Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- DALLIMI: qytetar-fshatar?!!Pse?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9782)


Postuar nga katia datë 23 Tetor 2005 - 02:20:

Qe ne kohet e shoqerive pastorale dhe ndoshta me tej, dhe deri ne ditet ku vecohen qytet-shtet apo kryeqytete kontinentesh eshte ka qe ne dhe do te jete ky dallim.

Per mendimin tim te jesh fshatar eshte goxha esenciale...sepse i jep kuptim debil mijra "qytetareve" qe jane me shume se fashatar ne territore ku nuk behet jete fshati.

nuk po zgjatem. une dhe shume prej nesh mbase sjemi te zotet te arrijme ne perfundime te sakta se arsyet, ndryshimet, opininet dhe pozitat na bejne te jem kaotike.

une mendoj se pergjigja me e bukur eshte dhene ne romanin "Dehje nga metamorfoza" te S.Cvajg.
Tung


Postuar nga naimi datë 23 Tetor 2005 - 02:55:

o gjytetaret

pa fshataret nuk kan ardhmeri njesoje vlen edhe per fshataret nuk edi pse ja vlene ?


Postuar nga Demokrate4ever datë 23 Tetor 2005 - 03:22:

naim lere fare sepse nuk ja vlen te diskutosh ne kete teme, kur lexon gjera te tilla . Kur duhet dhe te karakterizosh njerezit nga veshja tani nese shofim ne rruge nje tiranase ose nje qytetare tjeter te veshur ekstravagande duhet te themi aman sa e kulturuar ,por c'fare rrote ku***. Kshu dhe per nje qytetare pa taka, fshatare. pra qytetarin e bejne takat. hahahaha me vjen per te qeshur perzotin.Lame nam si komb kur diskriminojne njeri-tjetrin. Te ka lezet shpirti te lexosh ne nje forum italian ose amerikan apo nje tjeter forum te huaj, ku tema te tilla nuk ekzistojne ,por gjera qe te kenaqin shpirtin dhe keto diferencime dhe diskriminime nuk jane mes tyre. Ne mblidhemi per pak shoqeri ,meqe dhe mundesit na jane krijuar tani sepse jemi komb i integruar.. Shendet diskutueseve. Une per vete nuk shkruaj me tek kjo teme. Ah dhe dicka jam me origjine fshatare dhe e kam per nder,pavaresisht se ku jam rritur .: )


Postuar nga agata datë 23 Tetor 2005 - 14:20:

Pershendetje te gjitheve.

Diskutimet jashte temes e ofendimet ndaj njeri-tjetrit u fshine..

Sy katra, jo te gjithe anetaret kane idete e tua ose te mijat.. secili ka idete e veta, jane ato te sakta apo jo, kjo nuk na jep te drejte ti ofendojme...
Ndaj te lutem, behu pak me tolerante ndaj mendimeve dhe opinioneve te anetareve..
Ju mund shume mire ti pergjisheshit Hirushes pa hyre ne ofendime, sikurse edhe Myzeqarit, pa na treguar ne publik se ke pelqen ai me shume e me pak (mua, dhe anetareve te tjere nuk na interesojne keto)..

Nuk e kuptoj pse ne SHQIPTARET e kemi kaq te veshtire te mos perdorim ofendimet e te tregojme tolerance kur idete e tjereve jane ndryshe nga tonat...!!!
Faleminderit per mirekuptimin...

ps : ju lutem permbajuni temes, behuni realiste...


Postuar nga Indrit datë 23 Tetor 2005 - 17:37:

Pershendetje!

Isra nje teme e qelluar, me te vertete kjo.
Eshte fakt i padiskutueshem qe dallimet qytetar/fshatar ne vendin tone jane me te theksuara ne vendin tone ne krahasim me vendet e tjera.
Nje qytetar e sheh fshatarin si nje njeri te pakultuaruar, te prapambetur, te pa emancipuar dhe qe ka lindur vetem te beje pune te rendomta.

Dikur edhe une mbaja mendimin qe te quhesh banor i qytetit duhet patjeter qe te pish nja 40 kazane me uje.. Flitet per sot e 8 vjet perpara ore.

Ndersa nje fshatar e sheh qytetari si nje njeri qe mburret me fatin e tij, nje njeri qe eshte i perkedheluari i qeverise, pa marre ne cfare sistemi jeton.

Dhe eshte fakt qe ne komunizem fshatari duhet ta shiste detyrimisht vicin e tij tek grumbullimi,qe ta hante qytetari dhe kete e bente me nje cmim qesharak.
Pra nje lope dikur per fshatarin ka qene e lejuar ndersa vici po te arrinte 9 muaj apome pak konsiderohej armik ne shtepi, dhe duhet ta dorezoje tek grumbullimi per ta ngrene qetetari.
Me kujtohet nje rast kur kam qene tek dajat dhe erdhi kontrolli i vicave, dhe nuk e harroj naten kur gjyshi ka there vicin naten brenda ne shtepi sepse nese e diktonin rrezikonte shume.As haptas se therje dot sepse te spiunonin fqnjet.
Nderkohe qe fshatari qe rriste vicin hante vetem tre here mish ne vit.
Nje here per festen e punetoreve me nje maj dmth. heren e dyte me 28-29 nentor dhe herene trete hante per vitin e ri.
Ndersa po te donte te blente ne qytet mishin qe dergoi vete nuk i lejohej, cdo gje shitej me mase te caktuar dhe per persona te caktuar.
Edhe ne ditet e sotme, fshati eshtwe shume pa eksperience, nuk gjen asnje inkurajim nga shteti shqiptar, po te llogarishesh punen dhe shpenzimet qe do fermeri apo blektori nuk ja vlen te mbjellesh as te korresh por me mire te bie ti blesh.
Pra nuk mendoj se nje qytetar eshte me i mire nga fshatari, as ne sjellje as ne kulture, e as ne zgjuarsi.
Sigurosht qe fshati eshte shume lane shume pasdore nga qeveria imagjino qe dhjete fshatera te kane nje gjimnaz, dhe nxenesi duhet te perballoje shiun e boren per cdo dite e te ece km te tera dhe kur vete tek shkolla nuk ben as mesim.

Po them edhe dicka te fundit, po ti jepen mundesi te barabarta qytetarit edhe fshatarit, fshatari eshte me i suksesshem, per vete faktin qe eshte mesuar me vuajtje.
ketu ku jam une, nxenesi me i mire, i universitetit per 2004 ka qene nje shqiptar, nga fshaterat e kukesit.

te klasifikosh sot ne 2005 akoma qytetar fshatar, eshte nje injorance apo me mire nje kufome qeni e ngordhur qe duhet te flaket diku tutje.
Keto gjera shikohen, ne shoqeri, miqesi, dashuri martese e shume me larg.
Nje shoku im fshatar u martuar me nje qytetare dhe sa here i shkonin prinderit e ketij djalit tek shtepia e nuses se ishin miqesi, ato thonin :"ja na erdhen fshataret".
Megjithate edhe zgjidhja erdhi,ky shoku i thote te vjerrit, nese do ta shohesh vajzen eja tek ne fshataret se nuk duam tju shqetesojme me, dhe ka sot e kater muaj qe nusja e tij nuk shkon tek prinderit.
Mendoj se duhet te ikin keto paragjykime mbarapanike, qytatari duhet ta kuptoje se te mburresh me meriten e te tjereve eshte e kote, ta imadhinoje veten sikur te ti kishte njelloj mundesite me te.
Dhe tek e fundit kjo mburrje eshte"trimerite e herkulit tarngalleqert e hekuranit" sepse kushet kane qene te tilla.
Sa per me te moralshem, besoj se nuk duhet ta etiketojume moralin ne njerin krah pasi keshtu dmth ti shohim gjerat bardhe e zi.


Postuar nga halfgang datë 23 Tetor 2005 - 17:51:

o SHQIPTAR kur do vini mend!!!! akoma me prapambetjet e HOXHES po vazhdoni ju???? kemi 15 vjet ne demokraci dhe ju shikoni akoma fshatar dhe qytetar..... kush te pyet sot nga je dhe se cfare ben...i lini keto mentalitete menjane dhe vazhdoni jeten se eshte e bukur....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 23 Tetor 2005 - 18:16:

Citim:
Po citoj ato që tha sabina
Pershendetje te gjitheve.

Diskutimet jashte temes e ofendimet ndaj njeri-tjetrit u fshine..

Sy katra, jo te gjithe anetaret kane idete e tua ose te mijat.. secili ka idete e veta, jane ato te sakta apo jo, kjo nuk na jep te drejte ti ofendojme...
Ju mund shume mire ti pergjisheshit Hirushes pa hyre ne ofendime, sikurse edhe Myzeqarit, pa na treguar ne publik se ke pelqen ai me shume e me pak (mua, dhe anetareve te tjere nuk na interesojne keto)..



O Sabina!
Nje Popull si Ne Shqiptaret, qe nxjerr ne shesh mangesite e kultures se vet
mangesite e formimit intelektual,
ca pret nga bota ky popull, pervec se neperkembjes??!!!
Ne s`duam njeri-tjerin -tregohet qarte ne kete teme
pale me Bota si duhet te na gjykoje si popull????!!!

ok, Une si Qytetare Nderi qe jam si Shqiptare ashtu dhe Amerikane
nuk di te dalloj akoma termin Qytetar dhe Fshatar(pervec se njeri jeton ne qytet,dhe tjetri ne fshat!)

Qytetrimi ka te beje me zhvillimin intelektual te individit, e kurre me vendrrethimin e tij!


Mire u lexofshim!


Postuar nga Isra datë 24 Tetor 2005 - 12:59:

pershendetje te gjithe ju qe keni shkruar ne kete teme!
falenderoj sabinen dhe Indritin per mirekuptimin!

Me duket e cuditshme qe shume prej jush e shohin kaq te cuditshme kete teme, nderkohe qe ne forum qarkullojne tema te shumta shume me pak te rendesishme, per te mos thene fare..
Sic e tha dhe Sabia, secili ka mendimin e vet dhe askush nuk eshte i detyruar apo i shtrenguar te shkruaje aty ku nuk i pelqen...

persa i perket temes, ndoshta me keni keqkuptuar, per faktin sepse une nuk e hapa kete teme per te diskriminuar 'fshataret' dhe as per te 'lartesuar' qytetaret.
Une jam e lindur dhe e rritur ne Tirane, por vete e kam origjinen nga fshati, kam kusherinj qe jetojne ne fshat te cilet i vizitoj me kenaqesi vazhdimisht dhe i admiroj per ate qe jane dhe bejne, sepse dallimi me ta eshte thjesht gjeografik dhe aspak me shume...E njoh mjaft mire fshatin shqiptar te kohes se enverit dhe atij te sotem, pasi muajt e veres shpesh i kam kaluar atje...
NJoh mire sakrificat e tyre per nje jete me te mire....
Persa i perket ekonomise duhet te jete relative per fshatra te ndryshme.


po citoj sykaltren:

Qytetrimi ka te beje me zhvillimin intelektual te individit, e kurre me vendrrethimin e tij!

Syri, pikerisht ketu dua te insistoj dhe une, se kuptoj acarimin tend per tema kaq problematike....
Mendimi mposhtet me arsye, idete nuk pushkatohen me pushke, keshtu ndodhe dhe me ty kur nxitohesh....

po citoj Indritin
te klasifikosh sot ne 2005 akoma qytetar fshatar, eshte nje injorance apo me mire nje kufome qeni e ngordhur qe duhet te flaket diku tutje.

Keshtu mendoj dhe une Indrit po ja qe ekziston akoma ky mentalitet...

po citoj katian

Qe ne kohet e shoqerive pastorale dhe ndoshta me tej, dhe deri ne ditet ku vecohen qytet-shtet apo kryeqytete kontinentesh eshte, ka qene dhe do te jete ky dallim

pra, dallimi eshte i paevitueshem, duam sduam ne, na pelqen apo jo, persa i perket Shqiperise, e cila eshte akoma ne vendnumero ne krahasim me standartet europiane, na duhet te jetojme me keto lloj etiketimesh, dhe per mendimin tim kjo eshte pasoje e mungeses se intelektit dhe pike...

"Sa me lart eshte njeriu nga shkalla e zhvillimit mendor e moral, aq me i lire eshte dhe aq me shume kenaqesi i jep jeta. - ka thene dikush,


Postuar nga ksenia datë 24 Tetor 2005 - 17:23:

Citim:
Po citoj ato që tha darma
Ksenia po kjo nuk do te thote qe t'ia ofrosh nje fshatari te gjitha te mirat e nje qytetari nuk mund te arrije ne te njejtin nivel....kur thua se fshatari po fshatar mbetet eshte ofendim i fatit.....eshte mungese kulture dhe intelekti ...c'do lloj ofendimi eshte i tille pastaj shikohen ne prespektiva te ndryshme....te jesh fshatar eshte kultur me vete dije mevete sepse ne si qytetare do ta kemi me te veshtire te intergrohemi me jeten e nje fshatari se sa ata ne jeten tone.......e kush nuk ambjentohet me te miren..

megjithese e kam pak te veshtire te kuptoj ate cfare ke shkruar sepse ose se ke vete te qarte dmth je OUT fare ose e shkruan shqipen me gabime.
Nuk e di nga e citove qe une kam ofenduar "fshataret" sic i quan ti.
Sigurisht te jesh fshatar eshte kulture me vete dhe ketu fillon perplasja me kulturen qytetare.
Sa per intelekt me duket se ti ke lekundje ketu e dashur. Here na del si partizane e klases fshatareske here del si shpirt prishur per mosnivelin e barabarte te ketyre dy shtresave. (qytetare&fshatare).


Postuar nga Cindi datë 24 Tetor 2005 - 17:48:

Eshte me se e vertete se nje koncept i tille eksiston edhe midis shqiptareve ketu ne Americe. Me ka rene rasti te jem midis te rinjve me prejardhje fshatare dhe Tiranse apo nga qytete te tjera te Shqiperise. Kam vene re se ata qe kane probleme komplekse ne koke jane vetem Tiransit, te cilet me botekuptimin qe kane te trasheguar nga familja bejne nje diferencim kaq te theksuar midis te rinjve, qofshin keta edhe njerez nga fisi i tyre. Keta lloj "tiransish" duken kaq bosh sa te vjen te qeshesh me filozofine e tyre. Ata harrojne se te gjithe ose me mire te themi se shumica e tyre u rrit ne U.S.A. dhe shume prej ketyre "fshatareve" u japin uje ne bisht te luges atyre "tiransve kokeboshe dhe truthare"
Dhe sa per dijeni une jam qytetar tiranas, mos pandehni se jam fshatar meqenese po mbaj anen e fshatareve. As qe nuk me hyn ne xhep origjina. Ketu po bejme shok kinezin dhe vietnamezin, dhe akoma ka shume tiranse qe diskutojne origjinen e shqiptarit. Eshte nje metode per te ngritur vleren e te pavlerit ne Americe dhe kudo, si puna e grekerve qe mburren me antikitetin.
Rendesi ka nga erdhe dhe cfare je tani, cfare ke arritur me punen dhe djersen tende.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.