Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Njerezit qe jane shume te ndjeshen, si mendoni a nuk kane nje derrase mangut? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9655)
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Me vjen keq per ato qe nuk me kane kuptuar
Tani e kapa une , edhe pse me vonese
Nejse personalisht jam i ndjeshem , dhe e shikoj si nje pike jo te forte te karakterit tim , por ne fund te fundit cdo cilesi e imja ka lezetin e saj tek mua si Myzo!
Sidoqofte ka raste qe sa do i prekur te jem , ta fsheh nje dicka te tille por kjo nuk ndodh gjithmon !
Mendoj qe nuk eshte puna se kane "nje derrase mangut". "Derrasat" kane te bejne me trurin kurse ndjeshmeria ka te beje me dicka shume me te thelle dhe me te paster sic eshte ndjenja. A eshte dhunti? Edhe po edhe jo. Eshte nje gje teper e mire por qe ka disavantazhin e vet. Mund te shfrytezohet lehte nga te tjeret kjo "teprice ndjeshmerie" por edhe mund ta beje personin qe t`a ndjeje me teper vuajtjen. Ashtu sic ka anen e mire qe personi e perjeton shume me teper gezimin dhe lumturine dhe e ka me te lehte per t`i gjetur keto.
Por me e mira do te ishte ashtu sic tha Faja. Te jesh i ndjeshem "vende-vende"
Dmth te jesh i ndjeshem vetem ne ato raste dhe me ata persona qe e di qe nuk do te demtojne, kurse ne rastet e tjera duhet te jesh "stoik" dhe i "pandjeshem" biles ne disa raste duhet edhe pak cinizem.
Megjithate eshte e veshtire ta krijosh kete ekuiliber sepse fundja ndjenjat nuk jane brume qe mund t`u japesh cfare forme te duash.
Gjithsesi u uroj fat personave qe kane kete ndjeshmeri "te "tepruar"(sipas disave).
Derrase mangut???
*******************
Sabina po neve skemi si te te kuptojme.Megjithate une te them se te kuptoj aq mire ty sa ti vete se imagjinon.
Ti ske derrase mangut por je vajze e ndjeshme dmth me karakter me te bute se dikush tjeter kur sheh gjera qe sheh ti nuk i vjen per te qare.Kjo sdo te thote se eshte derrasa mangut por kjo do te thote se kemi me tipe e karaktere te ndryshme ketu.
Tani qe u shpjegove se ku e kishe hallin dukesh se je pak e merzitur nga ky tip qe ke dhe e quan derrase manget,qe ne gjuhen popullore do te thote hyn tek njerzit qe truri ste merr shume ere nga jeta ku ne rastin tone pra kemi te bejme me SABINEN nje vajze inteligjente dhe e zgjuar por pa eksperience te madhe ne jete.Pra ti ose njerezit e ndjeshem nuk mund te quheni shkurt budallenj sepse ashtu gabimisht je shprehur ti vete por jeni njerez me bote me shpirt te madh ku e doni me shume te miren e te tjereve sesa vetvetes dhe kjo eshte veti e lindur qe lidhet me psikologjine e filozine ne vazhdim me vone me biologjine.
Kolege me fal te te them por je shpreh gabim zemer.
Ky eshte mendimi im,ndoshta edhe ste pelqen por realitetin te kam thene.
Derrase mangut???
*******************
Sabine...me fal..por si duket nuk e di mire se c fare eshte te jesh e ndjeshme.
Une po flas per veten time...jam shume e ndjeshme..per gjithcka....cdo ngjarje me prek...cdo qe qe e bje e ndjej...njeriu pa ndjeshmeri nuk eshte njeri...per mendimin time..por eshte nje cope dru..s ka rendesi se si e ke ate ndjenje ne kuptim te mire apo te keq....
Ndjeshmeria luan nje rol shume te rendesishme ne personalitetin dhe karakterin e nje personi.
Me fal por kjo teme eshte total gabim......
Pershendetje nga Lozka.
shpesh edhe une ia kam bere si pyetje vetes kete 'punen' e ndjeshmerise...
Me vjen keq per veten per ndjeshmerin e tepruar qe kam, sepse une jam tip qe prekem shpejt, madje, per momentin nuk e jap veten, ose perpiqem te mos e jap, me pas ne vetmi shperthej ne lot ose ka raste ne rrebeshe kritikash apo mallkimesh ndaj vetes pe rndonje gje qe sme ka pelqyer reagimi im.....
ndersa persa i perket asaj" derrases mangut' nuk arrij ta kuptoj, apo ti jap nje pergjigje....
Ndjeshmeria eshte virtyt apo cilesi qe edukohet tek njeriu....direkt apo indirekt.
Po te shohim femijet e vegjel, 3-4 vjec, po tu flasesh ne ton jo normal, apo ti qortosh, ka femije qe shperthejn ne lot sepse preken.......
nuk ka dy persona qe te jene te njejte. kjo s'do te thote qe kane derrase mangut. se te ishte ashtu gjithe nejrezimi e ka nga nje ose shume . edhe vete e fus veten tek robt e ndjeshem, por kam krijuar ate mburojen do s'do me dhune
. keshtu qe pas tronditjeve, gjerat qe me prekin normalisht qe edhe jane seleksionuar, sepse ca me duken buke e djathe.
arrijne te me prekin gjerat qe i lejoj ta kalojne mburojen, ose njerezit qe jane te perfshire brenda asaj mburoje.
sabinko, ti je si shpirt mos krijo komplekse aty ku s'duhet
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
sabinko, ti je si shpirt mos krijo komplekse aty ku s'duhet![]()
Më duket se dhe analistja qeka shumë e ndjeshme...
Nuk besoj se kane derrase mangut vecse u pelqen fluturimi !Jetojne ne nji bote iluzionesh te shkeputur nga toka , flasin per yjet dhe galaktikat ma shume se astranomet (lol) dhe kur ulen me kembe ne toke , ndjejne shijen e zhgenjimit , urrejne cdo kend dhe viktimizojne vehten duke krijuar drama artificiale ne te cilet duket se gjejne vehten !
They cry about everything , dhe enderrojne per nji bote 'komuniste' (lol) ku everyone loves everyone...:p
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.