Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Poezit e mia... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9593)


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 10 Nëntor 2005 - 22:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Te bej urimet e mia per poezite sepse jane fantistike fare, sidomos kjo e fundit.


flm Lela

kete poezi e krijova vetem pak minuta me pare
dhe e shkruajta ketu.


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 10 Nëntor 2005 - 23:15:

"Nuk kam faj"

A kam faj pse dashurova
ne nje bote te rreme.
A kam faj pse i degjova
rrahjet e nje zemre.


A kam faj pse ta dhurova
buzen e paputhur.
A kam faj pse u mundova
jeten ta bej te lumtur.


A kam faj qe u
dashurova me ty.
A kam faj qe tani
jam me lot ne sy.


Po largohem ne kete nate
si nje zog me krah te thyer.
Ne kete udhe ku pikojne lotet
e ndoshta me skam per tu kthyer...


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 14 Nëntor 2005 - 16:00:

Hapi syte dhe mos i mbyll
ti je qiell,dhe une jam yll.
Kur ti qesh,une jam ze
mos mendo se do te le.
Kur ti qan,une jam lot
nuk te nderroj me asnje ne bote....


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 14 Nëntor 2005 - 16:05:

E shikoj shiun
ne kete nate te vone.
Dhe e ndjej sa shume
ti me mungon.
C'do pike e shiut
qe pikon ne xham.
Eshte lot per ty
qe s'te kam prane...


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 14 Nëntor 2005 - 16:11:

"Dua te te harroj"

Ne qetesine e kesaj nate

vetem po mendoj.

I lutem qa shume zemres

qe ty te harroj.

E ndjej qe rreh fort

e ndjej qe mundohet.

Dhe thote:

Dashuria nuk harrohet...


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 14 Nëntor 2005 - 16:15:

* Edhe pse larg
une te ndjej prane.
Asnje imagjinate
nga ty nuk me ndane.
Ti je per mua
si nje zemer.
ku brenda eshte gdhendur
vec nje emer "....."

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 14 Nëntor 2005 - 16:20:

"Leter"

Dy pika loti me rrodhen nga syte
mby letren qe po shkruaja me rane.
Thell me tronditen ne shpirt
shpejt nga letra u thane.


Mbi fjalen ku qe shkruar "Te dua"
pikat e lotit rane.
U treten me bojen e shkruar
dhe nje shenje te vogel lane.


Me boj dhe me lot
ti shkruajta ty keto fjale.
Nga ketu larg ku ste shoh dot
dhe te kujtoj me shume mall.


U be kohe qe jam larguar
e ne zemer vetem ty te mbaj.
Ndoshta dhe te kam lenduar
te lutem besom se une s'kam faj.


Kur letren ti ta marresh
lexoje ne vetmi.
Dhe lotet qe do derdhesh
mos te ti shohe njeri...


Postuar nga Eria datë 14 Nëntor 2005 - 18:14:

Thumbs up

hej engjelli,shume te bukura keto poezite,por me dukesh shume pesimiste,ose e trishtuar.Hare se jeta eshte e bukur!!!!
Komplimente
eri


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 16 Nëntor 2005 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Eriosa
hej engjelli,shume te bukura keto poezite,por me dukesh shume pesimiste,ose e trishtuar.Hare se jeta eshte e bukur!!!!
Komplimente
eri



flm eri.

sa per pesimiste jam sa ska ku te shkoj me,
sa do qe mundohem mos te jem,jam dhe nuk
e largoj dot pesimizmin.por flm gjithsesi.

puci engjelli


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 12 Dhjetor 2005 - 20:42:

"Vagjet e mia"

Po te kete shkruar dikush me pare
qofte dhe nje rresht dhe jo me poezi.
Vargjet e mia hidhi ne zjarr
dhe ruaj vetem kujtimin tim.


Po te kete shkruar ndonje tjeter me pas
digji keto vargje bei shkrumb e hi.
Dhe ruaj ne zemer te fundin gaz
dhe ate quaje te vetmen dashuri.


Po te mos kete shkruaj dikush ndonjehere
Ruaji keto si nje kujtim ne mendje.
dhe kur bora mbi floke te te bjere
hidhu nje veshtrim me nge e me endje...!


  Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.