaka
policine e kam per-krah

ti ma nxive jeten mu
pse me ty jam dashuru

ik tashi se me arrestuan
edhe ti me mire se svuan

tani te pakten e di ku ndodhem
hajde tek burgu pagoje toll-en

edhe kenaqu me bemat e tuja
oh sa mire kur te fut n'burg gruja...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Tetor 2005 - 19:59:

Arrow Keila zemra, na fal qe po marim pjese dhe ne ne krijimtarine tende!

....

Nadje heret , ne te zbardhun drita
Me vrap mora fshes e lecke,
thashe une shkallet po pastroj,
tan tangerllek, me shume kujdes!
Kur per pak sa nuk thyva qafen,
mendjen e kisha ne fluturim;
m` rreshkiti kama,si top footbollit,
ne fund te shkalleve, trupi im!
Eh, o zot!menova me vedin!
Me ta than menja se s`kisha kohe;
ne vend si me nejt kam mi kam,
e me prit orarin per shkoll!
Si me ia ba tesh?si mu nit nelt?!
Isha gerrvisht edhe n`sy te majt!
Me i dor ferkova bytht si m`dhimshin;
me tjetren dor si pleqt tu u majt!
.........


haahahhahahhhaahahaha, pashim yje!
Shpresoj te ju ket pelqy fantazia jeme!


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Tetor 2005 - 20:06:

perkundrazi helga, me behet qejfi.
Komplimente
Na shkon dita ma mbare me leximin e dickaje humoristike


Postuar nga Amstel datë 02 Tetor 2005 - 16:45:

keila shume teme e bukur lal urime
helga ishte me te vertet e bukur lal.


tu shku rruges
per ne dyqan
nje vajze e shikoj prane
e nji fjale ja tham

ku po shko o shpirt
keshtu e veshur si nje yll
a ske frike se mos te rembejne
se keshtu e kena jeten me jetu

jo mor djale e mor qafegjat
se ndyqan jam tu shku
me bo i xhiro
e me ble nji pale breke


Postuar nga ESHI datë 04 Tetor 2005 - 11:49:

Mas mesnatet ora ka shku
e une hala ketu me ju
Kekeni mbledh i grup i mire
qe per bejta nuk e kane te veshtire.

S'po filloj une me ju pershendet
Mallin krejt ma keni hek
Jeni te mire e s'ka si ju
prap m'bat kryt ktu me e pru.


S'po filloj me ndoj histori
sa me ju pershndet ktu kam hi
S'di une ma ca me thane
kot nuk e keni emrin SHKODRANE.


Tash po shkoj dhe une me fjete
neser puna me fillon ne 8-te.
Se boll ndejta ktu me ju
greven deri ne fund e kam cu.....


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.