Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A Justifikohet Dashuria mes nje te Martuari(e), me nje Beqar(e) dhe anasjelltas??!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9543)


Postuar nga wydra datë 29 Shtator 2005 - 13:43:

prishtinase, si me shume egersi flet. C'jane ato "plumba ballit", "shkaterruar mizorisht", "faji i qeverise"...?!


cfare ndodh brenda nje cifti, eshte puna e tyre personale dhe jo e qeverise, as e lagjes, as e fisit, nqs flasim per ndjenja, sigurisht. Nqs burri vendosi ta ndaje gruan, sepse njohu dike tjeter, nuk eshte gje e kendeshme, po jane gjera qe ndodhin, dhe s'e kuptoj perse thua qe ai meritoka plumbin ballit. Jo nuk e meriton fare, ka te drejte ta ndaje, ashtu sikurse dhe gruaja kishte te drejte ta ndante me perpara. Tjeter muhabet, qe kjo gruaja e historise tende paska qene kaq naive, qe mendonte se per 7 vjet ky i shoqi do behej "prift" e s'do i hidhte syte ndonje tjetre. Te kishte qene e mencur ajo, as do i shkonte ndermendje te bente hesape te tilla. Koka ben koka peson, ashtu sic e "pesoi" dhe ajo. Here tjeter te marri mend.

Sa per ate "deri ne vdekje", ajo eshte deshira e gjithkujt, po shpesh here kur e sheh veten ne nje martese pa dashuri (me korrigjo nese gabohem, por ne kosove shpesh here martohen me shkese, pra s'ka shume vend per dashuri), atehere s'eshte cudi qe ne nje moment te jetes te takosh si te thuash shpirtin tend binjak. Jeta eshte shume e shkurter per sakrifica te tilla, prandaj shpesh here mire eshte qe secili ta kuptoje qe kjo martese ishte nje gabim e te shkoje ne punen e vet, ku mund te jete shume me i lumtur.

Por problemi qendron tek mentaliteti. Nuk e di si eshte ne Kosove, por kam pershtypjen se nuk shihet me sy shume te mire gruaja e divorcuar. E pra, vetem ngaqe rregullat e nje shoqerie jane aq te egra, kjo s'do te thote qe eshte mire per dy njerez te jetojne bashke kur nuk kane me asgje te perbashket me njeri tjetrin.


Dhe me habiti ajo fjala "cifut". Eshte vertete cifut ai burri i historise, apo e perdore ti si sharje?! Nqs kjo e dyta, mundohu te lutem te permbahesh, sepse po kalon ne gjera delikate.


Postuar nga Amstel datë 30 Shtator 2005 - 01:19:

prishtinsja si duket do me i dhene plumin ballit na njerit kujdesi ju djemit e forumit se mos morre ndonjerin ne qafe


Postuar nga Prishtinasja_ datë 30 Shtator 2005 - 05:58:

wydra citoi;
cfare ndodh brenda nje cifti, eshte puna e tyre personale dhe jo e qeverise, as e lagjes, as e fisit, nqs flasim per ndjenja, sigurisht. Nqs burri vendosi ta ndaje gruan, sepse njohu dike tjeter, nuk eshte gje e kendeshme, po jane gjera qe ndodhin, dhe s'e kuptoj perse thua qe ai meritoka plumbin ballit.


pergjegjesia e qeverise eshte perhapja e imoralitetit dhe pike.

Kurse, sa i perket ciftit, qe besa nuk justifikohet me asgje ndarja sic jane bere te zakonshme ditet e sotme. Gruaja leshohet per dy gjera; imoralitet dhe hajduteri. KAQ. Kurse tani te marton burri dheut dhe per PIKE QEJFI pse takon nje tjeter te debon pa pike turpi nga shtepia, dhe cmendove se me te vertete kjo eshte e drejte? Jo, asesi, as qe duhet verbuar ne keto raste dhe t'ia falesh, porse ta denosh me ate qe vertete e meriton dhe pike.


Postuar nga Ruby_DR datë 30 Shtator 2005 - 06:05:

me duket se te paska lene burri per nje tjeter ty mi goc sic flet dhe pik......

mos e diskuto mo se njerzit kane te drejte te bejne cdo gje dhe pik.....


Postuar nga Iyua datë 30 Shtator 2005 - 06:25:

Post Pershendetje Helga !

Po jap dhe un Opinionin tim !-Jane shume faktore qe ndikojne ne tradhtine e nje cifti (mashull/femer) . Disa mund ta bejne sepse vertete nuk ndjehen te Lumtur ne ate Dashuri ose pa dashur dhe pa kuptuar jane njohur me dike qe ka mirkuptim,dhe vertete e Dashuron ate person.Por ka disa qe e bejne kot per te kaluar kohen. Varet nga rrethanat. -Sa per dashurine Virtuale nuk ja kam Idene shume po kam degjuar dhe ka pasur raste qe jane Dashuruar dhe jane familjare sot e ksaj dite.
Uroj qe kto mendime te vlejne sadopak! Te Evisa


Postuar nga Demokrate4ever datë 30 Shtator 2005 - 07:53:

Iiiii me qenka sfuggiuto kjo tema mua.. hmmmm

Une mendoj se po..nese ndonjeri nga te dy te mos kishte femije.Une njof nje cift{ beqar-martuar }qe kane rene ne dashuri me njeri -tjetrin dhe jane martuar ,por pasi kjo goca ishte ndare nga burri sepse nuk e donte. Ligjet e jetes mund te jene nga me te ndryshmet dhe faktoret nga me te llojshmit qe ndikojne. Por per dicka nuk do isha e sigurte. Komunikimi mes tyre ,do ishte i cik me i veshtire pasi njeri do ishte pak me i vrare ne shpirt se tjetri.Njeriu nuk mund te gjykohet asnjhere nga pikpamja siperfaqesore,por duhen pare dhe objektet qe e rrethojne.Per mendimin tim ka raste qe kjo lloj lidhje funksionon ,por mund te kete dhe raste qe jane sa per kenaqesine trupore momentale. dhe kthehen te c'mendur te kenaqur prane familjes se tyre. Me vjen keq kur e permend ,por ky eshte realiteti qe sot ekziston. Karakteret e njerezve jane te shumellojshme ashtu si dhe lulet. Te bukura per momentin, por veshtire ti mbash ne te njejten bukuri.


Postuar nga Prishtinasja_ datë 01 Tetor 2005 - 04:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Ruby_DR
me duket se te paska lene burri per nje tjeter ty mi goc sic flet dhe pik......

mos e diskuto mo se njerzit kane te drejte te bejne cdo gje dhe pik.....




Nese jam e prere ne mendimet dhe qendrimin tim, kjo nuk do thote se i mohoj te drejten bashkebiseduesve te tjere. Kurse ti ruby, nuk te kem avokat te popullit, jep mendimin tend pa gjykuar te tjeret.

Po t'me kishte len burri per tjeter sic thekson siper ti, nuk do me linte ndergjegja te flisja aq prerurazi. Kjo do thote se akoma jam gonxhe behari dhe s'kam shijuar nektarin e "marrezive martesore" qe shume vajza tjera kane ren pre e ktyre marrezve te hisheta. Dhe asnjeres vajze nuk do ja deshiroja nje kobshmeri te atille. Butesine ia pelqej njeriut kur eshte e zoteruar me mendjen dhe zotesine e saj. Shiko oxhakun tend ti ruby.

p.s. ne vend qe te ndertosh dy oxhaqe , me mire do ishte te mbash vetem njerin te ngrohte.

Martesa eshte e shenjte, andaj nuk duhet futur ne martese poqe se nuk je i zoti t'i mbash pergjegjesite e saj.


Postuar nga Unstoppable datë 01 Tetor 2005 - 06:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Prishtinasja_
Kurse, sa i perket ciftit, qe besa nuk justifikohet me asgje ndarja sic jane bere te zakonshme ditet e sotme. Gruaja leshohet per dy gjera; imoralitet dhe hajduteri. KAQ.

Ketu je gabim prishtinase !Po sikur te mos shkojne mire burre e gru...? Po sikur gruja te jete aq kryforte sa ta merzit jeten , s'ta merr per baze fjalen , s'ka pike respekti dhe dashniet per ty aq sa vendin e llogjikes fillon e ze dhuna...?
Po sikur gruaja te jete pise , dembele , nese nuk te respekton njerezit tuaj , te jete nevrike sa te mos dish te merresh vesh me fjale...ca do beje burri..?Do e rrahi ?
Nese brenda ciftit nuk ka harmoni , dashni dhe jeta mes tyre bahet e merzitshme sa mezi presin t'ja kthejne shpinen njeri-tjetrit , dhe vendin e llogjikes e zen dajaku , atehere duhet te mendosh per nji zgjidhje per te dale nga kjo situate !
Opsioni divorc nuk asht shpik tashi...ai u shpik qysh atehere kur u kriju edhe martesa si nji opsion per te ç'bere te beren...!
Cdo veprim ka nji kunderveprim , cdo gje qe ndertohet ka edhe nji menyre te shkaterrohet ...just in case something goes wrong sepse s'do rrish te vuash gjithe jeten pasojat e nji ngutje ne rini.


Postuar nga Niqua datë 02 Tetor 2005 - 23:29:

pse dy persona bejne nje akt te gabuara sdo te thot qe dashuria eshte fallco..


Postuar nga Prishtinasja_ datë 03 Tetor 2005 - 04:21:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Unstoppable
[B]
Ketu je gabim prishtinase !Po sikur te mos shkojne mire burre e gru...? Po sikur gruja te jete aq kryforte sa ta merzit jeten , s'ta merr per baze fjalen , s'ka pike respekti dhe dashniet per ty aq sa vendin e llogjikes fillon e ze dhuna...?
Po sikur gruaja te jete pise , dembele , nese nuk te respekton njerezit tuaj , te jete nevrike sa te mos dish te merresh vesh me fjale...ca do beje burri..?Do e rrahi ?


Ne martese nuk hyhet o njeri me nje apo dy dite njohjeje sic bejne te shumtet. Dikur nusen e kerkonin te jete vetem e devotshme, kurse sot e kekrojne vetem bukurine e saj. Martesa mer i nderuar duhet te filloj me syceltesi dhe sinqeritet, e asesi me tradheti e dyshime, ne menyre qe te jete lidhje e forte dhe e perqendruar. Eshte e domosdoshme te njihen te dy palet mire mes vete. Ke vajza te bukura por jane te rritura ne vende te felliqura, keshtuqe, asesi nuk duhet te mashtohet njeriu (femer,mashkull) nga pamja e jashtme e tij/saj, e qe pastaj te perjetosh bela e fatkeqesira. Njof X raste te jane futur ne martese brenda nje periudhe te shkurter, vetem e vetem qe mashkulli/femra kishin pamje te jashtme te bukure dhe nuk iu interesonte bukuria e brendshme e cila perfshin karakterin e njeriut. Imagjino sic veprojne perqindje meshkuj; pavarsisht c'te jet vajza, rendesi ka te ket figure te bukure dhe pa u njohur thuajse fare me karakterin e femres ata verberisht kurorezojne te ardhmen e tyre, pa menduar pasojat e saj. Pastaj, kur vie dembelia,mosrespekti, e te tjera qe ke siperpermendur ti i nderuar, oh, vetem atehere bien ndesh me verberine e te kaluares.

Kjo i ngjane pemes se bukur e cila eshte kultivuar ne vende te papershtatshme dhe rreth te ndotur. Por bukuria e pemes e josh njeriun kurse pasojat i vine mu pas ngrenjes se saj.

E keshtuqe,duhet te hulumtosh per grua te mire e te bekuar, sepse vendi i mire kultivon vetem se gruan e mire e femren e mire. Nuk them se dhe ne te kaluaren ky fenomen DIVORCI nuk ka ekzistuar, PO, por ate kohe kur divorcohej gruaja nga burri diheshin shkaqet e saj, te cilat nuk i perkasin fare te sotmes. Kurse sot, gruaja divorcohet nga "faktoret" me te ulet, sic jane; joshja e femres/gruas tjeter, mosrespekti ne familje, xhelozia e kote, e te tjera shkaqe qe vertete nuk ia vlen te permenden.

Sot, ana mashkullit i jep besen familjes se vajzes apo vete vajzes per martesen, por e thyen ate pa pike ndergjegjje, kurse femra shendrrohet ne engjell derisa shkel pragun e shtepise se burrit, pastaj shendrrohet ne shejtan.

Keshtuqe, martesa duhet te jete e ndertuar mbi vlera dhe baze. Si mashkulli, si femra duhet te dijne per moralin e njeri tjetrit? C'sjellje posedojne? Raportet e tyre me familjet? Sjelljet e tyre me njerezit ne teresi? D.m.th. te pyesesh per te dhe te mundohesh ta njohesh ate permes se vertetes dhe realitetit, sepse cdo njeri tregohet permes biografise dhe jetes se tij, andaj nuk eshte turp te pyesesh te tjeret qe e njohin ate e jo te futesh verberishte, se dashuria paramartesore nuk eshte i vetmi hape drejte kurores.

I madhi S. Frasheri thoshte; "koka ben, koka peson, c'ke zemer qe rrenkon."

Tek gruaja shikohet devotshmeria jo bukuria,pasuria etj. Martesa duhet te jete e ngritur ne baza te shendosha e themele te forta, qe as ere e stuhi e forte mos t'a lekundi ate. Burri i mire ka fjalen dhe ndergjegjen, kurse gruaja e devotshme eshte prehje e shtepise dhe themel i dashurise dhe meshires per burrin. Eh, amon, po c'burra te sodit kem, e mjere dhe per femrat/ grate e sodit.... ate qe po kekrojme, ate po e fitojme/meritojme.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.