Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- a duhen ndryshuar menyrat e deritanishme te ndeshkimit te krimineleve dhe si! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9576)
Durrsak, ne kohen e partise te punes nuk ka qene denimi me vdekje ai qe si ka leju njerezit me te rraf. Dhe te kujtoj se New York me 24 qershor 2004 e ka deklaruar unconstitutional denimin me vdekje, dhe statistikat e krimit nuk kane pesuar lekundje. Kjo tregon se denimi me vdekje pervec kenaqesise personale qe i jep familjes te viktimes nga permbushja e hakmarrjes (me te drejte), per shoqerine nuk kryen funksion tjeter. Dhe ka raste kur ligji gabon, ka raste kur njerezit gjykohen gabimisht dhe dalin te pafajshem me vone, sidomos ne raste ku nje krim ka presion politik (dhe mezi c'presin te mbyllin hesapet).
Kjo qe thu ti eshte e vertete, por pasqyron qe shqiperia ka nevoje per egzekutimin e ligjit (sic egzekutohet atje ku ka rregull), dhe s'eshte e thene te kete nevoje per ligje me te ashpra.
Eshte pikerisht ideja qe ne shqiperi nuk ka drejtesi qe duhet te beje njerezit te mendoje se denimi me vdekje do kishte shance me te medha te merrte edhe jete te pafajshmish.
A nuk do dukej si hipokrizi qe ligji te ndalonte vrasjen per motive hakmarrje e pastaj te denonte me vdekje?
ps. Ne USA qe nga viti 1973 jane gjetur te pafajshem 121 persona pasi jane denuar me vdekje. Tani merrni parasysh sistemin e drejtesise ne USA dhe atij ne Shqiperi (i cili le shume per te deshiruar).
jo
nuk do te ulet kurr numri i kriminelve por vetem dote shtohet se keshtu gezohen Advokatet policia eshum tje ndoshta nuk eshte dashur te shprehem ne kete menyre vetem ky eshte raliteti .
jam dakord qe denimi me vdekje i nje personi nuk shpaguan jeten e viktimave qe mund te jene me shume se nje.gjithashtu dhe per faktin se shteti duke denuar me vdekje padashur kryen po te njejtin krim si i denuari,por a mjafton keshillimi,apo riedukimi i krimineleve.ne asnje menyre sduhen perjashtuar keto forma denimi,vetem se duhet te persoset sistemi i drejtesise!
Per nje vend si Shqiperia ku kriminaliteti eshte ne piken me te larte,ku jeta eshte aq e padhimbshme edhe e pallogaritshme denimi me vdekje duhet te egzistoje 100 %.Eshte bere e modes te vrasesh nje njeri si puna e pules edhe te nesermen del ne pazar e pi kafe.Skadal! Skandal!
Do ishte mire te denoheshin me vdekje njeri te pakten nder 5 krime e te merrnin shembull te tjeret,ashtu si ne Amerike qe vetem ligji i mban njerezit perndryshe edhe ketu njeriu kishte hanger njeriun.Me ligje te forta si komunizem edhe kriminaliteti ne Amerike eshte i pashmangeshem por te mendojme se perbehet nga 52 shtete ne krahasim me Shqiperine eshte nje shifer shume e madhe,por kriminaliteti shkon gati ne te njejten shkalle por me nje nr me te vogel %.
Pak rendesi ka ce cfare njeriu eshte krimineli e sa probleme ka apo ska ai rendesi ka qe ligji te jete aty edhe ta respektoje cdo njeri pa cenuar jete njerezish. Thjesht mendoj se drejtesia duhet te beje me teper ne Shqiperi qe kur te na shkoje ne mendje te shkojme me pushime ne Shqiperi me shoke apo shoqe te nje vendi tjeter te mos kemi frike se ku po i cojme por te jemi krenar se bukurite qe ka vendi yne jane per tu admiruar por qetesia edhe rendi duhet te bejne pak me teper.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.